Komunikimi sekret Rama-Fullani

Intervista - - HUMOR -

Plas një tjetër skandal në lidhje me Bankën e Shqipërisë, i ndodhur përsëri në kohën kur Fullani ka qenë guvernator. Banka e Shqipërisë pa vënë në dijeni askënd ka “falur” 4 miljard lekë bankave private.

Shumë njerëz të maxhorancës, të shqetësuar nga ky fakt, po i vënë gishin Fullanit, i cili sapo ka fituar një dëmshpërblim nga gjykata për dënimin e parë. Por Fullani sërish ndihet keq psikologjikisht dhe i shkruan Ramës lidhur me gjendjen e tij ndërsa po e “godasin” sërish. faktin se Banka e Shqipërisë u janë falur 4 miliardë lekë të tjera bankave private. Nuk e kuptoj ku qëndron probemi këtu?! Kjo nuk është për ta bërë kaq bujë, se nuk bën robi si gore për 4 miliardë. Si mund të më fusin mua në stres për dy lekë të qelbura…

Ato lekë kanë vajtur në llogarinë e bankave private dhe askush deri tani nuk ka ardhur të më thotë “Bravo të qoftë e ke zemrën e madhe!”. Jo vetëm kaq, por njerëz si Erjon Braçe më sulmojnë. Statusi në Facebook i Erjon Braçes më preku jashtëzakonisht shumë. Jam njeri shumë i ndjeshëm Edi të betohem. Ja, sot, për shembull, hëngra kos dhe m’u bënë ca puçra te këmba. Me që përmenda ushqimet, kur do vish ndonjë ditë për drekë të të gatuaj peshk? Të betohem se e bëj më të mirë se ngjalat e Ilirit…

Po më bini më qafë kot, i dashur Edi, sepse ato lekë nuk janë falur kot, pa qëllim. Ato lekë u falën se doja të testoja nëse Kontrolli i Lartë i Shtetit e bëntë punën tamam, apo jo…

Por Erjon Braçe në vend që të më falenderojë, do që të dënohem përsëri. Kjo më bën të vuaj. Kam vendosur të kërkoj sërish dëmshpërblim për prishje të reputacionit dhe dëm psikologjik. Kam rënë 300 gram nga pesha këto dy vitet e fundit.

Gjithashtu kam hapur një padi për Erjon Braçen i cili, sipas informative, po përgatit një poezi që ta postojë në Facebook me titull “Fullani ç‘ na bëre, ore”.

Me të gjitha këto padrejtësi që po më bëhen, ndëkohë që kam punuar me ndeshmëri për të ardhmen e këtij vendi, unë kam vendosur që të kërkoj azil politik. Do iki të krijoj jetën time nga e para në një vend tjetër dhe do pres që të bëhem guvernator banke diku tjetër. I nderuar Fullani. Jemi turpëruar fare me ty këto ditë. Kur morrëm vesh që ashtu si pa ndjerë kanë ikur nga Banka e Shqipërisë 4 miliardë lekë në dobi të bankave private, e kuptuam që ti je për të të hequr kapelen. Si qeveri jemi shqetësuar shumë dhe po vrasim mendjen që të mos të të zërë sërish stresi. Ky është në fakt shqetësimi më i madh që kemi për momentin: se mos të zerë përsëri depresioni dhe na kërkon dëmshpërblim.

Të lutem relaksohu dhe mos hap televizionin të shikosh lajme sepse je shumë i rrezikuar nga fjalët e liga.

Ndaj Erjon Braces ne do ndërmarim masa të repta. Por nëse do, e ke lejen ta paditësh se të ka shaktuar stres nga statuset që bën në Facebook. Padite dhe kërkoi dëmshpërblim se ai ta paguan.

Ai mund të marri një kredi të cilën mund ta lajë brenda këtyre 300 shekujve të ardhshëm pa problem fare me rrogën e tij të deputetit.

Ne do marrim masa edhe më të rrepta ndaj atyre që do duan të të bien më qafë.

5 vjet burg kush të bie ty në qafë dhe 7 deri në 8 vite burg, kush thotë që zhdukja e parave ka ndodhur në kohën që ti kë qënë guvenator.

Nëse do të bëhesh guvernator diku jashtë, bëhu në Gjermani se atyre mezi u mbarojnë lekët dhe e ke më të vështirë t’i falimentosh.

Unë e vlerësoj zemrën tënde të bardhë dhe e kuptoj mirë pse ja u ke falur ato 4 miliardë bankave private. Jepi forcaaa… Me pak përpjekje mund të falimentosh edhe ndonjë shtet tjetër.

( E- mailet janë marrë nga serveri i Kryeministrisë)

PS. Çdo ngjashmëri me Wikileaksin e vërtetë është e rastit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.