Ecja në errësirë

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Ç’do të thotë të shikosh në ëndërr sikur ecën në errësirë dhe të bëhet sikur të ndjek dikush? Unë u fsheha pas një kodre, por isha e shoqëruar me një person, me të cilin u putha kur ishim të fshehur. Pres një përgjigje.

- Ecja në errësirë tregon rrugën tuaj, drejtimin që keni marrë në jetë e që nuk është pa pengesa. Fakti që jeni fshehur, tregon se nuk do të dini si ta përballoni asnjë situatë për momentin. Po mbani sekrete të cilat më vonë mund të ndieni nevojën për t’i treguar. Puthja me këtë person tregon dëshirën tuaj për ngrohtësi, dashuri dhe kënaqësi. Në një të ardhme, do ta keni një gjë të tillë, ndaj mos u shqetësoni. t’i kaloni më lehtë. Ëndrra s’ka lidhje as me sëmundje të keqe, as me vdekje, mos kini frikë. Ajo ka të bëjë me një shqetësim shpirtëror në jetën personale, familjare etj.

- Veshja me të zeza ndonjëherë interpretohet si pikëllim, mister, depresion, aspekte të errëta të vetes etj. Këtë person që keni parë me të zeza, ju e shikoni si të dyshimtë. Dëshironi të dini shumë për të, por nuk arrini dot të zbuloni asgjë. Duke qenë se ndieni që ka diçka që nuk shkon, besojini instinktit tuaj dhe mos u tregoni shumë e afërt me këtë person. Jini më e tërhequr. puthni ju të panjohur, do të thotë që do të udhëtioni në një vend ku nuk keni qenë kurrë. Në rastin tuaj, ëndrra tregon dy gjëra: e para, dëshirën për të patur një person në krah dhe pse jo, të bëni udhëtime me të. E dyta, ka shumë mundësi që ju të bëni një udhëtim, por nuk do të jeni shumë e kënaqur. Gjithsesi, kini parasysh një gjë: çdo udhëtim ka të mirat e veta, ndaj shikojeni si diçka pozitive çdo eksperiencë që mund të keni.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.