Investoni duke u bazuar te shenja juaj e horoskopit

Intervista - - HOROSKOPI -

Dashi, 21 mars- 19 prill Mërkuri dhe Afërdita në shenjën e Luanit janë pozitivë për dashuritë e Dashit. Ata ju ndihmojnë të jeni më joshës dhe të dini të thoni fjalët e duhura për të tërhequr vëmendjen e atyre që ju pëlqejnë. Nëse jeni beqarë, kjo do të jetë një periudhë e mirë për të bërë takime, bile do të keni mundësi zgjedhjeje mes disa partnerëve potencialë, disa më të bukur e disa, më inteligjentë. Ju takon juve të zgjidhni të duhurin. Nëse jeni në çift, do të jeni shumë të kthjellët, por edhe shumë të dashuruar. Demi, 20 prill- 20 maj

Do të keni disa dyshime mbi dëshirat tuaja të thella në dashuri. Jeni në një periudhë kur i bëni pyetje vetes se çfarë ju pëlqen dhe çfarë ju acaron te partneri/ ja. Mbajini mendimet tuaja për vete. Nëse nuk janë gjëra me rëndësi, nuk ia vlen të grindeni për to; më mirë këshillohuni me një shok/ qe të ngushtë. Në punë do të keni rezultate të mira, nëse nuk keni vajtur ende me pushime. Nëse jeni me pushime, do ta keni të vështirë të shkëputeni nga mendimet për punën. Binjakët, 21 maj- 21 qershor

Keni dëshirë të komunikoni me të tjerët, të shkëmbeni ide, të kërkoni frymëzimin në internet, etj. Një miqësi e re do të krijohet dhe ju do të ndiheni shumë të kënaqur prej saj. Ju keni dëshirë të niseni diku në fundjavë që të çlodheni nga punët e shumta që keni pasur kohët e fundit. Në dashuri kërkoni kthjelltësi dhe të keni nën kontroll ndjenjat tuaja. Lidhja në çift do të jetë e thellë; ju do t’i thoni gjithçka njëri- tjetrit. Gaforrja, 22 qershor- 22 korrik Do të jeni pak a shumë të përqendruar te paratë dhe do të ndiheni të kënaqur nga vetja që keni arritur një lloj ekuilibri në këtë drejtim. Dashuritë tuaja do të fuqizohen nga Marsi në shenjën e Akrepit dhe, megjithëse lidhja juaj nuk është e re, pasioni juaj do të jetë në maksimum. Nëse është një lidhje e re, ajo do të jetë më e fuqishme se zakonisht. Ndërkohë, do të ndiheni paksa të lodhur dhe po prisni me padurim të shkoni me pushime, të cilat sivjet i keni merituar më shumë se vitet e tjera. Luani, 23 korrik- 22 gusht

Mërkuri dhe Afërdita në shenjë janë të mirë për moralin tuaj. Gjithashtu, ata do t’ju ndihmojnë të ndiheni simpatikë dhe në formë, të gatshëm për të joshur të gjithë ata që ju pëlqejnë. Mos kujtoni se nuk ka njerëz që ju vrojtojnë nga larg e ju pëlqejnë dhe mos u çudisni për suksesin tuaj, i cili është i merituar. Për momentin e keni mendjen te pushimet, daljet me shoqërinë dhe jo te puna. Nëse keni fëmijë, lidhja me ta mund të jetë e vështirë, por ju do të dini të qetësoni tensionet e krijuara. Virgjëresha, 23 gusht- 22 shtator Do të ndiheni paksa të zhgënjyer në planin sentimental, sepse do t’ju duket se partneri/ ja nuk kujdeset aq sa duhet për ju, ose se ai/ ajo kalon shumë kohë me familjen, ose shoqërinë, për shembull. Nëse jeni beqarë, do t’ju joshë dikush, por për fat të keq, ai/ ajo nuk është i/ e lirë. Ose do të shkoni në një takim dhe personi tjetër nuk do të dalë ashtu siç e kishit menduar. Për fat të mirë, Jupiteri do t’ju ndihmojë t’i kaloni këto vështirësi me krenari. Nuk do t’i tregoni nga jashtë ndjenjat tuaja, por do të tregoheni të qeshur me shoqërinë. Peshorja, 23 shtator- 22 tetor

Ju do të bëni një bilanc të parave tuaja, me qëllim që të dini se sa duhet të shpenzoni gjatë pushimeve, nëse mund ta lëshoni pak dorën, ose të bëni kujdes. Ju keni në mendje një projekt krijues, të shkruani ose të bëni një blog, ose të gjeni një formë të re të të shprehurit. Gjithçka është akoma në mendjen tuaj, asgjë nuk është hedhur ende në letra. Përgatituni paraprakisht që në vjeshtë të vini në jetë projektin tuaj. Në dashuri, disa të vërteta të thëna hapur, do ta ndihmojnë lidhjen të ecë përpara. Akrepi, 23 tetor- 22 nëntor Marsi dhe Neptuni janë në shenjë dhe ju do të filloni të mësoheni me praninë e tyre. Ju do t’i kontrolloni më shumë impulset tuaja, në mënyrë që të veproni, në vend që të shpërtheni. Kështu, mund të dilni të shëtisni, ose të vini rregull në gjërat tuaja, në vend që të zemëroheni me partnerin/ en. Nëse jeni beqarë, do të bëni një takim të veçantë, me dikë që do t’ju pëlqejë nga ana e jashtme, por që nuk përputhet me idetë dhe parimet tuaja. Kujdes, gjithsesi, mos bini në dashuri me të... Dëgjoni miqtë që ju njohin mirë; ata do t’jua hapin sytë duke ju thënë të vërtetën. Shigjetari, 23 nëntor- 21 dhjetor

