Cila është karriera juaj ideale?

Intervista - - HOROSKOPI -

Nuk arrini të gjeni punën ideale, atë për të cilën të ngriheni me dëshirë në mëngjes? Kthehuni nga yjet; ata mund t’ju orientojnë në zgjidhjet tuaja profesionale!

Mbase ju ka ndodhur të pyesni veten: “Çfarë pune do të doja të bëja realisht?”, pa marrë një përgjigje të saktë, por shenja juaj astrologjike mund t’ju ndihmojë të vendosni. Astrologjia ndikon në karakterin, në jetën tonë dashurore dhe në marrëdhëniet me paratë... atëherë, pse jo në karrierë? Dashi, 21 mars-19 mars Dashi është lider në shpirt. Kështu, autoriteti juaj natyral do t’ju bënte një përgjegjës shumë të mirë. Megjithatë juve nuk ju pëlqen shumë të keni dikë mbi kokë. Mos u shqetësoni, ju i arrini shpejt qëllimet tuaja. Për të bërë këtë, është e rëndësishme të keni aftësi komunikuese. Kështu, një ekip pune i mirë mund t’ju ndihmojë të çoni përpara projekte ambicioze.

Karriera ideale për Dashin: Gjithçka që ka lidhje me konkurrencën, si për shembull, një trajner sportiv, drejtues i një ndërmarrjeje të madhe, ose edhe i një ekipi pune. Demi, 20 prill-20 maj Demat njihen për shpirtin e tyre praktik. Kjo cilësi ju bën nëpunës të përkryer, sepse i përshtateni çdo situate. Ju keni aftësinë të jeni në krye të një projekti, por më shumë për të dhënë shembullin tuaj. Puna juaj e zellshme dhe e dedikuar ju bën shumë të vlerësuar, ndërsa ana juaj kokëfortë mund t’ju shkaktojë probleme, sidomos kur mbroni me mish e shpirt një projekt të cilin të tjerët e kundërshtojnë.

Karriera ideale për Demin: Ju bëni pjesë në një nga shenjat më të besueshme dhe punëtore të zodiakut dhe do të bëni përpara në një mjedis ku vlerësohen njerëzit e ndërgjegjshëm. Një punë në bankë do të ishte e pëlqyer për ju, pasi ndiheni mirë në profesionet që kanë lidhje me paratë. Gjithashtu, do të ishte e përshtatshme për ju shitja e objekteve luksoze, e luleve, etj. Binjakët, 21maj-20 qershor Binjakët bëjnë përpara në mjedise stimuluese, me evolucion të shpejtë. Këto janë shanse për t’i parë gjërat ndryshe çdo ditë, pa u lodhur kurrë. Ndërkohë, kjo tregon edhe që ju keni frikë mos mërziteni. Ju rrezikoni të bini në rutinë, nëse nuk keni një listë gjërash të ndryshme për të bërë.

Karriera ideale për Binjakët: Gjithçka që ka nevojë për transmetimin e informacionit dhe që ka të bëjë me subjekte të ndryshme që duhen trajtuar. Mësimi dhe komunikimi janë degët e përkryera për Binjakët. Ju jeni aktivë nga natyra dhe mund të trajtoni shumë subjekte njëkohësisht. Mendoni për shembull për punë të tilla si në shtyp, reklama, etj. Gaforrja, 21 qershor- 21 korrik

Shenja e Gaforres është mjaft tradicionale në punë. Juve ju pëlqen të jepni shembull dhe i pranoni lehtë përgjegjësitë. Ju mund të jeni ndërmjetës kyç në një ndërmarrje. Jeni i lumtur kur jepni këshilla dhe zgjidhni probleme, por jeni të pakënaqur nëse nuk shihni rezultate konkrete në punë.

Karriera ideale për Gaforren: Ju mund të punoni shumë mirë me fëmijët, por jeni edhe punonjës të shkëlqyer për burimet njerëzore, avokatë dhe mësues të mirë. Të vlerësuara janë edhe fushat e mirëqenies dhe të shëndetit, si profesioni i dietologut, apo i nutricionistit.

(Vijon numrin e ardhshëm)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.