ÇTfESaTrTë EdiSniT për gjunjtë?

Intervista - - TEST -

1. Bebet lindin pa kupë gjuri:

a. E vërtetë b. Gënjeshtër

2. Sa gjunj kanë qentë:

a. 0 b. 2 c. 4

3. Muskujt e ngurtësuar të kofshëve mund të shkaktojnë dhimbje gjuri:

a. E vërtetë b. Gënjeshtër

4. Nëse gjuri kërcet, atëherë diçka nuk shkon mirë:

a. E vërtetë b. Gënjeshtër

5. Çfarë funksioni luan kupa e gjurit:

a. Mbron gjurin b. Lidh muskujt c. Të dyja së bashku

6. Nëse ju peshoni 70 kg, cila është forca që ushtrohet në gjunj:

a. 70-140 kg b. 140- 270 kg c. 200- 400 kg

7. Në cilin sport përdoret më shumë shprehja “të biesh në gjunj”:

a. Futboll b. Tenis c. Futbollin amerikan

8. Sa kocka ka kyçi i gjurit?

a. 2 b. 4 c. 6

9. Kur doktori godet gjurin me një çekik gome, ai është duke goditur:

a. Tendinat b. Kockën c. Muskulin

10. Shumica e njerëzve që shkojnë tek kirurgu

ortoped kanë probleme me gjurin: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

11. Cili është ushtrimi më i mirë që mund të bëni nëse keni bërë plastikë të gjurit:

a. Skuash (lloj tenisi në vende të mbyllura) b. Biçikleta c. Vrapi

12. Cila nga këto punë shton rrezikun e enjtjes së zonës rrotull kupës së gjurit:

a. Ajo e hidraulikut b. E infermieres c. E pilotit të avionit Përgjigjet 1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Kupa e gjurit formohet kur bebja është në barkun e nënës. Ajo është e përbërë prej kërceje dhe vetëm më vonë bëhet kockë. Për këtë arësye ato nuk duken mirë në radiografi. Kupat e gjurit tek vajzat fillojnë të bëhen kockore kur ato janë afro 3 vjeç, ndërsa tek djemtë, në moshën 4-5 vjeçare.

2. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Vetëm këmbët e pasme të miqve tanë më të mirë kanë gjunj. Ashtu si njerëzit, Fido mund të ketë probleme me gjunjtë. Një qen mund të shqyejë tendinat që mbajnë gjunjtë, duke bërë diçka të thjeshtë, si të kërcejë nga divani, mjafton të bëjë një ulje të gabuar.

3. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Ju mund të ndihmoni në mbrojtjen e gjunjve duke bërë nxemje me ushtrime shtriqjeje dinamike, ose të ecni para se të bëni sport. Nëse muskuli i madh ballor i kofshës është i ngurtësuar, kupa e gjurit shtyhet drejt kockës së kofshës. Muskujt e ngurtë në pjesën e prapme të kofshës i sforcojnë edhe muskujt që ndodhen në pjesën e përparme, gjë që gjithashtu mund të shkaktojë dhimbje.

4. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Gjunjtë tuaj bëjnë zhurmë? Kjo mund të shkaktohet nga shtrëngimi i ligamenteve kur lëvizni, ose mund të jetë zhurma e sipërfaqeve të ashpra që fërkohen me njëra- tjetrin. Nëse ju dhembin gjunjtë kur kërcasin, ose vini re enjtje, ose humbje të funksioneve, duhet të shkoni tek doktori.

5. Përgjigjja e saktë është c-ja.

Kupa e gjurit është një kockë e vogël, e rrumbullaktë, në pjesën ballore të gjurit. Ajo lidh muskujt e kofshës me ato të pulpës. Poshtë kupës ( në fund të kockës së kofshës) ndodhet një lëng rrëshqitës që ndihmon kockat të rrëshqasin me njëra-tjetrin kur lëvizim këmbën. Kur ne përkulim dhe drejtojmë këmbën, kupa e gjurit lëviz lart e poshtë.

6. Përgjigjja e saktë është c-ja.

Gjunjtë janë kyçet më të mëdhenj të trupit dhe ato durojnë shumë më tepër se pesha e tij. Sa herë që ne ecim, forca e ushtruar në gjunj është tre-gjashtë herë më e madhe se pesha jonë. Të qenit mbipeshë shton peshën që mban gjuri. Gratë obeze rrezikojnë katër herë më shumë për të pasur osteoartrit në gjunj, ndërsa burrat obezë afro 5 herë.

7. Përgjigjja e saktë është c-ja.

Të gjitha shprehjet “gjunjëzimi i kuarterbekut ( organizatori i sulmit të skuadrës)”, “formacioni i fitores” dhe “të biesh në gju” i referohen një strategjie në futbollin amerikan. Një trajner mund t’i thotë kuarterbekut të skuadrës fituese të gjunjëzohet për të vonuar lojën, duke shtuar kështu shanset e fitores. Fraza ka edhe kuptime dhe përdorime të tjera. Nganjëherë lojatarët ulin një gju në tokë, si shenjë respekti për një lojtar të dëmtuar.

8. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Kocka e kofshës (femuri), e fyellit (tibia në gjuhën shkencore) dhe e kërcirit (fibula) dhe kupa e gjurit të gjitha bashkohen në pjesën e gjurit. Kupa e gjurit ndodhet në pjesën ballore të gjurit. Ajo qëndron në vend nga tendinat, të cilat janë litarë që lidhin muskujt me kockën, ose me muskuj të tjerë dhe fasha të forta indesh që quhen tendina (ligamente).

9. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Është një ndjesi e çuditshme, doktori godet gjurin tuaj me një çekiç të vogël vogël dhe këmba ngrihet përpjetë sikur të ishte e pavarur. Ky quhet refleksi instinktiv. Goditja me çekiç tërheq tendinën dhe muskulin e lidhur me të në kofshë. Ky refleks është i rëndësishëm, sepse nga ndihmon të mbajmë ekuilibrin.

10. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Problemet me gjurin i mbajnë me punë kirurgët ortopedë. Ata janë shkaku më i zakonshëm që njerëzit operohen nga kockat. Problemet më të zakonshme të gjurin përfshijnë dëmtime të ligamenteve, të njohura si ACL, ose më pak të njohura si MCL dhe PCL. Ndryshimi i beftë i drejtimit dhe hedhja nga një vend i lartë mund të shkaktojnë çarje në ACL. MCL dhe PCL zakonisht shkaktohen nga goditjet në gju.

11. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Doktorët bëjnë më shumë se 600 mijë plastika të gjurit në vit dhe ky numër pritet të shkojë në 3 milionë në vitet 2030. Nëse ju kanë bërë një plastikë të gjurit, duhet t’u qëndroni larg ushtrimeve fiskulturore që lodhin këtë kyç. Evitoni tenisin, skuashin, skinë, vrapin dhe sportet e kontaktit, si regbi dhe bejsboll. Kërcimi, golfi dhe biçikleta në rrugë të drejta janë mundësi të mirë, ashtu si edhe ecja dhe noti.

12. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Fërkimi që ndodh në gju irriton një qeskë të vogël në pjesën ballore të kupës së gjurit. Kur kjo qese majiset, mbushet me një lëng që shkakton enjtjen. Këtë problem mund ta kenë kopshtarët, mundësit, si edhe lojtarët e futbollit amerikan dhe basketbollit. Nëse ju punoni në gjunj, mbani mbrojtëse gjuri dhe ngrihuni shpesh në këmbë për t’u çlodhur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.