Olgera Lleshaj: Aventurë që duhet provuar!

Intervista - - MUZIKE -

Diell, det, argëtim. Këto fjalë nuk përshkruajnë vetëm stinën e nxehtë, por edhe këtë intervistë të bërë me këngëtaren Olgera Lleshaj. Edhe pse e gjendur në periudhën kur ka një axhendë të ngjeshur me aktivitete muzikore, ajo përsëri gjen kohë për disa ditë pushimi… për të cilat kemi folur më shumë në këtë “bisedë limonadë””.

Mia Buci: Olgera, çfarë kishte të veçantë dita sot?

Olgera Lleshaj: - Sot në resortin ku po kaloja pushimet, kishin organizuar një super koncert live... E shijova pafund!

- Sa herë që mendon për verën, çfarë të vjen menjëherë ndër mend?

- Pushimet ne bregdetin shqiptar...

- Cilën nga këngët e tua e lidh automatikisht me këtë stinë?

-“Rum dhe Parfum”... Është stil kënge që i përshtatet verës më së miri.

- Muzika, apo pushimet janë droga më e mirë?

- Drogën s’e kam provuar, por di të them që muzika është shumë e mirë. (Buzëqesh)

- Të shijojnë më shumë pushimet e paguara si një paketë e vetme me gjithçka të organizuar nga një agjenci udhëtimesh, apo ato të ideuara tërësisht prej teje?

-Të ideuara nga unë ... Sepse në të kundërt, do të më dukeshin monotone dhe unë nuk e dua fare monotoninë.

- Pushime në hotel me 5 yje, në një “guest house” ( shtëpi pritjeje), apo në kamping?

-Të dyja kanë bukurinë e vet, por për çështje komoditeti do të zgjidhja hotelin me 5 yje.

- Si e ke kaluar këtë verë?

-Këtë verë kam qenë më shumë spontane sesa me plan ... Dhe kam bërë pak pushime e pak punë, të alternuara. Destinacionet kanë qenë Turqia dhe Mali i Zi. Dy javë gjithsej. Pjesa tjetër, punë…

- Pushimet më të bukura që ke kaluar ndonjëherë cilat kanë qenë?

-Pushimet janë të gjitha të bukura.

- Preferon detin, apo malin? -Detin. -

Ç’mendim ke për pushimet në një rulot?

Adresa: Rr. “Hoxha Tahsin”, Pall. 60/1, kati 2, Tiranë Përballë “Optika Roma” 200 m mbi sheshin Avni Rustemi Cel. +355 69 40 61 001 / e-mail: albana.lufi@yahoo.com

-E shoh si një aventurë që duhet provuar.

-

Çfarë mban mend nga pushimet si fëmijë me familjen?

- Mbaj mend babain që mundohej të më mësonte notin, por unë, prapë se prapë, nuk e mësova kurrë. (Qesh)

- Tani si e rritur, si i alternon pushimet e kaluara me familjen, shoqërinë dhe të dashurin?

- Pjesa më e madhe e pushimeve mbetet me familjen. Duke qenë se nuk i shoh shpesh, të paktën mundohem që pushimet t’i kaloj me ta

-

Çfarë të pëlqen të hash dhe nuk ngopesh gjatë verës?

-Frutat. - Sa para harxhove në pushimet e verës së kaluar?

- Më mirë s’po flas ... Por mjaftueshëm, sa për t’u kënaqur.

- Të tremb idea e të udhëtuarit vetëm për pushime?

-Unë jam gjatë gjithë vitit në lëvizje, saqe nganjëherë do të doja të qëndroja një kohë pa bërë fare udhëtime. Gjithsesi, adrenalina e të qënurit në lëvizje më mban gjallë dhe më bën njeri më pozitiv.

- Një njohje interesante gjatë verës cila ka qenë, apo do të ishte?

- Me një vajzë nga Kosova që sot e kam mike.

- I ruan shoqëritë e krijuara gjatë pushimeve?

- Vetëm në rastin e mësipërm më ka ndodhur.

- Sipas teje cilat janë gjërat që duhen bërë patjetër gjatë verës?

-E para, përkushtimi ndaj vetes, sepse nxehtësia bën të vetën... Të ushqyerit mirë ...dhe relaks.

-

Është flirtimi pjesë e paketës?

-Jo. - Sa palë kostume banje ke?

