Horoskopi

Intervista - - HOROSKOPI -

Dashi, 21 mars- 19 prill Demi, 20 prill- 20 maj Luani, 23 korrik- 22 gusht

për ju. t gush t-7 gush 1 Ju keni dëshirë të zbaviteni, të dilni me shoqërinë dhe ta merrni jetën ashtu si ju vjen, pa u shqetësuar për përgjegjësitë që keni për momentin. Do të keni kohë të mendoni më vonë. Dashuria është parësore dhe, nëse keni një partner/e, do të tregoheni të dashuruar dhe do ta shfaqni këtë. Nëse jeni beqarë, do të shtoni mundësitë e takimeve duke dalë me shoqërinë. Mbase po shijoni pushimet tani dhe keni të drejtë, sepse në kthim ju presin shumë punë. Do të ndiheni shumë të afërt me prindërit dhe, nëse ata ju kanë propozuar t’i kaloni pushimet së bashku, do të pranoni, sepse keni dëshirë të keni pranë dikë që di të kujdeset për ju. Pse jo? Pastaj, kjo do t’ju bëjë qejfin. Afërdita, Dielli dhe Mërkuri janë në sektorin e familjes dhe do të krijojnë një atmosferë të këndshme në të. Ju keni në mendje disa projekte imobiliare, ndërrim apartamenti, ose ndërrim të vendeve të mobiljeve, por këto punë presin.

Binjakët, 21 maj- 21 qershor

Do të mbështesni një vëlla, apo motër që ka nevojë për ju dhe do t’ia dilni mbanë. Ju dini të dëgjoni të tjerët dhe t’u jepni mendime pozitive. Nuk do ta keni problem të shkëpusni mendjen nga puna nëse jeni me pushime. Marsi është në sektorin e shëndetit dhe ju do të merreni seriozisht me shëndetin tuaj, do të shkoni te doktori nëse është e nevojshme. Në çift do të ndiheni të dashuruar, falë ndihmës së Saturnit, që i bën të thella dhe serioze lidhjet tuaja.

Gaforrja, 22 qershor- 22 korrik

Do ta keni mendjen te llogaritë këtë javë dhe do të merreni seriozisht me bilancet tuaja. Nuk bëhet fjalë të rrezikoni gjatë pushimeve, nuk do të shpenzoni më shumë sesa keni parashikuar, bile më pak, nëse është e mundur. Kjo nuk do t’ju pengojë të kaloni pushime të bukura. Marsi në shenjën e Akrepit vazhdon të forcojë lidhjet tuaja. Përfitoni nga kjo deri më 4 gusht. Kujdes me shpinën, sidomos kur përkuleni. Në çift keni kohë që mendoni për gjëra serioze, familje, shtëpi, fëmijë, etj.

Dielli, Mërkuri dhe Afërdita janë në shenjë dhe java do të jetë e bukur në planin dashuror. Situata në çift do të jetë idilike. Nëse jeni beqarë, do të keni mundësi zgjedhjeje mes disa propozimeve të ndryshme. Megjithatë, do të keni dëshirë të zbaviteni, jo për gjëra shumë serioze. Afërdita ju ndihmon të mos jeni vetëm, me kusht që ta doni diçka të tillë. Ju e mbani nën kontroll buxhetin tuaj. Jupiteri në shenjën e Virgjëreshës ju ndihmon për këtë. Mos harroni të mbroni lëkurën tuaj, pasi e doni shumë diellin.

Virgjëresha, 23 gusht- 22 shtator

Jupiteri dhe Neptuni janë ende në shenjë dhe ju jeni të ndërgjegjshëm për aftësitë tuaja në punë. Nëse keni ambicie, është ende momenti i duhur për të bërë kërkime, apo për të përditësuar CV-në tuaj. Një zhgënjim në planin dashuror, ju acaron. Nëse jeni beqarë, nuk gjeni askënd që t’ju tërheqë. Nëse jeni në çift, do t’ju duket sikur partneri/ja nuk bën aq sa duhet

Peshorja, 23 shtator- 22 tetor

Bëhuni gati për evenimente eksituese në shtator, pra, përpiquni të çlodheni gjatë pushimeve. Mos e fusni veten nën presion; gjithçka do t’ju vijë vetë që prej 10 shtatorit. Nëse jeni në çift, do të keni ide të mira zbavitjeje dhe do të gjeni mënyra për ta vënë në lëvizje partnerin/en. Ju do të merreni mirë me trupin tuaj: Shëndet, bukuri, formë dhe kjo ju pëlqen... Mbrëmjet janë fantastike dhe do të zbaviteni në to. Falë Afërditës, Mërkurit dhe Diellit, do të bëni plot shokë të rinj.

