Letra për psikologun A mund të bëhem më keq se kaq?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- A mund të bëj një pyetje për ankthin e gjeneralizuar, i përzier me depresion, diagnoza f 41.2? Para dy vitesh jam diagnostikuar me këtë diagnozë, kam përdorur rivotril 0.51/ 2- 1- 2- 0. dhe Flusetin tabletë. Pas një periudhë të shkurtër jam ndier mirë, por sa herë kam provuar ta ul dozën, ankthi më është kthyer dhe është hera e katërt që më kthehet. Pastaj, bie në depresion dhe rri e kërkoj nëpër internet për sëmundje mendore. Lexoj dhe ankthi më përkeqësohet më shumë, frikësohem se mos një ditë do të vuaj nga ndonjë sëmundje serioze psikiatrike. Kam frikë sidomos nga skizofrenia. Doktori im neuropsikiatër më ka thënë se kjo nuk mund të ndodhë kurrë, por unë e kam të vështirë ta bind veten për këtë gjë, prandaj doja t’ju pyesja: A mund të bëhet gjendja ime më keq apo nuk ka shans? Ankthi mbetet ankth gjithë jetën dhe nuk mund të kthehet në ndonjë sëmundje tjetër psikotike?

Dr. Jashar Demiri, psikolog klinicist: I nderuar letërshkrues, e kam thënë shumë herë se ankthi nuk ka lidhje m e sëmundjet dhe nuk mund të kthehet në ndonjë sëmundje psikotike. Madje, në literaturën mjekësore e kam lexuar vetë dhe po deshe eja të ta tregoj edhe ty një libër të

-

përkthyer se “kur personi është i diagnostikuar me çrregullime obsesive–kompulsive ankthi apo paniku, vetë ky diagnostikim përjashton sëmundjet psikike”. Këtë gjë ty ta paska thënë edhe doktori yt neuropsikiatër se kjo nuk mund të ndodhë kurrë dhe unë e përgëzoj atë. Shumë mirë, i lumtë atij neuropsikiatri, por edhe shumë keq, pse ai nuk të ka thënë se ti ke shumë nevojë për psikoterapi, pasi siç thua, ti e ke shumë të vështirë ta bindësh veten që nuk je i sëmurë! Ai e di se as ai nuk mundet të të bindë, pasi gabojnë ata psikiatër që kujtojnë se e bëjnë edhe psikoterapinë, ashtu siç do të gaboja edhe unë po të “bëja” neuropsikiatrin. Duhet të kenë shumë kujdes, të gjithë doktorët, pasi personat me ankth të axhituar dukshëm të pikëlluar, për shkak edhe të disa ideve derealizimi (normale për gjendjen) mund të përngjajnë fare lehtë me të sëmurët nga psikoza që manifestojnë delir, pra, deluzione. Është ky një gabim jo i rrallë i mjekëve të urgjencës sidomos nëpër provinca, porse është e rëndë ta themi se kjo ka ndodhur edhe me ndonjë psikiatër. Edhe një infermier me përvojë mund ta kuptojë se shumica e tyre shërohen vetëm duke ardhur në urgjencë e nuk ka nevojë për barna të tilla si për shembull, deri edhe rispolept apo alanzapinë, të cilat edhe për të sëmuret me psikoza jepen duke u menduar pak si mirë, për shkak të efekteve anësore që kanë. Disa të ashtuquajtur doktorë besojnë se e shëruan pacientin duke e vënë në gjumë, pa ia sqaruar aspak gjendjen se ai nuk quhet pacient, se nuk është aspak i sëmurë dhe se nuk ka nevojë as të vijë në urgjencë, sepse ia ka zënë vendin ndonjë tjetri i cili do të kishte nevojë për këtë lloj shërbimi. Këto lloj mjekimesh me lorazepam me injeksion, ai mund t’i bënte edhe në kushtet e shtëpisë duke marrë një loram, një xanax apo edhe një valium dhe mjafton ta qetësojë trurin e të hajë ca ushqim. Madje, neuropsikatri me shumë përvojë, Dr. Abaz Quka, më ka bindur se edhe një xanax (alprazolam) i thërrmuar dhe i vendosur poshtë gjuhës vepron po aq shpejt sa ç’do të vepronte një injeksion me lorazepam apo me serum, që i futin edhe pak glukozë (ushqim).

