Toni Bler: Arësyeja e vërtetë e ardhjes në Shqipëri

Intervista - - HUMOR -

I dashur zoti Rama. Qëllimi i kësaj letre është që të mbledhësh pak Erjon Braçen. Pas stresit që kalova nga heqja nga posti i guvernatorit të bankës këto ditë po kaloj një tjetër fazë depresioni. Kjo për shkak të zhurmës që po bëhet për

Këtë javë isha në Dhërmi dhe aty mora vesh që kishte ardhur Tony Bler. Përfitova nga rasti t’i marr një intervistë pasi ishte shumë e kollajshme me thjeshtësinë që e karakterizon. Prita sa doli nga deti dhe ju prezantova. U habita që më njohu…

Kaso Kosa: Po përflitet goxha për sa i përket ardhjes suaj në Shqipëri. Në disa media thuhet se ju keni ardhur për hashash. Ose më saktë do jepni këshilla Kryeministrit Rama dhe do paguheni me hashash, jo me lekë në dorë. A është e vërtetë kjo gjë?

Toni Bler: - Këto janë thjesht spekullime. Unë këshilla Edit i kam dhënë, por as lekë në dorë dhe as hashash nuk kam marrë sepse tani në rradhë të parë nuk është periudha e korrjes dhe në rradhë të dytë me Edin jemi miq. U kënaqa një javë me të. Nesër nisem. Me vete për në Angli nuk kam asnjë gram hashash, por kam marrë byrek me qepë e me domate për ta ngrënë rrugës, dhe trahana për të shtyrë dimrin se është kriza përpara dhe duhet t’i bëjmë parapritë. - Pra, erdhët këtu për të takuar Edin…? - Në fakt, unë nuk kam ardhur këtu vetëm për të takuar miq. Kam pasur edhe disa probleme të tjera për të zgjidhur …

- Çfarë problemesh mund të zgjidhë në Shqipëri një personalitet si puna juaj?

- Siç e dinë të gjithë, unë kam një gjyq në Angli dhe kam nevojë për ndihmën e ekspertëve. Arsyeja parësore për të cilën kam ardhur është që t’i marr një mendje për gjyqin tim Spartak Ngjelës.

- Si ndiheni tani që morrët mendjen e Ngjelës? A u zgjidhi sadopak punë?

- Normalisht që më zgjidhi shumë punë. Ju nuk e keni idenë se çfarë xhevairi keni. Fama e tij ka marrë dhenë. Në Londër është po aq i famshëm sa dhe në Kombinat dhe në Bathore. Për Ngjelën interesohen personalitete të ndryshëm të botës që shpesh inkonjito vijnë në Shqipëri për të zgjidhur hallet edhe problemet e tyre me ligjin.

- Le të ndalemi pak te koha që keni kaluar në plazh me mikun tuaj Edin. Çfarë mbresash ju keni nga koha që kaluat me të?

- Po e përmbledh me pak fjalë. Unë bëra shumë qejf, Edi më bëri një foto për Facebok të cilën e postoi. Unë u futa nga adresa ime fallco që ma hapi Edi dhe i bëra “like”. Isha hera e parë që bëja “like” në Facebook një foto.

- Dua të të pyes pak më në detaje për hashashin. Ju do të pranonit hashash nëse do ju jepnin? - Nëse është si ai “hollandezi” , që qarkullon vetëm në festat e veçanta, do e pija me gjithë qejf një të shtunë ose të dielë. - Dakord, hollandezi dihet që është me nam, por edhe ky i yni, nuk mbetet prapa… - E di, e di. Nuk e keni te keq, as ju, madje, para se të dëgjoja emrin Shqipëri, unë kam dëgjuar emrin Lazarat. Ndaj vizitova Shqipërinë. - E keni provuar domthënë… - Po, e kam provuar shpesh kur kam ardhur këtu. Madje pas çdo vakti ushqimi, që të më shtohej oreksi. Ju shqiptarët e keni zakon që t’i mbushni tavolinat plot kur ulesh për të ngrenë, ndaj dhe unë, nga që nuk doja të ofendoja njeri, ndizja ndonëj teke para çdo vakti. - Pra, ju keni pirë edhe para drekave me Ramën? - Patjetër që po. Aty madje e kam këshilluar me idetë më brilante Ramën. -Çfarë idesh i keni dhënë? -I kam thënë që në radhë të parë të punësojë sa më shumë administratorë te faqja e tij në Facebook që të mos i lodhet Endri Fuga. Fotot që nxjerr në Facebook t’i publikojë disa herë që të mos mbetet njeri në këmbë pa e marë vesh që qeveria po punon. Dhe duhet të mundohet që të zgjidhë shumicën e halleve të mëdha që ka në Facebook.

- E dini që Lazarati është fshirë nga harta e kultivimit të hashashit?

- E di dhe madje nuk jam ndjerë mirë kur mora vesh për zhdukjen e tij. Unë jam ambjentalist i lindur dhe nuk mund të lejoj që gjithë ajo bimësi të digjet. Me gjithë atë hashash që ka patur Lazarati nëse do ishte djegur në mënyrë të planifikuar, do ishte bërë dru treçereku i Ballkanit. Por te ju i dogji policia dhe morra vesh që policët që muarrën pjesë në atë aksion të gjithë përfunduan në spital… Ata e asgjësuan që të mos bëheshin dru njerzit jo që t’i bënin njerëzit dru me duart e veta.

- E shoh që jeni kundër asgjësimit të kanabisit të Lazaratit. Si do ta këshillonit Edi Ramën, ç‘ duhej të bënte ai?

- Gjëja e parë që do bëja unë , ishte që do kontaktoja Sazan Gurin dhe do vinim të shikonin gjendjen. Me dashurinë e një ambjentalsiti do mundoheshim të shpëtonim ç‘ishte e mundur nga bimët të cilat nuk ishin rritur ende. Imagjino të shpëtosh nga vdekja një jetë të gjallë. Çfarë xhesti human!

- Po ju keni një gjyq në Angli ku akuzoheni se e keni shtyrë pa të drejtë luftën në Irak ku u vranë dhjetra mijëra irakenë. Kur nuk ju erdhi keq për njerzit, si mund t’ju vije keq për bimët?

- Unë doja të shpëtoja botën dhe gjyqi ndaj meje nuk është i drejtë. Këtë ma tha edhe avokat Ngjela. Unë nuk vras dot një milingonë që shkon në shtëpinë e saj pas pune dhe jo më qindra njerëz.

Ika tani, Kaso, se po më thërresin për drekë. M’i kanë bërë gati edhe ato… Bisedoi me shaka Kaso KOSA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.