Ecja e shpejtë, më efikase sesa palestra?

Intervista - - SHENDET -

Kësaj radhe, me siguri, do të filloni sportin për të rënë në peshë. Sido që të jetë, duke parë çmimet që ka palestra, rrezikoni të hani vetëm supë me lakër gjatë muajve që vijnë. Po sikur t’ju thonim se ecja e shpejtë është më efikase për të ruajtur formën dhe për të pasur një trup tonik? Lexoni më poshtë.

Një xhiro në tapetin rrotullues, njëzet minuta mbi biçikletën eliptike, para se të kalosh te “makinat e torturës” për të pasur të pasme tonike dhe krahë me muskuj... Rutina që ndiqni në palestër ju është mërzitur? Ju dhembim muskujt? E pra, nuk keni nevojë të vuani kaq shumë për të ruajtur linjat! Sipas studiuesve të Shkollës Ekonomike të Londrës, 30 minuta ecje e shpejtë në ditë është më efikase sesa seancat e sallës së palestrës...

Ecja e shpejtë, më intensive nga ç’mendohet

Ju i keni parë gjithnjë me sy dyshues ithtarët e ecjes së shpejtë, duke menduar se ia vlen më shumë të vraposh. Megjithatë, ecja e shpejtë ka përparësi sepse fut në punë gjithë trupin, duke evituar shokun e vrapit (me kusht që ju të ecni më shpejt se gjatë një shëtitjeje të së dielës, sigurisht). Për të arritur këto rezultate, studiuesit kanë analizuar të dhënat sportive të mbledhura në vitet 1999-2012, nga 50 mijë njerëz që praktikonin aktivitete të ndryshme fizike. Sipas përfundimit të tyre, personat që praktikojnë rregullisht ecjen e shpejtë, kanë një IMT më të ulët se mesatarja! Por kujdes, nuk është fjala të heqësh dorë nga palestra për të shëtitur me nipërit, ose me qenin. Për doktorin Lordanin, për të mbajtur linjën dhe për të rënë në peshë, duhet “praktikuar një aktivitet sportiv në një nivel më të lartë se ai me të cilin ndihesh rehat”. Nëse nuk ju merret fryma pas një gjysmë ore ecjeje të shpejtë, kjo do të thotë se nuk impenjoheni sa duhet! Kofshët me muskuj dhe të pasmet tonike, nuk arrihen kaq lehtë...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.