Mirela Kumbaro: Investitorët turq lënë kokën në tepsi për pikturat e Ramës

Intervista - - HUMOR -

Ju e dini që unë Kasoja, jam një person i dhënë jo vetëm pas politikës, por edhe kulturës. Sa mora vesh që drejtori i Teatrit të Operës dhe Baletit dha dorëheqjen, u nisa të merrja në intervistë Ministren e Kulturës, zonjën Mirela Kumbaro. Atë e gjeta në godinën e ministrisë.

Kaso Kosa: -Përshëndetje zonja Kumbaro!

Mirela Kumbaro: -Përshëndetje Kaso!

-S’po më përshëndesni në frengjisht këtë radhë...!

-As që dua t’ja u shoh më bojën atyre.

-Për kë e keni fjalën zonja Ministre?

-Për francezët pra. -Çudi, pasi ju jeni një frankofile e njohur. -E njohur kam qënë, por ma kanë bërë me të pabesë.

-Janë treguar të pabesë me ju?

-Po, pra, Kaso. Dhelpra janë. Vetëm të përfitojnë duan.

- Francezët duan të përfitojnë nga ju...!?

-S’më kanë dhënë asnjë fond, Kaso. Më kanë lënë në të thatë, si i thonë. Kur mora detyrën, më premtuan që do më mdihmonin me projekte bashkëpunimi. Mashtruesit. Më vjen t’i shaj në frëngjisht, por s’e meritojnë të flas në atë gjuhë. Megjithëse është gjuhë e bukur, por ata janë treguar dhelpra me mua. Se mos vetëm me mua.

- Me kë tjetër janë treguar të atillë?

-Edhe me Kryeministrin, zotin Rama ashtu janë treguar ata. Kur ishte zoti Rama në Paris, ata u treguan aq të poshtër sa nuk i hapën atij dyert e ekspozitave. E linin të pikturonte në rrugë. Le atë, por s’i blinin asnjë pikturë.

- Piktorët e mëdhenj shpesh kanë vdekur fukarenj, zonja Kumbaro...

-E drejta vonon, por nuk harron Kaso. Ata s’i blinin asnjë pikturë atëherë. Por ja tek erdhi kjo kohë që zihen si qentë se kush e kush t’ja blejë më parë. Ju kanë ardhur mendtë tani. Por tani s’ka...

-Çfarë s’ka zonja Kumbaro?

-S’ka më piktura badjava. E di ti sa kërkohet një pikturë e zotit Rama?

-300 euro besoj.

-300 mijë euro Kaso.... -Treqind mijë euro një pikturë e zotit Rama?! Po ju nga e dini zonja Ministre?

-Po unë ndaj jam Ministre e Kulturës, o Kaso. Pikturat e Ramës tregojnë talentin e artistëve tanë. Po s’i dita unë shifrat, kush mund t’i dijë tjetër. Unë dhe zoti Arben Ahmetaj i dimë.

- Po zoti Ahmetaj ç’ne, apo meqë kur zoti Rama shet pikturat, i deklaron te tatimet?

- Zoti Ahmetaj ka qënë shpesh herë prezent kur zoti Rama ka shitur pikturat e tij, Kaso.

- Ç’ne, apo kështu ka rënë rasti?

-Sa herë vijnë investitorë të huaj që duan të marrin me konçension diçka nga ne, i pret Beni në zyrë. Pasi bëjnë muhabetet, zoti Ahmetaj ju tregon pikturat e Kryeministrit. Investitorët i pëlqejnë shumë. Blejnë disa të tilla me vlerat që të thashë, e pastaj kalojnë të zyra e zotit Rama ku hidhet firma. Investitorët turq për shembull lënë kokën në tepsi për pikturat e Ramës.

-Pasi i blejnë, ç’bëjnë me ato piktura zonja Kumbaro?

-Ku e di unë ç’bëjnë?! Se mos kam shkuar në Turqi unë. Unë mbeta këtu në Ministri. S’kemi fonde. E shikon që vetëm anën e përparme te godinës së Ministrisë kemi rindërtuar?

-Meqë më kujtuat fondet, zonja Kumbaro. Për mungesë të tyre dha dorëheqjen edhe drejtori i TOB- it.

- Ç’të bëj Kaso! S’kam kokërr leku në arkë. Ato pak që kam i kam për vete. E di ti që artistët e atij institucioni dridhen nga të ftohtit gjatë dimrit dhe...

- E kush e ka fajin për këtë?

- Ku di unë kush e ka fa- jin. Unë di që kur shkova njëherë t’i takoja, po dridhesha edhe unë. Kur ju paraqita, nga të ftohtet nuk ju thashë; Unë jam Mirela, por U ja Mrela”. Paskeni ndruar emrin edhe ju si shumë deputetë, më tha njëri me thumb. Ata artistët tani ma dinë emrin se e kam Mrela. Gjithsesi do i ndihmoj Kaso.

- Shumë mirë do bëni zonja Mrela. Po si?

- Do lëvroj ca lekë për te “Berberi i Seviljes”. Ministria jonë do ju sigurojë lekë të blejnë një brisk, që ta ketë personazhi i berberit. Kaq mundësi kemi. Shkumën dhe të tjerat t’i gjejnë vetë. Fundja ai berberi po qe i zoti, të rruajë pa shkumë. Artistët kanë vite që “po e marrin me shkumë”... Bisedoi me shaka Kaso KOSA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.