Përse pra u dashka të bëhet gjithë ajo gurgule, apo se duhet të paraqitet doktori si “shpëtimtar”, kur klienti e ka provuar edhe vetë, me përvojë të mëparshme se kjo gjendje as nuk e ka vrarë e as nuk e ka çmendur, nuk i ka shkaktuar të fikët, jo se nuk ka dashur apo se ka mbijetuar, por sepse nuk ka mundur dhe as nuk do të mund që ta bëjë një gjë të tillë?! Ankthi e paniku janë si ai “qeni i frikshëm” që leh shumë e të tmerron, por nuk të kafshon dot, veçse ai ka një veti: sa më shumë që i trembesh dhe i ikën, aq më shumë të sulet! Për këtë arsye, nga mosnjohja e shkencës, ne psikologet themi se ju jeni si “fajtorë” të pafaj e ndoshta themi: “Zëre se ia keni shkaktuar vetes këto gjëra!”. Se, ja si na thua ti në letër: “je futur në internet dhe ke lexuar për lloj-lloj sëmundjesh mendore me të cilat ti s’ke asnjë lidhje, asnjë punë, ose e vetmja “punë” që ke ti me to është frika ndaj tyre... Gjatë psikoterapisë, ti do të kuptoje se nuk i shkakton frika ato, pra, ato nuk mund të ndodhnin edhe sikur t’i dëshiroje apo t’i paguaje që të vinin.

- Edhe kjo gjë nuk ndodh menjëherë, pasi duhen disa seanca, ca teknika e ca ushtrime derisa të menduarit tënd të kthehet nga fobik, në të menduar realist e shkencor, i menjëhershëm, që do të thotë automatik, duke i zëvendësuar kështu në çaste tërë gjendje të gabuara e disfunksionale te të menduarit. Meqë ti je futur ca si thellë në internet dhe ke “gjetur” aq “gjëra” sa do të trembej edhe vetë interneti, te ti është krijuar një diagnozë që quhet hipokondriazë (frikë e tepruar nga sëmundjet), e shoqëruar edhe me ndjesi apo reagime, edhe me dhimbje fallco, por që quhen sematiforme. Fobia që të krijon interneti ka emrin e vet: saiberkondri dhe është shumë pikëllues sepse të vë në dilemë kudo që je, pasi ti e hap kudo atë, duke dashur që të qetësohesh e ngushëllohesh, por të ndodh e kundërta. Shqetësimet e tua, i dashur mik, duke mos u trajtuar me psikoterapi, janë shtuar. Edhe vetë ti, në fakt, e ke kuptuar se ilaçet nuk i ndryshojnë dot mënyrat e tua të të menduarit, ndaj gjendja e keqe përsëritet. Mos u tremb, se depresioni që buron nga ky ankth nuk quhet depresion patologjik, pra, nuk është sëmundje, pasi vetë ankthi nga i cili buron ai, nuk është sëmundje, porse është vërtet një panik i “poshtër” e pikëllues, sidomos kur buron nga ai që paske ti, nga ankthi i gjeneralizuar. Ankthi i gjeneralizuar ose i përgjithësuar është ca i vështirë, aq sa edhe unë i thinjuri me këto probleme, po ta kisha atë, nuk do ta kaloja aq lehtë, pa më ndi- hmuar një psikolog tjetër, pasi trurit i është bërë si zakon që të gjejë diçka për t’u shqetësuar apo mërzitur pa pushim. Edhe kur punët shkojnë mirë, ai shqetësohet shumë edhe për problemet e së nesërmes dhe kështu, “ha” energji, duke krijuar energji negative.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.