Qytetari dixhital denoncon

Intervista - - AKTUALITET -

I nderuar Zoti Berisha, dua të bëj një denoncim të tmerrshëm. Edi Rama më ka ndarë nga burri. Kjo ndodhi pasi një nga këta kandidatët e FRESHVOICE më dërgonte pa pushim mesazhe në Facebook që ta votoja. Qëlloi që ky konkurrenti me emrin Filan Fistëku ishte numri 69 në listën e zgjedhjeve. Burri im kur pa emrin dhe numrin 69 mendoi se mos bëhej fjalë për pozicionin e famshëm të Kamasutrës dhe plasi sherri në shtëpi. Mendoi se mos ja dridhja dhe nuk i dilte e keqja që nuk e kishim bërë asnjëherë bashkë pozicionin 69. “Ti të bësh 69 me Filan Fistëkun e të mos e bësh me mua”, - bërtiste burri. Si përfundim, së shpejti do më divorcojë ndërsa tani më ka përzënë nga shtëpia. Po të dërgoj mesazhin e Filan Fistëkut dhe gjykojeni vetë është apo nuk është lypje kjo?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.