10 batuta për 10

Intervista - - AKTUALITET -

Një nga lajmet e bujshme këtë javë ishte publikimi nga Bledi Mane i fotove qe tregonin jetën luksoze të vajzes së kryeprokurorit Llalla. Pikërisht për këtë ngjarje, 10 pyetjet, këtë javëe, ja bëmë Bledi Manes...

- Thonë se një hap e ndan trimërinë nga çmenduria. Më duket se me shkrimet e fundit e ke kaluar këtë hap, apo jo?

-Më fal që po bëhem pak krahinist, por më lër ta them se unë ndjehem rehat dhe krenar me origjinën time. I lindur në Frashër, I rritur në Përmet, I arsimuar në Përmet, Londër dhe Tiranë, patjetër, që të gjitha këto ngjizen së bashku dhe nuk të trashin muskujt, por të hollojnë trurin.

- U shkruajt ne shtyp se pas artikullit për jetën lluksoze të kryeprokurorit Lalla, ke patur kërcënime. Mund të na thuash konkretisht se si të kërcënuan?

- Ka pasur një dyndje kërcënimesh sasiore dhe cilësore. Cilësoret ishin në pakicë...

- Shkruajte në Facebook se “U dhje burrëria / vetëm flasin,nuk vinë të të vrasin!” Kaq qejf ke të tëvrasin, apo je i sigurt se shqiptarët nuk të vrasin?

-Kërcënimi më i madh që I bëhet një gazetari në Shqipëri, është blerja e tij. Çmimet janë rritur në mënyrë drastike.

- Përse shqiptarët?

të vrasin

-Çdo vrasje në Shqipëri ka të bëjë me paranë. Shqipëtarët të vrasin vetëm për para. Edhe ato vrasje që, gjasme, në thelb kanë nderin, pas saj fshihet një pisllëk: kurva nuk ka marrë hakun e merituar nga tutori!

- Mirë, e morrëm vesh se ti nuk ke frikë se shqiptarët nuk të vriskan për një artikull ne media, por këta fëmijë pushtetarësh e pushtetarë nuk kanë frikë kur reklamojne pasuritë se një ditë do t’u kërkohet llogari? Apo mendojnë se kjo ditë nuk do të vijë?

-Kjo është e keqja jonë më e madhe. Zengjinët tanë të rinj, përveç se janë hajdutë pa norma e pa iman, kanë një lloj arrogance e tangërllëku që i nxjerr zbuluar në mos sot, nesër. E thënë shkurt e shkoqur: aristokraci e shkërdhyer!!!

- Je marrë shpesh me vajzen e djalin e Berishës, djalin e Meidanit, vajzën e Llallës, djalin e Fullanit etj. Ka njerëz që thonë “Pse merresh me fëmijët, merru me baballarët”. Si do t’u përgjigjesh atyre?

- Prindërit e njohin budallallikun e tyre dhe nuk shfaqen dendur nëpër rrjete sociale. Ndërsa fëmijët, budallenjtë e budallallenjëve, përveç se hapen bythësh rrugëve të Bllokut, hapen bythësh edhe nëpër instagram e facebook. E keqja është se këtu lënë gjurmë...

- E përmend shpesh burgun që ke bërë. Ç’gjë të ka mesuar burgu të cilën e mban parasysh?

-Burgu është universiteti i dytë që të mëson dallaveret, intrigat, të kalit nervat e të jep zemër.

- Në rrjetet sociale njerëzit të sulmojne sepse ti nuk kritikon Edi Ramën e madje të quajnë si “arma e tij”. Si do i përgjigjeshe kesaj akuza? Nuk ke përse ta kritikosh Edi Ramën, ke frikë nga ai, sepse punon në shtet, apo...?

-Këto 3-vjet që Edi Rama është në pushtet, unë kam botuar 30 artikuj ku sulmoj, jo vetëm Kryeministrin, por edhe disa nga ministrat e tij palaço. Madje shkrimi im i fundit, ka një titull erotik: “Të shkërdhefsha Rilindjen.” Dhe mos përtoni të kërkoni në Google e të lexoni artikujt e mi e ta shikoni nëse jam servil, bukëshkalë, i paguar apo atakues pa doganë. Unë kam 7 vjetë që punoj në administratë, dhe puna ime nuk është dhuratë nga Berisha apo Rama, por dhuratë e aftësive të mia.

- Kur dhe si mund ti mbyllet goja Bledi Manes?

- Është njësoj sikur të pyesësh kur do përfundosh së piri ujë, alkool, së ngrëni bukë, së bëri seks, së lexuari libra, së luajturi basketboll, së udhëtuari, së marri frymë...

- Shquhesh për sarkazmën e fortë dhe humorin e hidhur me politkanët. Në përfundim të pyetjeve mund ta thuash një përkufizim sarkistik për secilin nga 10 personazhet e kësaj jave politike: Bujar Nishani:

Ishte më joshës me mustaqe… Edi Rama: Kryeministri më arrogant që kam njohur… SaliBerisha: E keqja e domosdoshme e opozitarizmit… Lulzim Basha: - Luli, uli, li, i, oiii, oiii, oiii… Ilir Meta: Duhen dy për të kërcyer tango. Adriatik Llalla: Mos ma ngacmoni Tikun këto ditë… Rexhep Mejdani: Kur ishte President fjeti, tani që doli në pension u zgjua… Koço Kokëdhima: Koço të zgjidh punë? Koço të ha munë! Majlinda Bregu: Urgjent frenat e PD-së! Ilir Beqja: Si shëndetësia, ashtu dhe Ilir Beqja vetë, kanë nevojë për doktor…

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.