7.

Intervista - - TEST -

Cili organ prodhon enzimën që bën zbërthimin e sheqernave? a. Pankreasi b. Tëmthi c. Mëlçia

1. Përgjigjja e saktë është a-ja

Tretja fillon në gojë, në momentin kur fusni diçka në të. Ushqimi që ju përtypni dhe gëlltisni kalon në ezofag e pastaj në stomak. Më pas ushqimi shkon në zorrët e holla, ku substancat e tij ushqyese thithen nga muret e saj. Ajo që mbetet, kalon në zorrët e trasha dhe kthehet në jashtëqitje.

2. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Ato janë të dyja pjesë të të njëjtit tub, por zorrët e holla, ose të “vogla”, janë shumë më të gjata. Nëse do t’i çmbështillnim, ato do të ishin afro 7 metra të gjata, ndërsa zorra e trashë, afro 1.5 metra. Emri ka më shumë lidhje me gjerësinë, sesa me gjatësinë; zorra e hollë është më e ngushtë.

3. Përgjigjja e saktë është b-ja.

E çuditshme, por e vërtetë. Kjo kafshë ka thjesht një fryrje në vendin kur ezofagu bashkohet me zorrët.

4. Përgjigjja e saktë është c-ja.

Ndërkohë që stresi, ushqimet pikante dhe gjëra të tjera mund ta përkeqësojnë ulçerën, ato nuk e shkaktojnë atë. Për vite të tëra, shkencëtarët menduan se këto ishin shkaktare të problemit, ndaj u caktonin të sëmurëve një ushqim shpesh pa shije. Shpesh, shkaku i këtyre plagëve në indet veshëse të stomakut dhe i një pjese të zorrëve të holla që quhet duoden, janë bakteret, por kjo u zbulua në vitin 1982. Ato dëmtojnë mukozën që vesh dhe mbron stomakun, duke lejuar acidet të kalojnë nëpër inde. Një tjetër shkak është përdorimi i aspirinës apo i ibuprofenit për një kohë të gjatë.

5. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Stomaku dhe zorrët mund të jetë të rëndësishme, por edhe tëmthi luan një rol kyç. Ai prodhon vrerin, që ndihmon në tretjen e yndyrnave. Është puna e mëlçisë ta ndihmojë trupin në largimin e helmeve.

6. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Muskujt që ndodhen në fund të ezofagut, supozohet ë të pengojnë acidet të kalojnë në të, por nganjëherë ata dobësohen ose relaksohen dhe acidet ngjiten lart. Ja, pse ju mund të keni një ndjesi djegëse, të dhimbshme në gjoks.

7. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Kjo enzimë quhet amilazë dhe i kthen karbohidratet në sheqer, të cilin trupi mund ta thithë dhe ta përdorë për energji. Pankreasi prodhon edhe enzima që ndihmojnë në zbërthimin e yndyrnave dhe të proteinave.

8. Përgjigjja e saktë është a-ja. 9. Përgjigjja e saktë është a-ja

Kur ne hamë diçka, ushqimi nuk bie thjesht në ezofag dhe më pas në stomak. Muskujt e ezofagut shtrëngohen dhe lirohen si valë, proces i quajtur peristaltikë, duke e shtyrë ushqimin poshtë këtij kanali të ngushtë në stomak. Për shkak të peristaltikës, edhe kur ne hamë me kokë poshtë, ushqimi prapë shkon në stomak.

10. Përgjigjja e saktë është b-ja

Detergjentët larës janë krijuar duke imituar sistemin tonë tretës. Ata përmbajnë disa lloje enzimash, përfshi këtu proteazat, amilazat dhe lipazat, si sistemi ynë tretës. Proteazat zbërthejnë proteinat; amilazat, sheqernat dhe lipazat, yndyrnat. Për shembull, pështyma jonë përmban edhe amilaza edhe lipaza, ndërsa stomaku dhe zorrët, përdorin proteazat.

11. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Besohet se stomaku është në qendër të sistemit tonë tretës dhe ky organ luan vërtet një rol të rëndësishëm në “tretjen mekanike”; ai grin ushqimin dhe e përzien me lëngjet gastrike, copëzon copat e ushqimit dhe i kthen ato në një brumë të trashë. Por, stomaku merr pjesë pak në tretjen kimike, procesin që e redukton ushqimin në madhësinë e molekulave, që të thithen nga muret e zorrëve. Ky proces i tretjes dhe i thithjes së ushqimeve bëhet nga zorrët e holla, të cilat zënë 2/3 e aparatit tretës. Pasi e zbërthejnë brumin me enzima të fuqishme, zorrët e holla thithin substancat ushqyese dhe i kalojnë ato në gjak.

12. Përgjigjja e saktë është c-ja

Zorrët e holla janë afro 7 metra të gjata dhe kanë një diametër afro 2.5 centimetra. Bazuar në këto masa, ne do mendonim se sipërfaqja e tyre do të ishte afro 0.6 metra katrorë, por në të vërtetë është 250 metra katrorë, ose sa madhësia e një fushe tenisi. Zorrët e holla kanë tre karakteristika që rrisin sipërfaqen e tyre. Muret e tyre kanë shumë pala, si edhe qime të holla thithëse. Këto qime gjithashtu janë të përbëra nga qime mikroskopike, të quajtura mikroqime. Të gjitha këto karakteristika i ndihmojnë zorrët ta thithin më mirë ushqimin.

13. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Stomaku është pjesë përbërëse e sistemit tretës, por nuk është njëlloj te të gjitha kafshët. Disa kafshë e kanë stomakun me shumë të ndara, ndaj gabimisht kujtohet se kanë shumë stomakë. Ripërtypësit, përfshi këtu edhe gjirafat, drerët dhe gjedhët, e kanë me katër të ndara, gjë që i ndihmon të tresin barishtet që hanë. Disa kafshë të tjera, si kuajt e detit, peshku salamandër dhe ornitoringu, nuk kanë fare stomak.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.