Me zotin Eduard Ndocaj, Kryetari i Frontit Demokristian Shqiptar dhe zëvendëskryetar i Partisë Demokristiane Shqiptare

Intervista - - AKTUALITET -

- Kohët e fundit je treguar shumë i ashpër në media dhe rrjetet sociale me Ilir Metën, kryetarin e Parlamentit. Madje, ke deklaruar se e ke nxjerrë nga Lezha dhe nuk do të heshtësh derisa ta largosh nga politika. Pse kaq inat ndaj tij?

- Jam treguar i ashpër ndaj tij, jo se kam ndonjë problem personal me të. Gjithshka e kam me partinë që ai ka krijuar.

- Pse, çfarë keni me LSI?

- LSI nuk është një parti demokratike, por një sekt monetar që ka sjellë probleme të papara për politikën shqiptare. Ajo që më ka acaruar më shumë ishte një përgjigje foshnjërake që zoti Meta dha në një emision të Fevziut, ku, sipas tij, vetëm ai është i zoti, ndërsa ne, poshtë tij, jemi milingona që ai s’i njeh, po thjesht i shikon, ndërkohë që është e pafalshme që një kryetar parlamenti nuk njeh deputetët e parlamentit...

- Po si lindi sherri mes teje dhe Ilir Metës?

- Dëgjo, nuk kemi paur ndonjë sherr të mirëfilltë, sherr personal. Thjesht, ai është për mua një kundërshtar politik dhe i tillë do të jetë gjithmonë. Jam totalisht kundër mënyrës se si ai bën politikë... Ai mendon se duke injoruar te vegjlit do bëjë përpara. Unë mendoj se jo...

- Pse thua që partia e tij është “sekt monetar”. Çfarë doni të shprehni me këtë figurë?

-

Meta ka ndërtuar një sistem antidemokratik. Demokracia e vërtetë mbështetet në vota, ndërsa “sistemi demokratik” që ka ndërtuar Meta, mbështetet në paranë. Paraja është gjithshka. Me atë blihen vota, me atë blihen vendet e punës. Të gjithë ata që ka emëruar zoti Meta dhe LSI kanë paguar partinë për emërimin. Të gjithë ata, pas emërimit, marrin lekë në mënyrë korruptive nga posti i tyre, lekë që shkojnë përsëri te Partia. Çdo emërim nga LSI është bërë në këtë mënyrë pa asnje meritë dhe profesionalizëm. Unë shoh në qytetin e Lezhës, për shembull, janë emëruar drejtorë me diploma të blera.

- Keni deklaruar se Meta është për burg. Ku e mbështesni këtë akuzë ?

- Këtë e ka deklaruar vete Ai, para ca ditësh, në një intervistë, tha se “do bëj burg unë për të gjithë” dhe për këtë unë e përgëzoj. Dhe gjithë shqiptarët u gëzuan kur dëgjuan këtë. Shqiptarët po e presin ditën kur do e shohin Metën brenda hekurave sikur të ishte dita e Vitit te Ri. Ai është njeriu më i përfolur, i përmendur në çdo skandal, dhe kjo e bën të urryer nga secili qytetar, madje edhe nga anëtarët e ndershëm të LSI. Unë mendoj që Meta duhet të dalë para drejtësisë një sahat e më parë për të dhënë llogari për gjithë akuzat që i bëhen....

- Ju keni deklaruar se SHBA dhe BE duhet të marrin masa ndaj një individi kaq të rrezikshëm dhe jo ta kalojnë në heshtje. Por, siç duket, ata nuk po ju dëgjojnë dhe Metës, jo vetëm që nuk po i hyn asnjë gjemb në këmbë, por vazhdon të mbetet protagonist i jetës politike në vend...

- Edhe faktori ndëkombëtar, ose më saktë ata ndrkombëtarë që kanë punuar në këto vite në Shqipëri, nuk janë “të kulluar”. Shumë prej tyre (Vazhdon ne faqen )

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.