Më kanë dënuar me një vit burg për mungesë patente

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Përshëndetje avokat. Jam i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Korçë për veprën penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor me një vit burg, pasi e kam drejtuar automjetin pa patentë. Nuk e dija që për këtë dënoheshe me burg. Po ta dija, nuk do ta bëja. Policia më arrestoi dhe më mbajti dy ditë në ambientet e saj. Pastaj dola në gjyq. Gjyqtari më nxori nga burgu duke më lënë detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore një herë në javë. Unë e kam zbatuar me korrektesë këtë vendim. Për disa muaj, u bënë hetimet dhe prokuroria e çoi çështjen në gjykatë. Unë kam pranuar çdo gjë në prokurori dhe në gjykatë, u kam thënë atyre që jam penduar, e pranoj që kam bërë gabim dhe nuk do ta përsëris. Në Gjykatën e Shkallës së Parë u dënova me një vit burg. Ekzekutimi i këtij vendimi nuk është bërë pasi unë e kam ankuar atë te Gjykata e Apelit Korçë. Avokati im kërkoi të më pezullohej dënimi pasi jam kryefamiljar i padënuar etj. Gjykata nuk e pranoi, për fat të keq. A mendoni se mund ta fitoj gjyqin në Gjykatën e Apelit Korçë? Ju lutem, më jepni një këshillë pasi jam në hall të madh jo për veten time, por sepse kam në ngarkim prindërit pensionistë të moshuar, gruan të papunë dhe dy fëmijë që i kam në shkollë. Ju lutem, më ndihmoni! Petroja nga Korça.

- Zoti Petro, së pari më lejoni t’ju shpreh keqardhjen time për problemin që shprehni në letrën drejtuar rubrikës sonë. Mosnjohja e ligjit nuk të shpëton nga përgjegjësia, ky është një nga parimet e drejtësisë. Çfarë do të ndodhte sikur qytetarët të kryenin vepra penale apo kundravajtje administrative ose penale dhe të mos merrnin sanksione?

Kodi

Av. Drn. Alban Duraj ++355 44 53 25 12 info@durajlavv.com Duraj Law Firm; Web: www.durajlaw.com Bulevardi “Bajram Curri”, Pall. “Aviacioni i ri”, K. 1, Zyra no.4, Tiranë.

Tel. Email: Fcb: Adresa: Penal i Republikës së Shqipërisë në nenin 291 përcakton se: “Drejtimi i automjeteve ne mënyrë të parregullt”, apo pa dëshminë përkatëse të aftësisë, dënohet me burgim nga 10 ditë deri në tre vjet”.

Lidhur me caktimin e masës së dënimit në dhënien e vendimit, gjykata duhet të marrë në konsideratë faktin se ju si gjatë fazës së hetimeve paraprake, ashtu dhe gjatë shqyrtimit gjyqësor, keni mbajtur qëndrim pohues si dhe pendues lidhur me veprën penale për të cilën akuzoheni, çka përbën rrethanë lehtësuese bazuar në nenin 48 të Kodit Penal. Njëkohësisht, gjykata duhet të merrte parasysh veprimet dhe sjelljen tuaj që në momentin e ngjarjes së ndodhur, rrezikshmërinë tuaj dhe të veprës penale, si dhe rrethanat e kryerjes së veprës penale, e cila në rastin tuaj rezulton të jetë e ulët. Gjykata duhet të konsideronte aktin e dëshmisë së penalitetit, të cilin e ka administruar në cilësinë e provës shkresore në fashikullin e gjykatës, ku jeni i padënuar më parë, pra, nuk keni precedentë penal në të kaluarën, ndaj nuk provohet të keni rrezikshmëri shoqërore të lartë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë duhej t’i merrte në konsideratë të gjitha rrethanat e mësipërme tepër favorizuese për ju, aq më tepër që nuk keni sjellë pasoja nga veprimi juaj. Në mbrojtjen pranë Gjykatës së Apelit Korçë duhet të vini theksin në mënyrë të përmbledhur te këto rrethana:

• Parashikimet e sanksionuara në dispozitën materialo-penale, neni 291 të Kodit Penal.

• Fakti që jeni hetuar dhe gjykuar me masë sigurimi “detyrim për t’u paraqitur”, të cilën e keni respektuar me korrektësi. Ndërkohë, keni qëndruar 3 ditë në paraburgim nga data e arrestimit deri në ditën në të cilën Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka caktuar masën e sigurimit “Detyrim per t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, të cilën e keni respektuar me përpikmëri.

• Nuk rezulton të ketë ardhur ndonjë pasojë nga veprimi juaj.

• Nuk rezulton që të keni ndonjë nga rrethanat renduese të parashikuara nga neni 50 i Kodit Penal.

• Fakti që jeni kryefamiljar dhe keni në ngarkim dy prindërit në moshë të thyer, bashkëshorten të papunë, fëmijët në shkollë dhe ju nevojitet patjetër të punoni për të krijuar të ardhurat e nevojshme për jetesën e familjes tuaj.

Nëse bëni këtë arsyetim në mbrojtjen tuaj, jam i bindur se vendimi i Gjykatës së Apelit do të jetë në favorin tuaj, duke e pezulluar vuajtjen e dënimit e duke ju vënë në shërbimin e provës deri në momentin e përfundimit të dënimit.

Përgatiti faqen: Valbona Vukulaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.