Akrepi, 23 tetor- 22 nëntor

Marsi është gjithmonë në shenjë, kështu që nganjëherë do të jeni në qejf dhe nganjëherë, gjithë nerva. Edhe energjia do të jetë me ulje-ngritje. Përpiquni të merrni magnez për të qetësuar këtë. Epshi juaj është gjithashtu një mënyrë e mirë për të qetësuar nervozitetin tuaj, ashtu si edhe fizkultura. Dilni, lëvizni, merrni ajër të pastër. Ditët janë të gjata, përfitoni nga kjo. Mund t’ju propozojnë disa mundësi profesionale dhe ju keni kohë të reflektoni, por edhe mund të jepni një mendim të favorshëm që tani.

Shigjetari, 23 nëntor- 21 dhjetor

Saturni ju sjell disa ndërlikime këtë javë. Ajo që kërkoni të arrini nuk del ashtu siç e dëshironit ju. Megjithatë, mos u dëshpëroni, më mirë çlodhuni dhe mos mendoni për gjëra shumë serioze tani për tani. Njëkohësisht, doni të merrni vendime që nuk janë të lehta për t’u marrë, sidomos ato në lidhje me punën. Mos u acaroni, duroni, vazhdoni të reflektoni dhe të merrni informacione. Në shtator, situata do të jetë më e qartë.

Bricjapi, 22 dhjetor- 19 janar

Plutoni është në pozicion pozitiv ndaj Jupiterit. Është momenti kur ndieni se mund të bëni përparime mbi një projekt të madh. Jeni në drejtimin e duhur dhe nuk keni nevojë të ndryshoni asgjë. Ju keni zakon të jeni të durueshëm, pra, nuk është diçka e re për ju. Kushtojini kohë vetes, bëni fizkulturë, përgjigjiuni mesazheve të shokëve/qeve, lexoni një libër të mirë, rrini me fëmijët nëse keni. Vazhdoni të bëni përpara duke u përpjekur të relaksoheni dhe jetojeni jetën në maksimum.

Ujori, 20 janar- 19 shkurt

Gjithçka në çift shkon mirë. Lidhja juaj bën përpara, ju jeni dakord mbi subjekte të rëndësishme, pra, mund ta merrni shtruar në gjërat e tjera, sepse janë thjesht detaje. Ju guxoni t’u thoni “jo” disa shokëve/qeve që do të donin t’ju shihnin më shpesh, ose më gjatë, sepse keni dëshirë të kaloni kohë me familjen. Mund t’ju ftojnë në një dasëm dhe kjo do t’ju kënaqë e zbavisë. Për momentin, ndiheni paksa të lodhur, nëse pushimet i keni përpara. Atëherë mos u shqetësoni, por edhe nëse i keni mbaruar, merreni shtruar, derisa të futeni në hulli.

Peshqit, 20 shkurt- 20 mars

Ju do t’i bëni të qarta disa gjëra me partnerin, do t’i shpjegoni shtruar çfarë kërkoni prej tij/saj, çfarë ju bezdis, apo ju kënaq. Kështu, të paktën, ai/ajo do të jetë i/e informuar. Një lidhje miqësore ju shqetëson dhe ju keni ndjesinë e një distance që krijohet mes jush. Flisni hapur, përndryshe do të vazhdoni ta bluani me veten dhe do të vuani. Merruni me shëndetin tuaj, kurrizin dhe sidomos, me lëkurën. Në familje, situata është e relaksuar dhe ju mund të merrni frymë lirisht.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.