Më është enjtur njëra qepallë...

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Kam një problem me qepallat, që më enjten shumë dhe njëri kapak i syrit nga tjetri nuk është njësoj, gjë që duket edhe me sy të lirë. Njëri është më i enjtur dhe tjetri më i rregullt. Përse ndodh enjtja e kapakëve dhe a mund të bëhet ndërhyrje kirurgjikale që t’i kemi njësoj? Jam 22 vjeçe.

Dr. Rezarta Shkurti, okuliste: - E dashur letërshkruese! M ë shqetëson fakti që ju jeni kaq e re, vetëm 22 vjeçe dhe keni probleme me kapakët e syve. Përveç faktit që është problem estetik, mosbarazia midis kapakëve është edhe problem mjekësor. Fillimisht një herë duhet të ndajmë origjinën e enjtjes së kapakut. Mund të jetë me origjinë infeksioze, inflamatore ose mund të jetë e përjashtuar kjo origjinë. Në pjesën më të madhe të rasteve, origjina inflamatore e sëmundjeve të kapakut shkakton enjtje të tij dhe asimetri me kapakun tjetër. Kjo situatë njihet si Conjuctivit Palpebrae Superior dhe trajtohet me skema të ndryshme terapie, të cilat në përgjithësi kanë në bazë të tyre një antibiotik të kombinuar me kortikostenad topikal në trajtë pomade për aplikim brenda në sy 2 x 1 në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje.

- Ka raste që shoqërohen edhe me antibiotik sistematik tabletë orale nga goja. Version tjetër mund të jetë një infeksion i gjëndrës së lotit që vendoset nën qepallën e sipërme, që quhet Dacryadenit dhe që trajtohet përsëri si skema e mësipërme (antibiotikoterapi sistemike plus lokale). Ka dhe raste kur situata kërkon ndërhyrje kirurgjikale dhe e zgjidhin kirurgët e kirurgjisë plastikë okulare. Faleminderit për letrën!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.