Bes Kallaku: A i vidhet Skifterit?!

Intervista - - HUMOR -

Ju ka mbajtur me të qeshura që nga 2004-a kur vuri këmbën në “Portokalli”, ndërsa vazhdon ende t’ju sjellë të qeshura pa fund edhe sot. E doni që të gjithë, pikërisht sepse është kaq i thjeshtë, kaq me këmbët në tokë dhe sepse kurrë nuk ka tendencën të hiqet ai që nuk është. Sepse ai është një nga ju, që përjeton çdo problem, që godet çdo fenomen të padrejtë përmes asaj që di të bëjë më mirë, humorit. Ju ka munguar pa diskutim të dielave të kësaj vere, por ne e kemi sjellë këtë të shtunë për t’ua bërë atë më të freskët. Për ju, Bes Kallaku...! Të njohim Besin e vërtetë Mia Buci: - Besi, shpjegoju lexuesve ku ndodhesh tani, çfarë po bëje përpara se të merreshe me pyetjet?

Bes Kallaku: Sa marova mgjesin e përditshëm, bukë , djath, damote.

- Si ja bën kur e ha mëngjesin në restorant?

- Nuk është restorant ai që nuk shërben djathë dhe domate?

- Cila është nofka me të cilën të thërret Xhensila dhe shokët e ngushtë? - Loku. - Kush është shoku yt më i mirë?

- Shoku i jetës, Xhensi- la.

- Cili është vendi i fundit që ke vizituar dhe përse të la mbresa?

- Ishujt Kanaries. Kishte shumë pak shqiptarë.

- Sa ka kushtuar shtëpia ku jetoni te Liqeni? - Mos e pyt. - Ke shumë kredi për të paguar?

- Mos e pyt as këtë...

- Pranoi Xhensila menjëherë të jetonte me familjen tënde?

- Po, menjëherë.

- Çfarë mendon se i bën të suksesshme komeditë e tua?

- Katunarlliku i natyrshëm.

- Çfarë do të bëje nëse një ditë nuk funksionon më formula “e katunarit”?

- Funksionon gjithmonë, kështu është shoqëria jonë.

- Cili është filmi yt i preferuar?

- Gladiatori. Adresa: Rr. “Hoxha Tahsin”, Pall. 60/1, kati 2, Tiranë Përballë “Optika Roma” 200 m mbi sheshin Avni Rustemi Cel. +355 69 40 61 001 / e-mail: albana.lufi@yahoo.com - Kur do të martohesh? - Një ditë . - Pse martohen njerëzit? - S’kan ça bojn, hahaha - Çfarë do të ishe duke bërë tani nëse do të ishe single?

- Nuk do ndryshonte kushedi se çfarë . Mbase do isha prapë në taksi me Muratin, t’u shku me marrë makinën time te servisi.

- Çfarë dhuratash do të doje në dasmën tënde? - S’e kam mendu ala. - Cila është dasma ku je kënaqur më shumë? - Ajo e motrës time. - Sa i gjatë je? - 1.75. - Sa peshon? - 75 kg. - Si po ndihesh aktualisht? - I feel hot. - Cili është personi i fundit që të solli sms dhe cili i fundit të cilit i dërgove një sms?

- Ju që më sollët pyetjet, juve që po ju kthej përgjigjet.

- Ke shkruar ndonjëherë letra dashurie? - Offf mooo.. - Si reagon nëse nuk do t’i përgjigjesh dikujt në telefon pa dashur të tregohesh i pasjellshëm? - Përgjigjem gjithmonë. - Të kanë vjedhur ndon- jëherë?

- A i vidhet Skifterit?

- Cila është një gjë që e do, por nuk mund ta kesh?

- Mendoj vetëm për gjëra që mund t’i arrij dhe t’i kem, në mos sot, nesër.

- Si do të ishte ylberi po të mos kishte portokallinë? - I paqeshur. - Çfarë i ke zili Salsanos?

- Është si Eli Fara edhe ai.

- Trego çfarë ke veshur tani, ku i ke blerë dhe sa ka kushtuar secila?

- Hau, nuk jam pjeshk që t’jap kët përgjigje.

- Cila ishte gjëja e fundit që bleve ?

- Vaji dhe filtrat e makinës.

- E ndihmon Ijen te kopshti?

- Patjetër që po, s’do kish kuptim jeta. - Çfarë bën në dush? - Dush. - Si je me gjuhët e huaja?

- Unë kam msu shqipen e s’po msokam italisht e anglisht.

- Cila është puna që urren të bësh në shtëpi?

- Nuk kam urrejtje për gjona të tilla.

- Për çfarë e pyet më shumë Xhensilën?

- Ku e ke lon pultin e televizorit.

- Xhensila për çfarë të kërkon më shumë mendim? - Për këngët e saj. - Kush dominon në çiftin tuaj? - Dashnia. (Qesh) - Si e imagjinoni fëmijën tuaj?

- Me bukurinë e Xhensilës dhe sensin tim të humorit.

- Çfarë dhurate do t’i bëje vetes? - Ja ta pyes. - Po ne, kur do të na e bësh dhuratë rikthimin e “Parajsës së skifterave”?

- Me kismet, në shtator ose tetor. Zoti ju rujt.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.