Gold Ag: Shyqyr që këngëtarët s’e kanë fuqinë sa inatin

Intervista - - AKTUALITET -

Leonora Jakupi, Greta dhe Eni Koçi apo Anxhela Peristeri janë vetëm disa nga emrat me të cilët Gold Ag ka bashkëpunime të suksesshme. Edhe pse i pëlqyer në masë, me një “ushtri” me fansa pas vetes, Ariani ka mbetur i njëjtë, djali i thjeshtë dhe me zemër të madhe, ndërsa ai vetë konstaton se edhe është urtuar shumë kohët e fundit. Kjo është vetëm një nga të rejat rreth Gold Agut. Të tjerat, i mësoni më poshtë…

- Gold, dimë që pjesën më të madhe të teksteve ti i shkruan në avion. Po kësaj interviste, nga ku po i përgjigjesh?

- Nga krevati. (Qesh) Sa u shtriva për të fjetur.

- Pas këngës “N’deti”, ka ndryshuar sjellja e dikurshme e shqiptarëve të Shqipërisë, ndaj atyre të Kosovës?

- Gjithmonë ndihem mirë me secilin shqiptar po ajo që më bën shpesh për të qeshur është moskuptimi me dialekte.

- Ti ke edhe një shtëpi në Durrës. Sa shpesh e gjen veten atje?

- Pothuajse çdo javë, por nganjëherë ndodh edhe një herë në muaj. Pa Shqipërinë, nuk ndihem rehat.

- Pse kënga nuk erdhi në bashkëpunim me Bes Kallakun siç mësuam se ishte menduar në fillim?

- Do të vijë një këngë tjetër me Besin. Besi është shumë i talentuar dhe e kam shumë shok e koleg të mirë.

- Ke për të na treguar ndonjë situatë të ngjashme me ato që përmend në klip?

- Ka shumë dhe të gjitha janë të këndshme.

- Çfarë do t’u thoje shqiptarëve të Shqipërisë që i kanë përdorur këto praktika me kosovarët? - I dua me zemër. - Deti apo mali është i preferuari yt?

- Të dyja, por meqë deti na mungon në Kosovë, atëherë për të kemi më shumë mall.

- Çfarë nuk të pëlqen te femrat e Shqipërisë që je shprehur se nuk do ta marrësh nusen nga këtu?

- E kam thënë se po ta merrja nga Shqipëria, do t’më mungonte kur të vinte mysafire te prindërit e vet. (Qesh)

- Çfarë të thotë mamaja lidhur me çështjen e femrës? Si e do ajo nusen në shtëpi?

- Çdo femër e respektoj dhe kjo për dashninë që kam për nënën, se e di se edhe ajo nesër do të jetë nënë e dikujt.

- Çfarë thotë mamaja për suksesin dhe rrugën tënde në muzikë?

- Për sukseset e mia, së pari falënderoj Zotin dhe më pas vjen nëna ime, e cila nuk më ndali dhe nuk më pengoi në hapat që hodha.

- Nga të gjitha bashkëpunimet e bëra së fundi, më shumë klikime numëron ai me Gretën, “Ma s’miri”. Do të thotë kjo që ky është edhe më i miri?

- Me rëndësi është që është pëlqyer dhe po pëlqehet akoma.

- Duke qenë kaq i suk- sesshëm, do të përsëritet bashkëpunimi mes jush? - Ndoshta, nuk i dihet. - Do t’ua sugjeroje edhe kolegëve këngëtarë të bëjnë sa më shumë bashkëpunime?

- Do t’u sugjeroja më shumë të bëjnë këngë sa më shqip, se jemi bo pak si tepër amerikanë në këngë, ndërkohë që publikun e kemi shqiptar.

- Është e vërtetë që reperat recitojnë më shumë sesa këndojnë?

- Reper i mirë është vështirë që të jesh e repera amatorë kemi mjaft.

- Kujt i adresohet kënga “Pa hile”?

- Bukëpërmbysurve.

- Do të bëje një bashkëpunim me Noizyn? - E kemi pas një. - Ekziston më shumë xhelozi mes reperave apo këngëtarëve të muzikës së lehtë?

- Shyqyr që s’kanë fuqi këngëtarët sa e kanë inatin se as këngë s’na kishin lënë me bo, lëre më koncerte. Po, faleminderit Zotit që ai na ka caktu rriskun e inatçorët le të fotografohen.

- Kaq shumë këngë në një kohë kaq të shkurtër… Nga buron gjithë ky kreativitet?

- Edhe më shumë do të kisha sjellë, po të kisha kohë. Kreativiteti vjen nga fakti që unë rri me shumë shtresa të njerëzve dhe e përjetoj me zemër realitetin ku jetojmë.

- Tani që po flasim, sa demo presin për t’u bërë (Vijon në faqen 7)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.