Kam një problem me organin seksual

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Përshëndetje doktor Evi. Jam një djalë 23 vjeç që kam një problem me organin gjenital. Te pjesa e qafës së organit më është krijuar një si shtresë e bardhë. Para një muaji e kam pasur më të theksuar, ndërsa tani jo dhe aq, por prapë më shqetëson, se mos është ndonjë infeksion. A është problem që unë lahem përditë sepse shkoj edhe në palestër? Shpresoj të kem qenë i qartë. Ju uroj gjithë të mirat.

Dr. Evi Dani, seksolog-androlog: - Shtresa e bardhë te rrëza e penisit ngjitur kofshës shoqëruar me njëfarë eriteme, skuqje të lëkurës, mund të jenë pasoja e një dermatiti mykotik. Kjo është një patologji e shpeshtë e lëkurës sidomos tani, në periudhën e verës. Kjo sëmundje, sigurisht, ka të bëjë me higjienën personale, por ajo nuk mjafton. Duhet mjekimi me preparate antimykotike për 3-4 ditë që pacienti të qetësohet.

- Do t’ju rekomandoja patjetër një vizitë te dermatologu dhe andrologu për të parë dhe diferencuar forma të ndryshme të kësaj sëmundjeje apo ndonjë shkaktar tjetër që mund të japë të njëjtën simptomë. Ju këshilloj një vizitë për të parë gjëndjen tuaj nga afër dhe çfarë e shkakton problemin që keni. Pas kësaj, do të merrni mjekimin duke u bazuar te diagnoza që do t’ju dalë. Përgatiti faqen:

Valbona VUKULAJ

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.