Një supernova mund të ketë shkaktuar zhdukje të jetës në Tokë

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Supernova quhen yjet që janë në fazën e fundit të jetës së tyre dhe shpërthejnë, duke ndriçuar me një dritë shumë të fuqishme. Më pas, zhduken. Ka gjasa që një yll i tillë të ketë ndikuar edhe në jetën në tokë. Sipas studimeve të reja, disa yje që kanë shpërthyer qindra vite dritë nga Toka mund të kenë luajtur rol në një zhdukje në masë të jetës së gjallë që ka ndodhur 2.59 milionë vjet më parë. Shkencëtarët u përpoqën të krijonin në kushte laboratorike një shpërthim të tillë duke krijuar dritën dhe rrezatimin që duhet të ketë arritur Tokën nga yjet e afërta që mund të kenë shpërthyer. Ndikimi në Tokë dhe në jetën e saj mund të shpjegojë një zhdukje masive të ndodhur në epokën e Pliocenit dhe fillimin e epokës së Plistocenit.

Është pranuar nga të gjithë se disa yje janë bërë supernova afro 300 vite dritë nga Toka në dy milionë vjetët e fundit. Për këto supernova ka pasur të dhëna edhe nga dy studime të publikuara në prill. Në njërin prej tyre, studiuesit ranë në gjurmë të një sasie të hekurit60, një formë radioaktive e hekurit që ndodhet në fundin e thellë të detit. Hekuri-60 katapultohet në hapësirë nga një supernova ose nga erërat e yjeve masive. Prania e tij mund të tregojë kur një yll ka shpërthyer në një distancë të afërt. Shkencëtarët gjetën dy sasi të konsiderueshme të hekurit-60, njërën afro 1.5-3.2 milionë vjet më parë dhe tjetrën 6.5-8.7 milionë vjet më parë. Një tjetër grup u përkiste disa supernovave më të vonshme dhe u gjet se yjet kishin pasur një madhësi afro 9 herë më të madhe se ajo e Diellit tonë dhe kishin shpërthyer afro 300 vite dritë nga Toka.

Në studimin e ri, shkencëtarët ishin kureshtarë për faktin se si këto supernova të vonshme mund të kishin ndikuar në jetën në Tokë, si edhe në atmosferën e planetit tonë. Për të shkaktuar një zhdukje të vërtetë katastrofike, nevojitet një supernova afro 26 vite dritë larg nga Toka. “Ky eveniment (supernova) nuk ka qenë aq afër sa të shkaktonte një zhdukje në masë, por mund të ketë pasur efekte të dukshme”, shkruan shkencëtarët, të cilët i publikuan zbulimet e tyre në një revistë shkencore.

Studimi i tyre tregon se drita blu e supernovës në atë distancë mund të ketë ndriçuar në qiellin e natës për disa javë, duke dëmtuar ciklin e gjumit të kafshëve. Supernovat mund të kenë emetuar edhe rreze kozmike, të cilat udhëtojnë me shpejtësinë e dritës. Kur arrijnë Tokën, këto rreze mund të kenë trefishuar sasinë e rrezatimit te kafshët në tokë dhe në sipërfaqen e oqeaneve. Ky rrezatim mund të ketë nxitur rrezikun e kancereve dhe të mutacioneve. “Kjo nuk ka qenë një katastrofë, mund të dallohet në fosilet e zbuluara”, thanë shkencëtarët. Rrezet kozmike mund të kenë ndikuar edhe në klimën e Tokës duke jonizuar, ndryshuar ngarkesën e pjesëzave në atmosferë. “Rrezet kozmike me energji të lartë ndajnë molekulat, elektronet nga atomet dhe kjo ndodh në nivelin e tokës”, shkroi njëri nga studiuesit. “Zakonisht, ky fenomen ndodh në lartësitë e mëdha”. Kjo mund të ketë shumëfishuar jonizimin e shtresës më të ulët të atmosferës për të paktën 1000 vjet. “Ka mundësi që kjo gjë të shkaktojë ndryshime klimaterike, veçanërisht nëse ajo ka qenë jo e qëndrueshme në atë epoke”. Rrezatimi nga supernovat e fundit mund të ketë lidhje me zhdukjen që ndodhi në fund të epokës pliocene. Duhet ende punë për të treguar se si kjo mund të ketë ndikuar në formimin e reve, rrufeve, ose evenimenteve të tjera në atmosferë. pritini në kube, hiqni tulin e shalqinit, priteni edhe atë në kube dhe miksojeni me përbërësit e tjerë. Vërini në 4 gota qelqi, futini në frigorifer dhe shërbejini të ftohtë. Shërbejini me copa buke të lyera me djathë të tipit Filadelfia, për shembull.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.