Klaudia Pepa foto të nxehta nga Kapri

Intervista - - FACEBOOK VIP -

E nëse Viola Spiro ka zgjedhur Mikonosin, Kapri është zgjedhja e Klaudia Pepës. Balerina që shkëlqeu në “Amici”, duket se po kalon disa ditë relaksi në një nga ishujt më tërheqës të Italisë. Por akoma edhe më tërheqëse shfaqet ajo vetë e veshur me bikini në ngjyrë blu, në poza “të nxehta”, teksa shijon magjinë e detit dhe të diellit bashkë. Në shoqërinë e bashkëshortit, koreografit Albi Nako i cili është edhe fotografi këtë herë, Klaudia na tregon se veç talentit të padiskutueshëm, edhe hiret e saj kanë qenë një nga arsyet pse publiku atje u çmend pas saj. Linjat prej modeleje janë më se evidente në foto dhe sigurisht që nuk mund të lënë askënd indiferent. Këto janë pushime të merituara për balerinën, duke qenë se pas sezonit veror, e pret puna me hapjen e shkollës së saj të baletit në Itali, gjë që vetë ajo e ka lajmëruar kohë më parë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.