Saturni do t’ju bëjë me ndryshime humori të vazhdueshme. Shpresat dhe dyshimet do të kombinohen me njëra- tjetrën dhe kjo do t’ju lodhë. Keni nevojë të flini më shumë, ndaj plotësojani këtë nevojë trupit. Flisni me miqtë sepse kjo do t’ju ngrejë moralin e do t’ju bëjë të relativizoni gjërat, në mënyrë që të mos i shihni më aq të zeza. Ju mund t’i ndani shqetësimet tuaja edhe me partnerin/ en, nuk jeni të detyruar të tregoheni gjithmonë të fortë në sytë e tij/ saj. Bricjapi, 22 dhjetor- 19 janar

Ju ndiheni mirë në vetvete, por kjo nuk ju pengon të keni dyshime në planin sentimental. Keni dëshirë të përparoni në një etapë tjetër në lidhje. Bëjini pyetje partnerit/ es, por mos e ktheni këtë në një

Mbase e keni dëgjuar shpesh këtë këshillë: Në vend që të shpërdoroni paratë në tonelata me rroba dhe aksesorë nga dyqane me prodhime në seri, blini diçka të shtrenjtë dhe cilësore që do t’i rezistojë kohës. Stili i vërtetë nuk njeh ndryshim mode. Ndërkohë që mund t’ju pëlqejë ideja të keni diçka të shtrenjtë në dollap, mund të jetë e vështirë të vendosni se çfarë duhet të blini. Në këtë rast, do t’ju ndihmojë këshilla jonë, që bazohet te shenja juaj e horoskopit. (Vijon nga numri i kaluar) Peshorja Peshoret mund të jenë paksa të pavendosura, por në përgjithësi kanë qëllime të mira dhe, siç e tregon edhe shenja e tyre, u pëlqen ekuilibri dhe harmonia. Një palë vëthë me diamantë shkojnë me gjithçka dhe janë investimi më i mirë që mund të bëni. Akrepi Nëse do të duhej t’ju përshkruanim me pak fjalë, ja, cilat do të ishin ato: Jeni dinamikë, doni të keni gjithçka nën kontroll e përpiqeni për të arritur suksesin. Ja pse një xhaketë sportive cilësore do të përshtatej shkëlqyeshëm me stilin tuaj të jetesës, do të kombinohej lehtë me gjithçka dhe është veshja e duhur për në zyrë. Shigjetari Disa fjalë pse një fustan i zi, klasik është zgjedhja e duhur për një Shigjetar: Ju shpesh kujdeseni për imazhin tuaj të përgjithshëm, pra, mendojini pak të gjitha vendet ku mund ta vishni. Me këtë fustan do të jeni gjithmonë gati për të shkuar nëpër mbrëmjet ku ju kanë ftuar. Vetëm rinovojeni lukun tuaj me aksesorë të rinj! Bricjapi Ju jeni praktikë e të kujdesshëm dhe nuk do t’i shpërdoronit kurrë paratë e fituara me aq mund e djersë në diçka për të cilën nuk keni vërtet nevojë. Për këtë arsye ( dhe meqë dielli i verës djeg shumë) bëjini dhuratë vetes një palë syze dielli cilësore që bllokojnë këto rreze. E dimë se vështirë do t’i humbisni, pasi jeni të kujdesshëm për gjërat tuaja. Ujori Ju, Ujorëve, ju pëlqen të keni shumë shoqëri dhe të dilni bashkë me ta nëpër pabe dhe restorante. Një portofol lëkure që zgjat me vite dhe që mund ta mbash lehtë edhe në udhëtim është investimi më i mirë, për të cilin ia vlen të shpenzosh. Peshqit Peshqit janë njerëz spontanë që mund t’i marrësh në telefon kur keni qejf për aventura, ama nuk mund të nisesh për aventura duke mbajtur taka. Për këtë arsye, është mirë të keni një palë këpucë të sheshta dhe kështu të jeni gati për gjithçka, duke u ndier bukur dhe rehat. marrje në pyetje, ose në akuza, sepse është normale që të mos i pëlqejë. Përfitoni nga momentet e tanishme pa i ndërlikuar shumë gjërat. Në punë do të jepni si gjithmonë maksimumin, duke ia dalë të mbaroni edhe projektet që kishin ngelur përgjysmë. Ujori, 20 janar- 19 shkurt

Ju do t’i bëni shumë pyetje vetes në lidhje me një projekt të rëndësishëm dhe gjithmonë do të hezitoni që ta filloni. Merreni shtruar. Neptuni ngjall te ju ndjenjën e konfuzionit përsa u përket parave dhe, nëse nuk jeni 100% të sigurt, më mirë prisni; nuk ia vlen të bëni ndonjë gabim. Në çift, situata është shumë e mirë, ju merreni vesh mirë me njëri-tjetrin dhe vera do të jetë e nxehtë ( në sensin e pasionit). Në fushën profesionale, mund t’ju bëjnë një propozim interesant, që do t’ju pëlqejë. Peshqit, 20 shkurt- 20 mars

Neptuni jua sjell mendtë vërdallë dhe ju nuk po dini më se çfarë doni në fushën profesionale, sentimentale, etj. Flisni me njerëzit që ju rrethojnë, shokët/qet që i kanë këmbët në tokë më shumë se ju dhe që ju bëjnë më të ekuilibruar. Ata që janë gjithmonë në krizë, duhet t’i evitoni për momentin. Ndërkohë, do të jetë një periudhë shumë krijuese për ju. Vëreni në punë këtë, për të bërë projekte të reja.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.