1000 LEKE Kontaktoni në: 042233164 ose 068 64 77 368

Intervista - - POSTA -

E dashur Nënë!

Po t’i shkruaj këta rreshta për të thënë se për çdo sakrificë të vazhdueshme, të madhe apo të vogël, për çdo ditë e natë, që më ke mbajtur në barkun tënd, për çdo natë pagjumësie, që ke kaluar pranë djepit tim, për çdo pikë qumështi që kam marrë nga trupi yt, për çdo çast të bukur kur ke luajtur me mua, për çdo ninullë që më ke kënduar, për çdo hap që ke hedhur për mua, për çdo ndihmë tënden për suksesin tim në shkollë, për çdo lot që ke derdhur për mua, për çdo lutje, urim dhe bekim që më ke dhënë, për çdo ledhatim, e shtrëngim që më ka ngrohur shpirtin, për çdo çast kur kam vënë koken në prehrin tënd, dhe për listen e pafund të gjërave që është e pamundur ti përmend këtu, të gjërave që i di dhe nuk i di, të falenderoj ty dhe Zotin që je Nëna ime. Xhesi.

Mes nesh...

Unë e di që e gjithë kjo që po të them ka për të mbetur vetëm këtu. Ti s’ke për ta ditur asnjëherë… Si shumë gjera të tjera që nuk di… Sa kohe ka kaluar qe nuk te kam pare dhe mua me duket se çdo nate je me mua? Sa kohë ka qe nuk e kam ndjere frymen tende dhe me duket se ne çdo frymemarrje e ndiej se je aty? Sa kohe ka kaluar që s’të kam degjuar tek flet dhe zerin tend e kam akoma ne vesh? Sa kohe ka kaluar? Sa? Aq shume sa per të të harruar ishte e mjaftueshme!!! Por çuditerisht koha spo më bën gjë! Nganjëherë me duket se jam une ajo qe nuk dua të të harroj dhe e imponoj unë kohen! Bej nje hap mbrapa, nje hap para dhe… Perseri ne vend! Jam kaq e pavendosur dhe kaq konfuze… Kam frike te ec! Kam frike tani edhe nga hapat e mi! E mbaj mend si sot heren e fundit qe kemi folur ne telefon! Mundohesha të mos e kuptoja zerin tim qe dridhej dhe mundohesha te shtrengoja fort jastekun… Dhe heren e fundit që të pashë kur u largova prej teje u mundova aq shume qe te qendroja me kembe, edhe pse gjunjet po me tradhtonin! I futa duart ne xhep per te mos kuptuar qe dridheshin! Dhe kur te pashe ne rruge dhe s’te fola… Ula syte ngadale dhe u mundova të fshihja lotët… Ishte më mirë keshtu? Mbase po… Mbase jo… Nuk jam më e sigurt për asgjë! Roza.

Di vetëm që të dua, di vetem qe çdo moment do doja t’i bija telefonit tënd dhe t’i thosha te gjitha… Me duket se do mbytem me te gjitha keto qe kam brenda meje… dhe në fund te fundit… e di qe s’ia vlen më… Përsëri kthehem mbrapa, tani duhet te ecim veç! Edhe pse në çdo moment me kujtohesh ti, edhe pse në çdo këngë te gjej ty, edhe pse ne çdo rruge them: Ishim edhe atje! Ishim dhe ketu! Edhe pse u largova prej teje, të dua. Vërtet janë kaq të nderlikuara gjerat apo i nderlikoj unë? Ajo.

Ende të dua...

I dashur! Thuhet që për t‘ u dashuruar na duhet kohe dhe më shumë kohë na duhet për të gjetur personin që bën për ne, ta njohësh mirë, derisa të kuptosh që është shpir-

