Më ka rënë lëkura nga dieta. Si të veproj?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Jam një vajzë që kam mbajtur dietë për t’u dobësuar sepse isha mbipeshë dhe më është lëshuar shumë lëkura e trupit. Doja të dija nga ju ndonjë ushtrim në kushte shtëpie, ose çfarë ushqimesh mund të më ndihmojnë që ta tonifikoj trupin tim, sepse s’më pëlqen aspak ky lëshim i lëkurës. Faleminderit.

Mario, instruktor: E nderuar vajzë, ju kuptoj shumë mirë. Këto janë pak a shumë pasojat e dietave drastike. Gjithsesi, dalim te problemi juaj. Do t’ju rekomandoja të regjistroheshit në ndonjë palestër, por duke qenë se e keni të pamundur, ju këshilloj disa rregulla që ne i quajmë të arta. Të kesh lëkurë të fortë sidomos pas rënies në peshë, nuk është aspak e lehtë dhe duhet shumë punë për ta kthyer në gjendjen e mëparshme sepse janë dëmtuar si kolagjeni, ashtu edhe elasticiteti i saj, të cilët e mbajnë lëkuren të tonifikuar, elastike dhe të fortë. Kështu, së pari do t’ju sugjeroja të rregulloni regjimin tuaj ushqimor, pra, të merrni ushqime që janë të pasura me kolagjen. Në ushqimet tuaja duhet të ketë proteina, vitaminë C dhe të pini ujë mjaftueshëm. Ushqime të pasura me proteina janë: soja, produktet e qumështit, peshku, veza, thjerrëzat dhe frutat e thata. Ushqime të pasura me vitaminë C janë: agrumet, frutat tropikale, majdanozi, specat dhe brokoli. Nuk duhet të harroni rëndësinë që ka hidratimi i duhur i lëkurës, ndaj duhet të pini shumë ujë për hidratim.

- Përsa u përket ushtrimeve, këmbët

-

zakonisht është më e lehtë të tonifikohen në krahasim me krahët, por edhe këtu duhet të keni shumë durim. Si fillim ngjisni shkallë, përpiquni të bëni shëtitje të gjata çdo ditë nga 30-40 minuta. Bëni ecje ose vrap. Edhe biçikleta është një mënyrë shumë e mirë për të tonifikuar fizikun tuaj e për të forcuar lëkurën e rënë. Tani që është edhe periudhë plazhi, noti është një mënyrë shumë e mirë për tonifikimin e gjithë trupit dhe forcimin e lëkurës sepse kontakti me ujë të ftohtë bën që lëkura të bëhet më e fortë. Gjithashtu, noti në vetvete është një ushtrim që i bën mirë gjithë fizikut dhe muskujve.

- Një mënyrë tjetër për të forcuar lëkurën është stërvitja me pesha, por për këtë ju duhet të blini disa gira ose të përdorni shishe plastike 1 gjer 2 litërshe të mbushura me rërë dhe të bëni ushtrime me to qoftë për krahët, qoftë për këmbët. Mjafton të hyni në internet dhe të kërkoni ushtrime tonifikuese për krahët e këmbët dhe aty do t’ju dalin lista të tëra për të arritur qëllimin tuaj. Gjithsesi, në rastin tuaj, duhet të keni shumë durim, pasi siç thashë edhe më sipër, nuk është e lehtë procedura e forcimit të lëkurës së rënë. Masazhet me kremra ushqyese dhe tonifikuese janë shumë të mira për ushqimin e lëkurës dhe forcimin e saj. Përveç kësaj, sa herë të bëni dush, mundohuni ta bëni me ujë të vakët ose të ftohtë nëse e duroni këtë të fundit (të paktën shpëlarjen e fundit). Uji i ftohtë e forcon shumë lëkurën dhe tonifikon gjithë trupin në përgjithësi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.