Ish-i

Intervista - - POEZI -

Ke një brengë dhe unë e di, Po të gjëmojnë veshët, sytë, eh, sytë që kanë parë pa shkak, mëkatin e bukur që mbeti prapë. Tani po shtie ndër mend për keq, kujtimet e mëkateve pa jetë, e ftohtë, e tmerrshme shfaqesh tani, si Ledi Makbeth, si Zonja Bovari. Duket i thellë mendimi i hapur, Mbase i gjatë gjer në robëri. Nga vijnë psherëtimat e largëta? Ngjajnë më të forta se një pa dashuri. Do vijnë e ikin vite e shekuj të rinj, Diçka për herë do kërkosh vazhdimisht, Por në rrugët ku u takuan fatet e para Do pyesësh pa dashje: Ku je Ish-i im? ISIDOR KOTI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.