PYESNI Pyetjet e reja...

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- A keni besim se do të dënojë ndonjë peshk të madh kjo Reforma në Drejtësi? Luani

- E keni vënë re se kohët e fundit nga Shqipëria po ikin jo vetëm ata që nuk kanë bukë të hanë, por edhe njerëz që janë me biznese apo në punë me rroga të mira? Pse ndodh kështu? Niko - Do të vazhdojë edhe për shumë kohë dashuria Rama-Meta? Besi - Jam nje tifoz i Tironës dhe kam një pyetje per të gjithe bardheblutë: Mendoni se “Naltmodhnia” këtë vit do të jetë më mirë se vjet? Çfarë duhet me bo? Albenci

- Pse nuk kemi më tani as këngë si “Këputa një gjethe dafine” apo “Luleborë” e as këngëtare si Vaçe Zela apo Gaqo Çako? Mimoza

- Më ka zënë belaja me fëmijët e mi 15 dhe 13 vjeç. Tani, gjatë pushimeve, nuk i zë gjumi asnjëherë para orës 3 të mëngjesit. Rastis edhe që e gdhijnë edhe flenë tërë ditën. Natën shohin TV, internet ose luajnë në kompjuter. Çfarë më këshilloni? Duhet të përdor forcën me ta? Besa

- Si ju duken pushimet në Shqipëri sivjet, krahasuar me vjet? Më mirë apo më keq? E kam fjalën për shërbimin, cilësinë dhe çmimet... Elona

PYETJE QË ENDE PRESIN PËRGJIGJE...

- A mund të quhet turku vëlla, siç dëgjoj shumë persona? Mua më duket absurde kjo mani që kemi ne shqiptarët. Vasili.

- E kë nuk kemi quajtur vëllezër ne? Në fillim jugosllavët, rusët, pastaj kinezët, tani amerikanët.... Niko

- Nuk ka asnjë kuptim që t’i quajmë vëllezër turqit. Ata na kanë pushtuar për 500 vjet... Mira

- Ne mjekësi ekziston një sëmundje që quhet Sindroma e Stokholmit. Sipas saj njeriu që përdhunohet bie në dashuri me atë që e përdhunon. Kështu ndodh edhe me ne, edhe me turkun. Seldi

- Nëse e quajmë vëlla sepse kemi një fe, atëherë ortodosët e Shqipërisë duhet të quajnë vëllezër grekët... Anthi

- Nëse do të kishit një vajzë të moshës 14 vjeçe që nuk ju bindet për asgjë, si do të vepronit me të? Gruaja e divorcuar.

- Në asnjë mënyrë me forcë. Do mundohesha ta bindja me të mirë. Moza Tr

- Mundohu t’i bëhesh shoqe vajzës. Violeta

- Kam parë që shumë çifte kërkojnë të kenë edhe një të tretë në mesin e tyre. S’e kuptoj, kjo gjë është emancipim apo degjenerim? Jam e shokuar... Aida.

- Kjo nuk është as emancipim as degjenerim. Eshte qejf! Xoni - Janë shkallu njerëzit... Seldi - Jetojmë në demokraci. Secili bo çfarë ka qejf. Titi

- Kam lexuar në shumë gazeta një artikull që më ka shokuar: “Vajza, qepuni se erdhën emigrantët!”. Sa nga ju i kushtojnë rëndësi virgjërisë akoma në këtë shekull? Po këta emigrantë, pse i kërkojnë të tilla, ndërkohë që jetojnë në vende shumë më të civilizuara se Shqipëria? Genti.

- Genti, mos u beso përrallave te gazetarëve! Eda

- Për mua virgjëria ska rëndësi, por pse ta fshesh do ta pëlqeja një vajzë të virgjër. Toni, joemigrant

- Unë jam emigrant dhe mendoj se virgjëria nuk ka asnjë rëndësi. Rëndësi ka të gjesh një njeri të mirë. Vasili

- Nëse shikoni që shoqja e ngushtë e të fejuarit flirton me të, si do të vepronit, do të ndaheshit apo do mbyllnit sytë dhe të vazhdonit me të? X vajzë.

- Patjetër që do të ndahesha, pse ta mbaja?! Eda

- A e keni menduar ndonjëherë çfarë do të ndodhte nëse falimentojnë bankat, si në rastet e skemave piramidale? Laura.

- E kam menduar shpesh këtë. Sikur një bankë të falimendotjë këtu, merr fund gjthë sistemi ekonomik se njerëzit do të shkojnë menjëherë të gjithë të tërheqin paratë. Dhe fill pas së parës do të falimentojnë edhe baankat e tjera... Arben

- Bankat shqiptare nuk falimentojnë sepse nuk japin kredi në sasi të mëdha. Elton

- Te ne bankat janë me fitim sepse të grijnë nga lekët për çdo veprim bankar.... Eva

- Sinqerisht, habitem me tifozllëkun e tepruar që kemi ne shqiptarët për skuadrat e huaja. E kthyen Shkodrën në Berlin të dytë, sheshin e Tiranës në Itali! Më duket shenjë inferioriteti, sikur na mbajnë me bukë këto shtete. Ata nuk bëjnë kështu për ne! Nuk po them mos me ba tifozllëk, por jo ta ekzagjerosh. Tani kemi një kombëtare që na krenon, ta teprojmë me ata. Nuk e di çfarë mendimi keni ju...

- Unë mendoj se këtë kampionat europian kishte më pak shqiptarë që bënë tifozllik për ekipet e huaja sepse Kombetërja jonë na nderoi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.