Rovena Ibrahimi: Ju tregoj gjithçka për dasmën time...

Intervista - - MUZIKE -

Arlis Alikaj: - Rovena, si të kanë shkuar punët që nga hera e fundit që kemi biseduar bashkë për gazetën?

Rovena Ibrahimi: - Faleminderit që pyet. Gjithçka ka shkuar më së miri, falë Zotit!

- Në përgjithësi, në intervista ti na tregon gjërat e bukura që ndodhin... Nuk ka ndonjë gjë më pak të bukur që mund ta ndash me ne?

- Të gjithëve na ndodhin gjëra të bukura e më pak të bukura, por unë kurrë nuk e vë theksin te këto të dytat. Madje, as nuk i mbaj në kujtime. Mundohem t’i mbaj sa më larg vetes.

- Një gjë të bukur po e them unë atëhere... Ti sapo e dogje shaminë e beqarit...

- Më në fund, pas shumë vitesh, u martova edhe unë. (Buzëqesh)

- Kush është fatlumi që i vodhi zemrën Rovenës?

- Ai që ma ka vjedhur zemrën prej 10 vjetësh.

- Çfarë cilësish kishte ky mashkull që u bë bashkëshorti yt sot?

- Mbi të gjitha, cilësitë e një njeriu me shpirt të madh. Shto këtu edhe sensin e humorit.

- Na trego disa detaje për dasmën tënde...

- Dasma shkoi për mrekulli dhe nuk kishte si të shkonte ndryshe me gjithë ata artistë që me shumë dashuri zgjodhën të ishin atë natë aty me mua. Falënderime pa fund për të gjithë. Për Grupin Ali Pasha, për mikeshën time më të mirë Maya, e cila bëri të kishim edhe lot gëzimi të dyja bashkë, për Petrit Lulon, për parodistët e për të gjithë artistët e tjerë që krijuan një atmosferë të mrekullueshme. Pa harruar bashkëpunimin e mrekullueshëm me Enea Electronic, Ami Event apo Studio Bleta për pjesën e filmimeve dhe të fotografive.

- Çfarë do të ndryshojë në jetën tënde pas martesës?

- Sa i përket jetës artistike, nuk do të ndryshojë asgjë. Ndryshimi ka ndodhur në jetën time private.

- Angazhimet e tua artistike do të vazhdojnë po me këtë ritëm?

- Do të vazhdojnë ndoshta me ritëm më të madh sepse kam marrë shumë angazhime përsipër.

- Keni menduar për muajin e mjaltit?

- Po, kemi menduar dhe do ta bëjmë në tetor. Të tjera s’po ju them... (Buzëqesh)

- Kjo ishte dasma e parë besoj ku ti ishe në rolin e spektatores dhe kënduan këngëtarë të tjerë për ty. Është kështu apo këndove edhe vetë?

- Mes shumë këngëtarësh, ata vetë e gjetën momentin edhe për mua. Edhe atë natë nuk pushova në këtë drejtim. (Buzëqesh)

- A u tund mirë e gjithë Vlora në dasmën tënde vlonjate?

- Nga mesazhet e shumta që kam marrë atë ditë, them se po.

- Përveç projekteve muzikore, ke ndonjë projekt ndryshe së shpejti? Që të bëhesh nënë, për shembull?

- Jo së shpejti. Mendoj se e kuptova drejt pyetjen. (Qesh)

- Në vijim të karrierës tënde ke menduar t’i bësh një këngë dashurise së jetës tënde?

- Patjetër që do të ketë. Kur?! Këtë do t’ia lëmë kohës.

- Këtë herë ti ke ardhur me tri këngë të reja…

Në fakt, nuk i kisha programuar, por i bëra nga dëshira për të sjellë afër publikut këngë të ndryshme nga njëra–tjetra. Kështu, përfunduam duke sjellë tri këngë.

- Nuk është e vështirë të bësh një periudhë pauze dhe pastaj të vish me “goditje të përqendruar”?

Është e veshtirë sepse sa më e gjatë të jetë pauza, aq më shumë përgjegjësi ndien për hapin e radhës. Megjithatë, një vit mendoj se është koha e duhur për të sjellë diçka të re e për të mos u nxituar… Një këngë e re do shumë kohë nëse punohet me cilësi. Asnjëra nga këngët nuk është ripërpunim, por janë këngë të reja, kështu që të sjellësh tri këngë nuk është e lehtë t’i bësh në pak kohë.

- Një ndër to, me sa dimë, është bashkëpunim...