-S’i di me numër, por di të them që kam aq shumë sa mund të hap një dyqan me rroba banjo. (Buzëqesh)

- Vaj, apo krem kundra diellit? Me çfarë faktori mbrojtës?

-Të dyja ... Vetëm se unë i përdor mbrapsht. Vendos vaj fillimisht, digjem, pastaj kur ndjej trupin e djegur vendos krem .. Gjë që nuk ua këshilloj të tjerëve... Kjo vlen vetëm për mua.

- Nëse një mashkull aty pranë, të kërkon t’i lyesh kurrizin me krem, tregohesh e sjellshme për ta ndihmuar?

-Nëse ai mashkulli do të ishte i sjellshëm, nuk do të më kërkonte t’i lyeja kurrizin pa më njohur.

- Nëse rri zgjuar vonë netëve të verës, përse do bëje këtë?

- Kur nuk jam e angazhuar me muzikë, rri zgjuar për biseda me njerëz të afërt.

- Preferon pushime të llojit qetësi absolute, telefoni i fikur dhe pushim total, apo të pëlqejnë aktivitetet e ndryshme dhe zgjedh të lëvizësh gjatë kësaj kohe? -E dyta. - Lexon në plazh, çfarë kryesisht?

- Këtë verë nuk kam lexuar, të them të vërtetën, sepse kam pushuar për një kohë të shkurtër dhe më pëlqen që kur ta nis një libër ta mbaroj. Më pëlqejnë kryesisht romanet.

- Nëse në këtë moment mbyll sytë dhe i lë rrugë të lirë fantazisë, ku të çon imagjinata për pushime? -Në Karaibe. - Në sa shtete ke qenë për pushime deri tani?

- Të pëlqen t’i rikthehesh të njëjtit vend apo çdo herë kërkon të ikësh në një vend ndryshe?

-Kërkoj gjithmonë gjëra të reja.

- Na trego një situatë me humor që të ka ndodhur gjatë pushimeve…

- Ka qenë një situatë e lezetshme… Më pëlqente të ulesha tek shezllonet që nuk ishin të hotelit ku isha unë... Dhe, kur më pyeti njëri nga punëtorët aty, unë i thashë që jam e hotelit tuaj dhe drejtoj dorën që t’i tregoj byzylykun në dorë, duke harruar që në të kisha të shkruar emrin e hotelit ngjitur. Ishte situatë e sikletshme, por e kaluam me të qeshura.

- Preferon të udhëtosh me tren, makinë, avion, target, apo kroçera?

-Për shkak se nuk dua të humb kohën si zgjedhje më e mirë dhe e shpejtë është avioni, por dhe makina më pëlqen shumë.

- Cili është vendi që do t’ua sugjeroje të gjithëve dhe pse? -Spanja më ka pëlqyer. - Cili është vendi ku nuk do të shkoje asnjëherë për pushime? Pse?

-Do përmend Jalin sepse kam qenë më parë... Çmimet janë të larta në krahasim me shërbimin që merr, nuk ka cilësi as në shërbim. Përveç natyrës që është një mrekulli, gjithçka tjetër përreth nuk ia vlen.

- Një miku yt jashtë vendit po planifikon të bëjë pushime në Shqipëri. Çfarë këshillash do t’i jepje ti rreth vendeve që duhet të vizitojë, udhëtimit, të ngrënit, pazareve/ shopping- ut, gjërave që i duhen të marrë me vete nga Shqipëria?

-Edhe pse Shqipëria ka vende fantastike për t’u vizituar, do t’i këshilloja të mos zhgënjehet nga infrastruktura dhe shërbimi. Do t’i sugjeroja një guidë nga Veriu e deri në Jug të Shqipërisë për të njohur pak edhe historinë dhe traditën tonë, si në art, kulturë dhe në gastronomi. Nga Shqipëria do t’i sugjeroja të merrte shpirtin bujar të njerëzve që mbase s’kanë asgjë për të falur, por japin shumë me pozitivitetin që përcjellin.

- Suveniri më i bukur me të cilin je kthyer ndonjëherë nga pushimet?

-Në çdo vend që vizitoj, marr gjithmonë diçka sado e vogël qoftë. Por për mua, suveniret më të mira janë kujtimet e bukura pranë njerëzve që i do me zemër. Ato nuk ikin kurrë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.