Si mund të heq shtetësinë shqiptare?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

fituar një shtetësi tjetër apo t’i jetë garantuar nga organet kompetente të shtetit të huaj dhënia e një shtetësie tjetër. Fitimi dhe rifitimi i shtetësisë shqiptare, si dhe heqja dorë prej saj, nga të miturit bëhet me miratimin e prindërve. Çdo ndryshim në shtetësinë e të miturve, të moshës 14-18 vjeç, bëhet duke marrë edhe pëlqimin e fëmijës. Kërkesa për fitimin, rifitimin ose heqjen dorë nga shtetësia shqiptare paraqitet në organet e Ministrisë së Rendit Publik të vendbanimit të personit ose, në rast se personi banon jashtë shtetit, në përfaqësitë diplomatike ose konsullore të Republikës së Shqipërisë jashtë shtetit e shoqëruar me dokumentet e kërkuara. Në rast se dokumentet e nevojshme nuk janë të plota, organet kompetente, brenda një muaji, i’a kthejnë kërkuesit për plotësime të mëtejshme. Ministria e Rendit Publik brenda 6 muajve nga dita e paraqitjes së kërkesës së individit, në bazë të kushteve të përcaktuara në ketë ligj për fitimin, rifitimin ose humbjen e shtetësisë shqiptare, vendos për paraqitjen ose jo të kërkesës për fitimin, rifitimin ose humbjen e shtetësist pranë Presidentit të Republikës. Kërkesa e Ministrisë së Rendit Publik shoqërohet me dosjen e plotë individuale te kërkuesit. Vendimi për bërjen ose jo të kërkesës nga ana e Ministrisë së Rendit Publik i bëhet e njohur subjekteve të interesuara, të cilat, në rast se nuk jane dakord me përmbajtjen e tij, mund të ngrenë padi në gjykaten e rrethit Tiranë.

Presidenti i Republikts, brenda 3 muajve nga paraqitja e kërkesës së Ministrisë së Rendit Publik, nxjerr dekretin përkatës. Në rast se kërkesa nuk është e plotë, materiali i kthehet për t’u plotësuar Ministrisë së Rendit Publik brenda 1 muaji nga dita e paraqitjes.

Kopje e dekretit për fitimin ose humbjen e shtetësisë shqiptare u dërgohet Ministrisë së Rendit Publik dhe Ministrisë së Drejtësisë për të bërë veprimet e duhura. Dekreti botohet në Fletoren Zyrtare.

Personit që ka fituar shtetësinë shqiptare i jepet dokumenti përkatës, ndërsa atij që e ka humbur shtetësinë shqiptare i jepet një dokument identifikimi i përkohshëm.

Në përfundim të këtij arsyetimi, nëse ju i plotësoni të gjitha kërkesat për të fituar shtetësin gjermane, mund të autorizoni një avokat për të ndjekur procedurat për heqjen dorë nga shtetësia shqiptare. Studio Ligjore “Duraj” përveç trajtimit të rasteve të tjera, është e specializuar për kryerjen e procedurave ligjore për të cilat ju jeni i interesuar. Për më shumë informacion mund të kontaktoni me e-mailin tonë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.