Janë dy bashkëpunime. Një me Petrit Lulon, një këngë lirike që titullohet “Nëma zemrën”, ndërsa kënga tjetër është “Vallja e krushqve” me grupin Ali Pasha, e cila është një këngë dasme. Ndërsa kënga e tretë solo titullohet “Valle Kuq e Zi” dhe është një këngë me motive sa të jugut, aq edhe të veriut. Këtu do doja të citoja vetëm pak vargje: “Hidhe vallen jug veri, vallja jonë kuq e zi, hidhe hidhe vallen ti, klarinetë e çifteli”... Kisha kohë që doja të kisha një këngë me motive të jugut dhe të veriut e falë kompozitorit Adrian Hila, kjo gjë erdhi mendoj unë në mënyrën më të mirë të mundshme. Për pjesën tjetër, publiku ka gjithçka në dorë në maratonën e këngës në Tv Klan…

- Këngët janë pa videoklip për arsye se je pjesë e maratonës që do të zhvillojë Televizioni Klan. Është vendosur kështu për të ruajtuar eksluzivitetin e

- - -

televizionit?

- Ne këngëtarët e muzikës popullore i kemi kushtuar gjithmonë një rëndësi të veçantë maratonës sepse është kontakt i drejtpërdrejtë me publikun, kështu që duke e vlerësuar si event, këto tre këngë për momentin janë ekskluzivitet i Maratonës së Këngës dhe i Tv Klan.

- A mund të ketë një këngë të njëjtin efekt te publiku, nëse vjen pa videoklip?

- Nëse vjen pa klip, kënga nuk e ka kurrë të njëjtën vlerë, por nëse bëhet fjalë për Maratonën ku sheshet e qyteteve kryesore të Shqipërisë janë të tejmbushura, atëherë diskutimi ndryshon. Mbase më vonë ndonjëra nga këngët mund të shoqërohet edhe me klip. Në fakt, e kam menduar diçka të tillë, por t’ia lëmë kohës.

- Cila ka tre këngët e reja është e preferuara jote?

Oh, këtë gjë nuk mund ta them kurrë sepse janë aq ndryshe nga njëra- tjetra e secila ka veçantinë e vet. Bashkëpunimi me bilbilin e jugut Petrit Lulon dhe bashkëpunimi me grupin Ali Pasha, që është mjalti i këngëve të jugut, nuk kanë të ndarë. Kënga e jugut me veriun prapë është një këngë që unë e kam kërkuar me ngulm, kështu që nuk di t’i ndaj.

- Pra, ti do jesh sërish pjesë e Maratonës... Na zbulo një sekret se pse...

E thashë që maratona është një event që nuk ka të krahasuar me asnjë tjetër,

- -

sepse e prek publikun nga afër.

- Mendon se je zëri më i bukur vlonjat?

Jo, unë nuk mendoj se jam zëri më i bukur vlonjat ashtu siç nuk mendoj se një këngëtar ka zë më të bukur se një tjetër. Në gjerdanin e këngëtarëve të Vlorës secili nga ne lë gjurmën e vet. Se sa e madhe apo e vogël është, këtë mund ta vlerësojë vetëm publiku dhe koha.

- Nga eksperiencat e viteve të tjera, sheshet kryesore janë mbushur plot dhe duket se publiku e do shumë maratonën. Pse ndodh kështu?

Publiku shqiptar është i tejngopur me politikë, prandaj unë jam e lumtur që ofrojmë sadopak orë argëtimi për të gjithë.

- Rovi, besoj se e di që këngët më të suksesshme të momentit janë ato me theks e stil kosovar, që duken shumë larg stilit tënd. Do të eksperimentoje me to?

Mbase edhe po, por duhet të jetë e menduar mirë. Të shohim…

- - -

- Shumë aktive dukesh në turne... Si ia del nga Amerika në Australi?

Është shumë e lodhshme, por kënaqësia që ne marrim ta heq lodhjen. Nuk është pak të jesh mes shqiptarësh aq larg vendit të tyre e në ditë të shënuara siç është festa e Pavarësisë apo Krishtlindjet. Lodhje e kënaqësi pa fund.

- Nuk të pengojnë turnetë për punën në teatrin publik të Vlorës?

- Unë, mes shumë impenjimesh, kurrë nuk e lë pas dore punën time si këngetare në Teatrin Petro Marko. Së fundmi bashkë me parodistët dhe gjithë stafin e teatrit ne kemi qenë në koncerte në sheshet kryesore të Vlorës për të kënaqur vlonjatët, por edhe turistët që kanë zgjedhur Vlorën.

- Në Teatrin Kombëtar do të të shohim ndonjëherë?

Nuk besoj, sepse ne kemi aktorë të shkëlqyer në skenën tonë. Unë veten time e shoh në këngë dhe në muzikë.

- -

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.