Duan t’i presin këmbën...

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Doktor Gjergji, ju përshëndes. Po ju drejtohem në emër të motrës sime, Marias, 61 vjeçe. Ajo ka shumë vite që vuan nga diabeti e më tepër se 10 vjet që bën insulinë. Para një viti i kanë prerë të gjithë gishtat e këmbës së djathtë dhe e kanë operuar pesë herë brenda dy muajve. Gjendja e këmbës tani është përsëri shumë keq dhe ajo ka shumë frikë se po të shkojë në spital, ia presin këmbën. Motra ime është e fiksuar te ju si mjek dhe më është lutur të na jepni një opinion se çfarë mendoni ju. Ekziston ndonjë ilaç që mund ta ndihmojë duke mos harruar që ka shumë dhimbje? Motra ime jeton në Zvicër. Ju kam dërguar edhe një foto të këmbës tek adresa juaj, që ta keni më shumë parasysh. Me nderime, Pal Vuksani.

Dr. Dashamir Gjergji, endokrinolog- diabetolog: - Me sa kuptova nga informacioni i plotë dhe fotoja që më keni dërguar, plaga është e përparuar dhe gjendja e këmbës është relativisht e rëndë. Fati i mirë i të sëmurës që ndodhet në Zvicerr ku jo vetëm niveli i mjekëve, por edhe teknologjia mjekësore është e përparuar. Në këtë kontekst, teorikisht, sqarojeni nga ana ime se duhet të marrë rregullisht insulinë katër herë në ditë, të bëjë shpesh matje të sheqerit në gjak dhe të marrë barna për arteriet e gjakut, nëse nuk e ushqejnë si duhet këmbën.

- Ajo duhet të bëjë mjekim lokal të plagës dhe mirë do të kishte qenë që krahas këtyre, të bëjë mjekimin me oksigjenoterapi ose në anglisht, HBOT (Hyperbaric oxygenotherapy). Kjo do ta ndihmonte shumë që plaga të mbyllej shpejt e të mos shkonte drejt prerjes së gjymtyrëve. Sidoqoftë, më të qartë situatën e kanë kolegët e mi diabetologë atje ku e sëmura ndiqet dhe ajo duhet të zbatojë çdo këshillë të tyre, ndryshe gjendja sa vjen e do rëndohet. Sigurisht që kjo e sëmurë ka shumë probleme e i duhet kushtuar rëndësia e duhur secilit prej tyre. Çdo problematikë te diabetikët konsiderohet si faktor që mund të ketë shpërthyer dëmtimet nervore dhe arteriale në gjymtyrë, si dhe plagët. Të shkuara!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.