Egzona Ademi: Pse është e vështirë të jesh artist...

Intervista - - MUZIKE -

Është një këngëtare e afirmuar në tre gun muzikor e gjithashtu, një aktore e talentuar tek Apartamenti 2XL... Po flas për Egzona Ademin, një vajzë e veçantë dhe tej mase e drejtpërdrejtë, që ka krijuar shumë admirim e humor me batutat e saj... Egzona në këtë intervistë tregon eksperincën në Apartamentin 2XL, që nga fillimi i saj e deri tani që u mbyll sezoni. Gjithashtu, në këtë periudhë po përgatitet edhe për një projekt kënge në bashkëpunim. Ajo na tregon për idealin e saj, dashurinë dhe zhgënjimet, pavarësisht se jetën personale kërkon me fanatizëm ta mbajë të tillë. Për më tepër rreth jetës dhe planeve të saj, ju ftoj të lexoni intervistën...

Rita Rrjolli: - Egzona, cili është bilanci i këtij sezoni të Apartamentit 2XL?

Egzona Ademi: - Kur kam filluar unë, kishte ndryshuar formati nga Apartament 2XL, në Grand Hotel 2XL. Aty pothuajse kishim role fikse dhe kishte zhvillim personazhi, ngaqë ngjarjet ishin të lidhura nga pjesa në pjesë... Ndërkaq, tani është Apartamenti 2XL, që ngjarja zhvillohet në bazë të urdhërave e improvizimit dhe është më ndryshe. Rikthimi i Apartamentit ka pasur shumë sukses.

- Cila ishte pjesa që shijove më shumë?

- I kam shijuar të gjitha pjesët... - Si u ndieve mes stafit? - Unë gjithmone mundohem të përshtatem... Profesioni ynë rrallë ka gjëra fikse dhe njerëz fiksë, andaj detyrimisht duhet të përshtatesh për shkak të mbarëvajtjes së punës. Bëhet si një familje. Një pjesë të madhe të ditës e kaloj me ta dhe normalisht, ndihem mirë. Unë mendoj që në grup funksionon energjia. Aty ka energji, punë, batuta, lojë, acarime nervash, familje tipike. - Si ishte fillimi për ty? - Si çdo fillim, derisa të futesh në procesin e tyre të punës, pastaj çdo gjë normalizohet dhe pastaj çdo gjë shumë mirë.

- Egzona, sa e vështirë është të bësh humor dhe të duash të ndryshosh diçka në shoqërinë tonë?

- Humori realisht është zhanri më i vështirë për t’u realizuar. Jo çdokush bën situata komike, batuta inteligjente, në pjesën më të madhe ironizohen dukuritë negative në shoqëri, ngjarjet politiko-sociale, ekonomike, artistike, shëndetësore etj. dhe është e vështirë, sepse sensi i masës është i domosdoshëm në prodhimin e humorit.

- Po artiste, sa e vështirë është të jesh?

- Artist është e vështirë të jesh në një vend me treg të vogël dhe mundësi të limituara, ku arti nuk paguhet dhe nuk vlerësohet. Vërtet është vështirë.

- Në Shqipëri, artistët vdesin të varfër dhe marrin medalje mirënjohjeje pas vdekjes... Si e komenton?

- S‘kam koment. Vetëm mund të them që më vjen shumë keq!

- Duket sikur muzikën e ke lënë pak mbas dore... Ke ndonjë projekt?

- Muzikën nuk e kam lënë pas dore fare, sepse unë luaj muzikë live me bandën time. Ne performojmë live pothuajse çdo fundjavë në lokale mjaft në modë në Tiranë. Për momentin, jam në bisedime për një këngë, por nuk kemi vendosur asgjë akoma.

- Si i lidh të dyja... aktrimin dhe muzikën?

- Si dy pika uji… Si nëna me fëmijën… Si mishi dhe gjaku. Janë shumë njësoj, janë dashuri për mua… - Kënga e jetës tënde? - Muzika është kënga më e mirë e jetës. Muzika që unë pëlqej dhe që ndiej. - Ndonjë talent tjetër ke? - Sigurisht që kam plot talente të tjera...

- A ndihesh ti e vlerë- suar?

- Varet nga rasti, nga impenjimi. Herë-herë edhe nuk më është dhënë ajo që kam merituar, por kjo s‘më ndalon të punoj më tutje, të zhvillohem në punë, në jetë dhe në aktivitetet e mia.

- Shumë vite në skenë... Cili është fansi yt më besnik?

- Fansja ime më besnike është mami im.

- Si ndihesh kur njerëzit të vlerësojnë, të njohin?

- Normalisht, ndihem mirë... Kur të njohin, kur thonë batutat e tua, është një kënaqësi e lezetshme.

- Egzona, tani je me pushime, apo punon?

- Me pushime.

- Ku do t’i kalosh, në Shqipëri, apo jashtë?

- Kam zgjedhur t’i kaloj në bregdetin shqiptar. Lum si ne që e kemi, jemi me fat!

- Cilat janë pushimet më të bukura që mban mend?

- Pushimet me kujtimet më të mira janë ato të fëmijërisë sime, kur ishim gjithë familja bashkë. Unë, si një fëmijë i lumtur, nuk e çaja kokën për asgjë. Kisha një rehati shpirtërore me njerëzit e mi dhe i kujtoj me nostalgji ato pushime.

- Tani zgjedh shoqëri e diskoteka, apo familjen dhe pushime deri diku relaksuese?

- Diskotekat, me thënë të drejtën, nuk më pëlqejnë. Shoqëria dhe familja në vende të qeta relaksuese janë një zgjedhje shumë e qëlluar.

- A ka ndryshuar diçka në jetën tënde personale?

- Jeta ime private është private dhe ngelet e tillë.

- Si e mendon mashkullin tënd ideal?

- Mashkulli ideal... Hëm… Të jetë i pastër, të ketë sens humori dhe të jetë kreativ. - Ti, a je femra ideale? - Unë do të jem femra ideale për atë që do të jetë ideal për mua. S‘ka dyshim.

- Defekti më i madh që i njeh vetes?

- Defekti im?! Nuk e di... Të kujtohem... Hëm... S‘po gjej asnjë! (Qesh)

- Diçka që nuk e toleron dot te të tjerët?

- Unë jam shenja e Peshores në horoskop dhe jam natyrë mjaft tolerante, por s’do t’ia lejoja kufizimin e hapësirës sime personale dhe mashtrimin. - Dashuria për ty është... - ...esenca e jetës... - Zhgënjimin e njeh? - Zhgënjimin e njohim të gjithë...

- A ke një mesazh për fansat?

- Kujdesuni për veten, ndiqni ëndrrat, guxoni dhe: JU DUA!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.