ti yne binjak… Por te siguroj që kur te gjesh personin e duhur ky proces nuk ka me kuptim, sepse te godet si nje rrufe atëherë kur nuk e pret, në një mënyrë të pabesueshme dhe të bën të kuptosh se nuk ka person tjetër si ai… Jam shumë e bindur se ka qenë fati dhe fatit nuk i rebelohemi! Për mua ndodhi kështu…? Më mjaftoi një kohe dhe u çmenda pas teje… Sa me shumë kalon koha, aq më shumë rritet dashuria ime për ty dhe e mendoj gjithmonë qe je pjesa më e bukur e momenteve te mia te trishta, je dhe do të jesh gjithmonë dielli qe sjell lumturi brenda meje… Ti mendove që nuk na mjaftoi koha per te qendruar bashke, por… i dashur, ka ndodhur e kunderta, aq me shume qe te mendoj aq me teper me rritet dëshira te jem me ty. Une e di qe është nje sukses per momentin, por jam perfundimisht e bindur që kam gjetur njeriun e duhur dhe te betohem se do të luftoj kunder botes së tërë në qoftë se eshte e nevojshme per te qene prane teje, do kaloja jeten time me ty sepse… Të dua çmendurisht… sepse je çuni me fantastik në bote, me të vërtetë! Mbase mund të kesh ndonje te mete, por kur t’i bashkojme te gjitha këto vogelsira qe na mungojne, te bejne ty mashkullin me special te Universit! Ke dy sy te bukur qe kur me shikon dhe njekohesisht me puth une, humbas ne to… Ndaloj se menduari, ëndërroj sikur jam ne Parajse… pastaj rikthehem dhe shoh që je aty prane meje, që je real, dhe qe nuk jam duke e enderruar te gjithe kete, dhe te mos isha krenare do qaja, vetëm nga Lumturia…!! Ke nje fizik të mrekullueshem dhe një fytyre shume shume te embel! Dua te te puth gjithe diten vetem per kete!! Unë jam femra me me fat ne Univers qe te kam ty…vetem kur me perqafon më duket sikur po fluturoj. Mendo kur më puthje dhe më terhiqje pas vetes dhe akoma nuk e besoj që ti me do. Mbase te meritoj por akoma nuk e besoj… Më bën të ndjehem e rendesishme, dhe une do jepja cdo gje qe të bëja te me ndjej cdo second, cdo minute te jetes tende personin më të rendesishem dhe me speciale ne faqen e dheut… Të dua zemra ime. Lalit.

Me në fund serish kam paqe, ngrej doren dhe te cek faqet nderkohe ti ul koken dhe mbyll sytë. Duart e mia janë të ashpra mbi lëkuren tënde të bute, e per nje çast pyes veten nëse do te kthehesh mbrapsh (pendohesh), por e di qe s’do jete keshtu... Nuk e kam bërë kurre, e ne momente si keto qe kuptoj drejtimin e jetes sime. Unë jam ketu, per te dashuruar, per te shtrenguar ne krahet e mi, per të të mbrojtur.. Jam ketu per te mesuar nga ty, e të marr ne kembim dashurine tende... Jam ketu, sepse nuk ka asnje vend tjeter ku dua te jem!

Te te them qe te dua me duket pak, dikush duhet te shpik fjale te reja per te percaktuar ndjenjat e mia te lidhu- ra me ty, qe me bejne te kem nevoje per ty çdo sekond. Te them që te dua por ti tani e di, ndoshta ngaqe e them shpesh kjo fjale mund te zbehet por, çdo here qe ta them eshte sepse dashuria ime per ty rritet. Dua që ta dish, nuk te dua në të shkuaren, nuk te dua në të tashmen, as ne ardhmen, është nje dashuri pa kohë, gjithashtu nuk ka distanca, eshte thjeshte nje dashuri e paster, e mbushur me iluzione, me premtime qe nuk duan të permbushen sepse u permbushen te gjitha ne momentin që të takova. Te dua, si dy fjale qe formojne nje buzeqeshje në buzet e tua. Te te duash ty ne realitet është nje çmim, nuk e di ne te meritoj por une luftoj qe te te meritoj, eshte nje çmim, nje dhurate qe çdo person do kishte fat po ta harronte por qe e kam vetem unë... D.

Largimi yt...

Largimi yt i hershëm shkaktoi plagë të mëdha në zemrën time, nuk ka ilaç që do të m’i shërojë këto plagë. Edhe pse disa thone se koha shëron çdo plagë, unë nuk besoj. Sa me teper kalon koha, aq me teper e ndiej mungesën tende. Me shpirt te venitur, me zemer te thyer dhe kthes te pakthyer, me lot ne sy deri sa te jetoj nuk do te harroj. Kush e di sa dite pa diell, pa lule, pa gezim do te kalojne, kurse në zemren time vetëm lot, vuajtje dhe mall per fjalet dhe buzeqeshjen tende te embel. M.

