Zoti bëri mrekulli për besimtarët...

Intervista - - HISTORI NGA JETA -

“Zoti qoftë me ju” dhe përgjigjja është “dhe me shpirtin tënd”. Në fëmijërinë time e kam dëgjuar disa herë, por të shkurtuar. Fillimi i saj nuk thuhej sepse ne ishim vend ateist, por të gjithë pleqtë në fshatin tim thoshin “qoftë me ju” e përgjigjja ishte e plotë. Kur ndryshoi sistemi pastaj e mora vesh se çfarë thoshin kur përshëndeteshin apo kur niseshin për rrugë. Më shumë më kanw bërë përshtypje historitë që tezja ime tregonte për vjehrrin e saj. Ajo ishte e martuar në një fshat afër FushëKrujës. Burri i saj ishte fëmija i parë dhe tezja gjeti një tufë me vajza e një kunat të vogël. Vjehrri i saj Gj. K. ishte burrë nursëz, aspak punëtor e shumë fanatik. Gruan e kishte një maniake pune e pastërtie. Kështu, e vjehrra kishte mbushur boshllëqet që kishte vjehrri i tezes. Vjehrri i tezes kishte pësuar një aksident në punë dhe e kishin nxjerrë në kemp. Sigurisht, rroga që merrte si pension i parakohshsëm nuk ishte e mjaftueshme për gjithë ata fëmijë, edhe pse kunatat e tezes u rritën shpejt e u futën në punë në kooperativë. Tezja ime gjithmonw në punë shkonte e vinte me të kunatat. Vjehrri i saj kishte mik brigadierin dhe sigurisht, puna e nuses duhej te ishte gjithmonw e lidhur me të vajzave të tij. Edhe ruante vajzat qw tw mos ia ngacmonte njeri, por edhe nusen e siguronte me të bijat, shkurt, me një gur vriste dy zogj. Ndërsa burri i tezes duhej të punonte sa më larg tezes se ishte turp t’i shihte njeri të flisnin edhe jashtë dhomës së gjumit bashkë. Fatkeqësia e atij brezi që kanë jetuar në atë kohë.

Tezja shumë shpejt mbeti shtatzënë dhe lindi një djalë të shëndetshëm. Kështu, frymët që duhet të ushqeheshin, u shtuan. Me gjithë gëzimin e gjyshit që u bë me nip, halli që djali donte ushqim e rroba i dukej hall i madh. Por ajo kohë siç ishte që edhe nëse kishe lekë s’kishte asgjë nëpër dyqane. Përfundimisht, tezja djalin e veshi me rrobat e djalit të tezes tjetër sepse ai ishte bërë tre vjeç dhe i kishte lënë rrobat mbrapa. Por pas djalit tezja lindi dhe një vajzë e tashmë s’kishte më rrobat e askujt që t’i merrte për të. Kështu vjehrri i tezes që kishte punuar dikur si murator filloi të kërkojë ndonjë punë nëpër fshatrat përrreth. Kushdo që ndërtonte apo meremetonte shtëpinë e merrnin në punë si usta. Kishte dy të mira e para se ai punonte gjithë ditën dhe nuk kishte detyrim për t’u paraqitur tjetërkund dhe e dyta ishte usta i mirë dhe si fanatik që ishte mund ta linin të punonte vetë në shtëpi edhe nëse do të kishte fëmijë apo gra aty rrotull.

Ndër shtëpitë ku ai punoi ishin edhe disa shtëpi që ishin në rrugën e vjetër që të çonin tek Kisha e Shna Ndoit në Laç. Sigurisht, kisha nuk ekzistonte kishin mbetur vetëm themelet dhe besimi në shpirtin e njerëzve.

E një nga këta besimtarë fanatik ishte edhe vjehrri i tezes sime. Në kohën që ai punonte në shtëpitë që ishin rrugës ai kishte kontrolluar rrugën me syrin e vëzhguesit. Kishte parë që andej shumë shpesh lëviznin disa nga komunistët e flaktë të fshatit që ai vetë i kishte frikë se mos ishin bashkëpunëtorë të shtetit. Por, logjika e tyre ishte nëse lehin qentë e shtëpive që janë kësaj rruge duhet të çohemi e të nisim kontrollin e imtësishëm. Po kujt ia merrte mendja se njerëzit do të gjejnë zgjidhje.

Atëherë vjehrri i tezes time e kishte menduar që të luante me qentë e tu mësonte fishkëllimën e tij. Ai për një kohë të gjatë kur kalonte rrugës fishkëllente të njëjtën muzikë dhe ndalej e u hidhte nga buka e tij qenve. Por sërish mbetej frika se natën qentë mund të reagonin ndryshe.

Në fshat, ndodhi një fatkeqësi. Djali i kushëririt të Gj. K. ndërroi jetë në moshën tetëmbëdhjetë vjeçare. Ndër- sa lahej më shokët e tij në lumë u hodh nga një shkëmb dhe dëmtoi shtyllën kurrizore. Ashtu ndenji në spitalin e qytetit për një javë dhe vdiq. Sigurisht ishte kujë e madhe për gjithë fshatin. Vjehrri i tezes shkoi jo vetëm në varrim por edhe më pas për mërzi. Ndër këto të vizitat që bënte të kushëriri i tij ai vendosi të bënte një provë.

Atë fund gushti ai doli një natë shumë vonë nga shtëpia e kushëririt me sebetin e vapës. Sapo doli nga rrethimi i oborrit të kushëririt ai filloi të fishkëllente muzikën që u fishkëllente çdo ditë qenve që të shihte e njihnin apo jo. Dhe ai e pa që qentë jo vetëm nuk lehën, por kur u afrohej afër portave ato tundnin bishtin e iknin. Tashmë rruga e tij ishte e lirë.

Këtë gjë ai ia tha të parëve vëllezërve të tij. Dhe ata e provuan vetë të parët. Një mbrëmje me sebetin e vizitës të kushëriri që kishte fatkeqësinë u nisën e shkuan shtatë burra. Sigurisht dolën natën vonë. Sërisht Gj. K., filloi fishkëllimën e tij dhe qentë nuk lehën.

Tashmë ai e gjeti mënyrën për të shkuar jo vetëm vetë në themelet e kishës por edhe për të shkuar me njerëz të afërm të cilëve mund t’u besonte. Kështu me radhë mori familjarët e tjerë të tij.

Një herë ai e çoi vetë tezen për të ndenjur tek gjyshi me qëllimin e vetëm të pyeste se mos njihnin ndonjë që dinte të llogariste si si i binin ditët e festave. Pasi i kishte treguar gjyshit gjithçka që kishte bërë atëherë gjyshi i i tregoi pjesën e tij.

- More, lum miku në shtëpinë time gjithmonë janë festuar të gjitha festat qysh me krishtlindjen, kreshmët, Pashkët, të martat e Shna Ndoit e të gjitha siç i kemi festuar dikur, - tha gjyshi dhe priti përgjigjen.

- Po si s’më keni thënë asnjëherë? Më paske borxh ti edhe jot bijë, kjo nusja e djalit tim. Ajo e di që unë besoj dhe kur jam në shtëpi veç me fëmijët e mi flas për... (Vijon numrin e ardhshëm)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.