Si u njoh Ardit Gjebrea me bashkëshorten?

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Rrallë është shprehur për jetën private, por këtë herë ka vendosur të tregohet më i hapur duke ndarë me fansat disa kujtime nga njohja me Anilën, sot bashkëshorten e tij. Ardit Gjebrea rrëfen se e ka njohur atë ndërkohë që ajo ishte dezhurn në shkollën “Petro Nini Luarasi”. E mbaj mend si sot, rrëfen ai për momentin e parë kur ndeshi me gjimnazisten, Anila ishte dezhurn te shkol- la “Petro Nini Luarasi” dhe detyra e saj ishte të mos linte njerëz të huaj të hynin në shkollë. Te dera e shkollës ajo më ndaloi, por “prepotenca” prej të riu triumfoi; unë hyra dhe fitova fillimisht zemërimin e saj… ndërsa më pas, simpatinë dhe kokëfortësinë e saj. Megjithëse që atëherë isha i njohur, ajo nuk pyeti për famën time.” Më pas moderatori i njohur ka vazhduar duke thënë se fjalën “të dua” ia kishin thënë njëritjetrit me puthje dhe vazhdojnë ta thonë atë çdo ditë. Çifti punojnë prej vitesh tashmë krah njëri-tjetrit, njëri para dhe tjetri pas kuintave, në programin e “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.