Dhembja nuk ka fund kurse lotet nuk kanë fuqi të shprehin pikellimin per ty. Gjithmonë do te mbetesh ne zemren time me shpirt te venitur, zemer te thyer, me shpres te pa shpres, si dje, si sot, si neser unë e perlotur të pres të kthehesh, të ma kthesh besimin ne dashuri, te ma kthesh lumturin dhe gjith ate qe pata kur ishim sëbashku. Mungesa jote ne cdo vend po ndihet. Ditet pa ty vetem une e di se si i kaloj. Malli, dhembja.. per ty kurre nuk do te shuhen. Do të dua edhe me shume sesa te kam dashur, edhe më shumë sesa e dua veten, por kur te bindesh atehere ndoshta do te jete shume vone. Une do te jem ne shpirt vetem e jotja e ti vendos vetë per lumturin qe mund ta kemi sëbashku... L.

Disa mendojnë se dashurinë mund ta blejnë edhe me para! Disa mjaftohen me emrin e mirë. Disa të tjerë mendojnë se nuk u duhet dashuria, nëse shkojnë pas parave! E shesin njerëzillëkun në shkëmbim të një iluzioni të përkohshëm! Të gjithë këta të shikojnë me sy të ftohtë akull. Në sytë e tyre sheh vdekjen e dashurisë! Ki mëshirë për ta, o Zot! Ki mëshirë sepse, kur i shoh rrugëve të qytetit tim, të falënderoj. Ty ngaqë unë ende jam në gjendje të derdh lot për dashurinë! * #ýBeni, .

E filloj duke shprehur dashurine qe ndjej per Ty, e di se s’do mjaftoje koha per t’a lexuar deri ne fund. Më thua se më kupton, por përsëri ndjej nje zbrazetire te sepakuptuares, sepse as une nuk di se cfare fjale te perdor, me cfare shkronja te shkruaj, cfare vargje te thuaj, nuk gjej dot që ta shuaj gjith kete ndjenje te nje dashurie te perkryer, fjala “te dua” sot ka humbur vleren, sepse thuhet pa mos e ndjere, thuhet per t’ia dhene tjetrit ndjenjen se e don, por zemra e thot te kunderten. Unë sonte s’do e përdor këtë fjalë, sepse kjo fjalë ka vrare shume zemra, shume i ka lene te thyera dhe do mundohem qe sonte te gjej menyra të tjera qe te te jap ndjenjen se nuk te do askush tjeter perpos meje, qe nuk i nevojitesh askujt perpos meje! Më ke munguar shume kohët e fundit, mengjeset kane aguar pa buzeqeshjen tende, pa ndricimin e syve te Tua. Më mungon shume edhe ne keto ore te vona. Pa ty koha nuk kalon, cdo minut percjell me kujdes e numroj minutat qe na kane mbetur per te aguar nje mengjes serisht prane teje, dhe e ndjej se nuk ka mbetur me shume, shkoi e shumta e pakta mbeti, e unë tash shkoj të fle me shpejt qe te kaloje me shpejte kjo kohe, eshte kjo koha e pritjes.

Dua të iki...

Të betohem që dua të iki larg, të bërtas me sa fuqi kam… Askush në botë s’ka ide çfare zjarri, furtune dhe vullkani mban shpirti im. Asgje s’kuptoj. Po si është e mundur qe te duash nje person me shume se veten, t’ia thuash, t’ia demonstrosh dhe ky person të ikë e te zhduket sikur dheu e përpiu. Pse? Pse Zoti e çoi ne jeten time kur e dinte se do me braktiste? Pse lejoi ndjenjat e mia te mbushen me dashuri kur e dinte se dashurinë time ai s’do ta donte? Pse të humbas buzeqeshjen time per dike qe qesh edhe pa mua? Çfare mekati kam bërë qe s’e di dhe po e paguaj? Pse mua, kur nuk dua te keqen e askujt? Pse dashurova? Pse dashuria te shkatërron shpirtin dhe të tjerët qeshin thonë: “avash moj se ka halle me te medha”. Po, une e di se ka dhimbje e halle kjo bote, ky njerëzim, por besomëni, dashuria te ben te jetosh e vdekur ne shpirt.. Të zhduk forcen, te verbon dhe s’te lejon te shikosh të mirat qe jeta dhe Zoti te dhanë. Dashuria është helm qe te mbyt çdo dite te jetes nga pak... Unë s’po mundem më, s’kam as lot te qaj, s’kam fuqi te jetoj... E pse? Sepse dashuroj nje djalë që iku, me la vetëm. Më mori shpirtin dhe iku. E unë e dua çdo ditë e më shumë… * #ýtrendafili, * #ýeger,

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.