Përgjigje yetjeër seksin…

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA - Dr. Evi Dani, seksolog-androlog

- Jam lidhur me një djalë prej disa muajsh dhe vetëm pse e kritikova për mënyrën se si bënte seks me mua, është ftohur shumë. Kur i them që më ka marrë malli, më thotë: “Gjej ndonjë më të mirë se unë”. Thua nuk më dëshiron më? Si ka mundësi?

- Duhet të dish që meshkujve nuk u pëlqen t’i kritikosh, aq më tepër për marrëdhëniet seksuale. Në njëfarë mënyre e ke prekur në sedër, në burrëri dhe asnjë mashkulli nuk do t’i pëlqente kjo. Pastaj, varet edhe se si e ke kritikuar, ndoshta ia ke thënë në mënyrë të ashpër, ndoshta e ke krahasur me ndonjë ish tëndin. Sigurisht që kjo gjë e ka tronditur atë dhe është ftohur sepse ka frikë se mund të dështojë përsëri në sytë e tu. Kjo gjë ndikon drejt për së drejti në gjendjen psikologjike të një mashkulli. Ti bën mirë që shprehesh hapur, por duhet të dish të shprehesh. Edhe kur nuk të pëlqen ndonjë gjë, duhet të gjesh mënyrën si t’ia thuash, në formë shakaje, me ton të ulët, me dashuri etj. Jepi kohë dhe, nëse ai ndien vërtet për ty, do të vijë. Por, gjithnjë foli me dashuri dhe takt.

- I dashuri im e ka penisin të vogël, mendoj se është vetëm 9 cm. Unë jam e virgjër. A do të ndikojë kjo gjë në cilësinë e marrëdhënies tonë apo në zhvirgjërim?

- Cilësia e marrëdhënies seksuale nuk varet nga madhësia e penisit, sado që ju femrat, por edhe meshkujt janë të fiksuar pas kësaj të fundit. Nëse ai është potent, di të bëjë dashuri dhe juve ju pëlqen, sigurisht që nuk ka lidhje madhësia. Në zhvirgjërim nuk ndikon aspak madhësia e penisit. Nëse ju e doni njëri-tjetrin, do të gjeni gjuhën e përbashkët dhe nuk do të shkoni as madhësinë e penisit e të tjera detaje. Rëndësi ka të jeni të shëndetshëm dhe të kryeni marrëdhënie seksuale në mënyrë të shëndetshme.

- Kam rënë në hall me të dashurën time sepse nuk më tregon çfarë i pëlqen në seks. Më pëlqen shumë, por kjo gjë po ma vështirëson marrëdhënien me të. I them të flasë lirshëm, por më thotë: “Pse nuk të pëlqej unë? Çfarë halli ke?”.

- Me siguri, e dashura juaj nuk ka eksperiencë dhe është normale që ajo të reagojë ashtu. I duhet pak kohë që të arrijë të flasë lirshëm me ju. Jepini pak kohë dhe merreni ju situatën në dorë, shprehuni lirshëm me të, folini edhe në gjuhën erotike dhe bëjani të ditur që kjo lloj bisede ju pëlqen. Gjatë kohës që bëni dashuri, thuajini t’jua marrë dorën dhe të eksplorojë trupin e saj, aty ku asaj i pëlqen. Kjo është gjuha e trupit dhe kështu, pak nga pak, ajo do të fillojë të flasë e të ndihet më e lirshme me ju. qishëm, ai trembet sepse nuk njeh bazën shkencore të këtyre reagimeve. Një njeriu ankthioz ose me atake paniku, për shembull, nuk i bie kurrë të fikët për faktin se zemra e tij i shton me urgjencë rrahjet, pra, bën të kundërtën e asaj që kërkon të rënit të fikët, pavarësisht se sa atij i errësohen sytë apo i merren mendtë për shkak të humbjes së ekuilibrave. Po ashtu, edhe frika nga çmenduria, tregon për qën- drueshmëri të fortë mendore, frika nga mbytja s’ka lidhje me realitetin. Frika se mos humb kontrollin, po ashtu, si edhe ajo se “mos ma dallojnë të tjerët gjendjen time”. Po ec e mbushua mendjen këtyre se s’janë të sëmurë e se ankthi është mbrojtës e që s’ka lidhje me sëmundjet. Këtë punë e bën mrekullisht psikoterapia e cila në fakt do edhe përvojë të shumtë e mjeshtëri të madhe.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.