Komunikimi sekret Rama-Kokëdhima

Intervista - - HUMOR -

Socialistët janë të shqetësuar për takimin e ish-deputetit Koço Kokëdhima me Ilir Metën e Rexhep Meidanin sepse shohin rrezikun e ndonjë kualicioni të mundshëm mes tyre, i cili do e fundosë PS-në. Për ta qetësuar mikun e tij Edin, Koço Kokëdhima, i shkruan dhe i kërkon të mos shqetësohet nuk ka asnjë rrezik për kualicion. Ai i sqaron se në takimin me Metën dhe Meidanin kanë biseduar vetëm muhabete shoqërore.

Edi, biri im, nuk i gjej dot fjalët për të pëshkruar dashurine pa kushte që kam për ty. Më ke vënë në siklet të madh që mendon se mos bëjmë kualicion me Metën dhe Meidanin. Ai takim ishte takim mes miqsh dhe nuk kemi bërë asnjë muahbet politik.

Unë dhe Meidani kemi lidhur kërthizen bashkë nga miqësia e madhe që kemi. Duke qënë se e kam si motrën time e kam pyetur në atë takim vetëm si i ka ata të shtëpisë dhe në veçanti tezen, më pas nuk kam folur shumë me të sepse ishte i zenë duke ngrenë.

Meta ka qenë me dietë, nuk hëngri shumë dhe me të kam folur më gjatë, por muhabete miqsh kupton. Madje nuk kam fare problem të të them se çfarë muhabetesh bëmë sepse nuk janë ndonjë gjë për të mos u treguar.

Si fillim Meta më foli për 45 minuta për energjinë pozitive që të jep sallata jeshile me kastraveca, sepse ajo ka pak kalori dhe nëse e konsumon i dukesh seksi Majlinda Bregut.

Me pas unë i tregova se kam shkarkuar një aplikacion në telefon me të cilin kap Pokemona. Aty u hodh Meidani dhe shtoi se kishte kapur Pokemona pa fund dhe se argëtonte shumë ajo lojë.

Meta i sugjeroi që kapjen e Pokemonave ta shkrunte në CV kur të kërkonte punë. Meidanit i’u duk shumë interesante si ide dhe mori në telefon gruan për ta lajmëruar se karriera e tij tashmë po dilte në selamet.

Më pas të dy me Metën shkëmbyem adresat falllco dhe i bëmë follow njëritjetrit në Instagram. Meta ndiqte vetëm pjeshka si Iva Aliko dhe Xhesika Ndoji, ndërsa unë i tregova se e përdorja instagramin vetëm për të hedhur foto macesh. Aty i tregova nja dy video ku ishin nja dy mace që po i lanin dhe që ja bënin miauuuuu, miauuu, miauuu, miauuu.

Aty u hodh Rexhep Meidani dhe shtoi se macja e tij ishte më e bukura në planet. Ne i sugjeruam që të merrte pjesë në një konkurs macesh ndërsa atij i’u duk ide interesante dhe mori serish gruan në telefon që ta vinte në dijeni.

Më pas u çuam nga restoranti se Meta kishte vënë ngjalat në zjarr dhe ishte me merak të madh se mos i digjej. Ndërsa unë, ti e di, nuk mund ta lë për asnjë gjë seancën e jogës. Të puth Koço.

Në këto ditë të nxehta i dashur Koço, çdo aksham dal në ballkon, pi raki dhe mendoj për ty. Më kujtohen çastet e embla, puthjet faqe më faqe fjalët e bukura dhe fjalimet që mbaje për mua kur takonim elektoratitn.

Më kujtohet kur të dy u kapën dorë për dore dhe vajtëm prenotuam një dhomë në azilin e pleqve në Vlorë. Ishte dhoma jonë ku mund të kalonim pleqërinë së bashku. Më vinë në mend çastet kur Zaho u bë xheloz për ty dhe qante pa pushim nga frika se mos bashkëjetonim të dy, pastaj presionet e gruas e cila nuk më linte të të takoja.

Më mbushen sytë me lot kur kujtoj zemrat që më dërgoje me mesazh gjatë seancës në Parlament për të më qetësuar nga gjitha shqetësimet e atyre që nuk më linin rehat. Unë nuk dyshoj te besnikëria jote ndaj meje, të gjitha ato që thuhen lart e poshtë për kualicionin e di që janë thashetheme.

Dashuria ndaj njëri-tjetrit është e pakufijshme dhe kam marrë një vendim për të cilin dua miratimin tënd. Kam vendosur të të birësoj. Do flesh te dhoma ngjitur me Zahon. Të puth dritë. Yti Edi

( E- mailet janë marrë nga serveri i Kryeministrisë)

PS. Çdo ngjashmëri me Wikileaksin e vërtetë është e rastit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.