Tëinvestoshpërmodën,siSaimiri

Intervista - - FACEBOOK I VIPAVE -

Saimir Meçe, është një emër jo pak i njohur në industrinë e modës, shqiptare dhe jashtë saj. nëse dëgjon me vëmendje për të, në këtë përfundim mund të arrij kushdo. Ai ka kërkuar gjithmonë më të mirën për veten, e këtë në vende të ndryshme si Greqi, Itali, Spanjë e së fundmi Danimarkë, ku edhe jeton. Puna dhe profesioni e bëjnë që të jetë gjatë gjithë kohës në udhëtime, sa në një vend në një tjetër, megjithatë në zemrën e tij mbetet gjithmonë Shqipëria. Ai bën kaq shumë gjëra sa është vështirë të vësh kufirin mes njërës fushë dhe tjetrës ku lëvron Saimir. Duke nisur nga eventet e bukurisë, vlerësimet për modën, përgjegjësia në fushën financiare, vëmendja ndaj fëmijëve jetimë e shumë e shumë të tjera. Ai po punon për të sjellë disa investime të tijat në Shqipëri por edhe më një mikeshën e tij dhe përkatësisht kushërirën në Turqi për të sjellë një linjë për veshjet femërore. Ajo që Saimirit, nuk i pëlqen nga Shqipëria është se mungesa e korrektesisë bën që në disajnë dhe modë mos ketë investime. Urojmë që gjërat të ndryshojnë, për mirë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.