Rrugëve të jetës…

Intervista - - POSTA -

Në stacionin e jetës doja të blija biletën e fatit Por sot… sot jam katandisur keq… Sot nuk e ndiej as lëvizjen e hapit… … vetëm kur nga ndërgjegjja një barrë heq Nevojitet veç një rreze dielli të përçajë këtë errësirë Nevojitet një pijë ujë të gjallërojë një shkretëtirë Nevojitet dashuri për të mbushur një zemër Nevojiten disa shkronja për të formuar një emër Në skajet e gabimit do gjej një mësim.. Në cepat e trishtimit do gjej paksa gëzim… Do vazhdoj e lumtur këtë udhëtim Edhe kur të dëgjoj tingujt e heshtjes në zërin tim Do gjej diçka në jetë që do vlejë... Pasuritë e zemrës do t’i blej… Në barakën e dashurisë do vjedh një buzëqeshje… …do marr pak ëmbëlsi në heshtje, në heshtje… Tramvajin e jetës do ta pres e lumtur… E flaka tej mundësinë për të qenë e humbur Një udhëtim të gjatë do nis në këtë lojë Çdo ditë do lutem që dikush të më dojë… Si një feniks i vogël… i sapoardhur në jetë… Kam frikë të nis këtë fluturim … por kur ta nis dua të fluturoj vetë …për këtë do gjej një arsye në shpirtin tim… Ciceronet e djallit do më kërkojnë… Me dhuratat e tyre do më lajkatojnë… Ata duan të hidhem në humnerë… të më lëndojnë… … ata janë djalli vetë… dhe… kaq shumë shpresojnë! Vetëm një mur ndan urrejtjen nga dashuria… Vetëm një mur ndan trishtimin nga lumturia… Në kryqëzim shinash rrugën time do ta zgjedh Jam e sigurt… urrejtjen e trishtimin poshtë do t’i hedh!

Françeska Qevani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.