Përfitoj pension?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

Zoti Avokat, unë që po ju shkruaj jam Armando nga Tirana por me banim në Gjermani. Kam disa vite qw jetoj në Gjermani dhe i kam plotësuar të gjitha kriteret për të marrë shtetësinw gjermane. Republika Federale Gjermane nuk i lejon dy shtetësi ndaj dhe unë dua të heq shtetësinw shqiptare. A mundet të heq dorë nga shtetësia shqiptare dhe a merret zyra juaj me këtë procedurë?

Përshëndetje zoti Armando, ju falenderoj për letrën dërguar rubrikës “ju pyesni, avokati përgjigjet”! Gjermania, ndryshe nga vendet e tjera të Bashkimit Europian apo dhe shteteve të tjera të cilat nuk janë pjesë e Unionit Europian nuk e lejon dy shtetësin. Pra, marrja e shtetësisë gjermane e bën të detyrueshme heqjen dorë nga shtetësia shqiptare. Ndonëse kohët e fundit është zhvilluar debat i gjerë publik lidhur me ndryshimin e këtij kriteri me ndryshime ligjore. Por, akoma nuk është ndërmarrë një nisëm ligjore nga Kuvendi i Republikës Federale Gjermane. Në këto rrethana, është e pamundur mbajtja e dy shtetësisë, pra marrjen e shtetësisë së Republikës Federale Gjeramane duke patur në të njëjtën kohë edhe shtetësinë e Republikës së Shqipërisë.

Për të kryer procedurën e kërkuar nga ju, pra heqjen e shtetësisë shqiptare, fillimisht duhet të autorizoni një avokat nëse nuk do të jeni prezent për kryerjen e procedurës për heqjen e shtetësisë shqiptare. Rregullimi ligjor për heqjen e shtetësisë e bën ligji nr. 8389 datë 5.8.1998 “Për Shtetësinë Shqiptare”.

Ky ligj përcakton se: Shtetësia shqiptare është një lidhje e qëndrueshme juridike, që shprehet në të drejtat dhe detyrat e ndërsjellta të personit fizik dhe të shtetit shqiptar. Shtetësia shqiptare fitohet, rifitohet, humbet apo lihet në përputhje me dispozitat e këtij ligji, i cili respekton normat e parimet e njohura të së drejtës ndërkombëtare në fushën e shtetësisë të pranuara nga Republika e Shqipërisë.

Askujt nuk mund t’i hiqet arbitrarisht shtetësia shqiptare. Çdo shtetas shqiptar ka të drejtë të heqë dorë nga shtetësia shqiptare me kusht që të ketë një shtetësi tjetër, të ketë

Kam qenë emigrant me banim në Torino të Italisë me dokumenta të rregullta dhe jam kthyer në Shqipëri. Nuk kam ndërmend që të kthehem përsëri, sepse mbeta i papunë. Në Itali gjithsej kam 11 vite me sigurime. Jam i interesuar të informohem; a mund të më kthehen paratë që kam derdhur për sigurimet shoqërore ? Nga këto derdhje a mund të përfitoj pension kur të plotësoj moshën ?

I nderuar letërshkrues, para hyrjes në fuqi të ligjit Bossi - Fini, emigrantëve shqiptarë të riatdhesuar dhe të gjithë ekstrakomunitarëve që kishin punuar në Itali me dokumentacion të rregullt, u kthehesh e gjithë shuma e kontributeve të paguara, duke shlyer në këtë mënyrëdetyrimineshtetititalinkundrejtkëtyre personave.

Me miratimin dhe hyrjen në fuqi të Ligjit Bossi- Fini, ndryshoidhetrajtimiiemigrantëve të riatdhesuar, tani jo më me kthimin e shumës së kontributeve të paguara, por në disa favore për përfitimin e pensioneve të pleqërisë dhe familiare.

Nërastriatdhesimipërfundimtar, punonjësi ekstrakomunitar me kontratë të ndryshme nga ajo sezonale, gëzon të drejtën për përfitimin nga sigurimet shoqërore, të maturuar në Itali dhe përfiton të tilla të drejta, edhe kurnukekzistonnjëmarrëveshjereciprokemevendineorigjinës ( bazuar në Ligjin Bossi – Fini, 18 paragrafi 13 i Ligjit 30 korrik 2002).

Në këtë mënyrë për të përfituar pension do të duhet të paraqisni këto dokumenta:

- vërtetim nga njësia vendore e pushtetit lokal të zonës, ku të përmbajë datën e saktë të hyrjes përfundimtare në atdhe si dhe adresën aktuale të tij.

- fotokopje të pasaportës, duke përfshirë dhe faqen ku ndodhet vula e fundit e kthimit në Shqipëri.

- vërtetim nga organet kompetente ( drejtoritë e tatimeve), në atdhe që kanë ndërprerë aktivitetin e punës.

-dokumenti i çrregjistrimit nga komuna ku emigranti ka qenë banues në Itali.

Për përfitimin e pensioneve të pleqërisë, duhet të dallojmë dy raste, sipas së cilëve, pensioni llogaritet me sistemin kontributiv, apo me sistemin retributiv ( me pagat). Për punonjësit ekstrakomunitarë, të punësuar mbas 1 janarit 1996, mund të përfshihen për pension pleqërie në rast riatdhesimi, të llogaritura me sistemin kontributiv, me plotësimin e 66 viteve e 7 muaj ( është bërë shtesa me koeficientin e jetëgjatësisë), edhe nëse nuk kanë plotësuar kërkesat e parashikuara, pra edhe nëse nuk kanë plotësuar 20 vite kontribute. Kjo kategori emigrantësh mund të përfitojë pension Italian edhe kur ka një vjetërsi kontributive, jo më pak se pesë vite. Ndërsapërataqëjanërregjistruardhekanëpaguar kontribute para datës 01.01.1996, është e domosdoshme të kenë një vjetërsi kontributive prej jo më pak 20 vitesh. Për të bërë aplikimin mund të përdorni : • Web nëpërmjet portalit të Institutit, www.inps.it servizi On-line – Servizi per il cittadino - Telefon - duke kërkuar Qendrën e Kontaktit të integruar në numrin 803164 falas,ose nga një numër celular nga 06.164.164, i autorizuar për të marrë pretendimet për përfitime dhe shërbime dhe për të përmbushur nevojat e atyre që nuk kanë aftësitë e nevojshme apo mundësi për ndërveprim me INPS nëpërmjet kompjuterit;

Institucionet dhe ndërmjetësuesit e autorizuar, si Patronatet, të cilat ofrojnë për qytetarëve shërbimet e nevojshme telematike, falas.PatronatiINASALBANIA, përemigrantëtqëpërmbushin kushtet e mësipërme, ofron aisistencë dhe ndihmë për të gjitha proçedurat, PAASNJE PAGESE. Naim Balluku, Zv. President, përfaqësues i degës INAS për Shqipërinë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.