Plagosja dhe zënka me babain

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Mbrëmë kam parë në ëndërr sikur isha në shkollë duke zbritur shkallët me shpejtësi dhe po mundohesha të fshihesha pas disa pemëve që kishin rënë nëpër shkallë. Kjo, sepse ndieja që dikush më kishte marrë në shenjestër dhe donte të më vriste. Isha me shpinë kur ndieva një plumb pas shpine, që më erdhi në stomak. Nuk ndalova, por i zbrita shkallët dhe po kërkoja ndihmë nga një person i njohur i cili po e merrte me shumë qetësi sepse tha se kjo plagosje më kishte ndodhur edhe herë tjetër. Ulja kokën të shikoja plagën dhe arrija të shikoja edhe plumbin. Kisha njolla gjaku të lehta dhe habitesha që nuk kisha shumë hemorragji, por vetëm njolla. Më pas pashë sikur u zura me babain, i cili donte të vinte dorë mbi mua. Unë iu shmanga, e qëllova me shqelm dhe u ngrita në ajër e u fsheha pas

mamit. I thashë kësaj të fundit: “Do të iki nga shtëpia se është e disata herë që zihem me babin”. Ju lutem, ma shpjegoni këtë ëndërr. - Ëndrra ka lidhje me një zhgënjim, goditje që keni marrë nga ana shpirtërore nga një person zemre, babai ose dikush tjetër. Ju ndiheni e plagosur në shpirt dhe për këtë keni kërkuar ose do të kërkoni ndihmë nga ky person që përshkruani edhe në ëndërr, por në fakt, nuk do t’ju ndihmojë, por do të kënaqet me gjendjen në të cilën ndodheni. Zënka me babain, në fakt, tregon që realisht personi nga i cili keni marrë zhgënjimin shpirtëror është pikërisht ai. Po mendoni të largoheni nga shtëpia dhe kjo gjë ju është shfaqur edhe në ëndërr, por keni frikë ta lini mamanë tuaj, vrisni mendjen se si do të ndihej ajo nga vendimi juaj. Pra në njëfarë mënyre, ndiheni si në udhëkryq, nuk keni vendosur akoma se çfarë të bëni, të ikni apo jo. Nëse ju keni frikë të qëndroni në atë shtëpi, keni frikë nga ndonjë zhgënjim tjetër, atëherë është më mirë të ikni dhe ta ndërtoni vetë jetën tuaj. Mos prisni asgjë nga askush. Vetëm ju mund ta nxirrni veten tuaj nga kjo vështirësi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.