Zajmina Vasjari, tani me një biznes të ri

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Ka lënë mënjanë këngën duke u tërhequr përkohësisht nga muzika, por është rikthyer si një “business woman”. Pas nismës me fustanet e nusërisë, tani Zajmina Vajsari ka marrë përsipër të provojë diçka tjetër. Hapi i radhës është hapja e një dyqani me fustane mbrëmjeje nga firma të ndryshme. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes fotove që reklamojnë projektin e ri. Logoja e publikuar në faqen e saj në Instagram, tregon që biznesi do të mbajë emrin e saj. Shpresojmë që këtë herë, biznesi me fustanet e mbrëmjes të jetë më jetëgjatë dhe i suksesshëm se ai i fustaneve të nusërisë. Sa i përket muzikës, këngëtarja është shprehur se nuk pritet ndonjë projekt i ri, por kjo nuk e pengon të vijojë koncertet, për më tepër tani që jemi në sezonin e tyre.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.