Ingrid Gjoni ndryshon profesion

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Ndërsa të tjerët janë duke pushuar, Ingrid Gjoni i është futur seriozisht punës… si kameriere. Në fakt, nuk bëhet fjalë për skenat e shkëputura nga ndonjë videoklip që pritet të vijë së shpejti, por për një shfaqje, ose më mirë të themi, për një lojë në të cilën ajo është përfshirë në një emision në Kosovë. Për realizimin e kësaj loje, asaj i është dashur të bëjë rolin e kamerieres në një nga lokalet verore atje, rol që e ka realizuar me përpikmëri duke na lënë të dyshojmë se Ingridi mund të ketë qenë kameriere në një jetë tjetër. Një surprizë ka qenë edhe ndeshja me një nga koleget, Arilenën, e cila ndodhej rastësisht në lokal. Arilena është treguar shumë kërkuese duke e vënë Ingridin përpara përgjegjësisë dhe duke testuar aftësitë e saj prej kameriereje. Por, e ndodhur përballë syve vëzhgues të klientëve në lokal dhe eksperiencës së parë të kësaj natyre, këngëtarja ia ka dalë më së miri në shërbimin e pijeve freskuese, por edhe në komunikimin me klientët. I vetmi merak i saj ka qenë fakti që nuk ka dalë mirë me bakshishet pasi klientët kanë vendosur ta shijojnë pijen përtej kohëzgjatjes së turnit të Ingridit, ndaj me mbarimin e turnit si kameriere, këngëtarja do të ketë vrapuar me një frymë drejt koncerteve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.