Mihrije Braha: Nuk ka ditë që mos më pyesin...

Intervista - - FACEBOOK I VIPAVE -

Fabjola Kuburi: - Mihrije , edhe ti ashtu si këngëtarët e tjerë, i dhurove kësaj vere këngën tënde me titull “Sa vjet i kom” në të cilën vjen ndryshe nga këngët e tjera. Çfarë u mundove të sjellësh ndryshe këtë herë?

Mihrije Braha:-

E solla një këngë ndryshe, moderne, shumë verore dhe mendoj që ia kam arrit qëllimit. Për mua, është njëra ndër këngët më të mira në karrierën time duke qenë se kështu janë edhe komentet të cilat kanë qenë të shumta dhe ky fakt më gëzon shumë.

- Është e kotë të them e rithem që koha për ty

ka ndalur...!

- Kështu më thonë të gjithë dhe gjithmonë e marr si kompliment dhe më bën të ndjehem mirë, madje teksti i këngës brenda e ka këtë realitet, sepse s’ka ditë që njerëzit mos më pyesin “sa vjet i ke, sepse koha për ty ka ndaluar?”

- Edhe në klipin që e shoqëron këtë këngë shohim një Mihrije shumë sensuale dhe të buzëqeshur. Është efekti i stinës së verës, apo.. ?

- Kështu jam edhe në realitet, gjithmonë rrezatoj pozitivitet, por edhe ritmi i këngës më bëri të ndjehem shumë e lumtur.

- A je mjaftueshëm e lumtur me atë që ke arritur deri tani, apo ka gjithmonë diçka që do të duhej të ishte bërë?

- E lumtur, po deri në maksimum për sukseset dhe arritjet e mija. Po e mbaj nivelin e ndërtuar ndër vite, pa problem fare. Jam shumë e lumtur me karrierën dhe imazhin tim.

- Ka ndonjë gjë që të pëlqen po aq sa muzika?

- Po kur arrij të bëj vepër bamirësie, më besoni, ndjehem e lumtur për veprat e mira që i bëj.

- Cili është misioni që

një këngë ka për ty?

- Sigurisht që fabula, të shkojë në vendin e duhur.

- Në punë, ndihesh e rrethuar nga njerëz të mirë apo nga inate, bërryla dhe xhelozi?

- Me njerëzit që punoj i zgjedh vetë dhe gjithçka është në rregull, ndërsa për sa i përket pjesës tjetër nuk i regjistroj as i llogaris fare.

- Në gjykimin tënd, cila është kënga që dallon mes shumë të tjerash, që e zotëron këtë sezon veror?

- S’e kam idenë se çfarë ndodh me të tjerët, sepse aq shumë impenjime kam sa që s’arrij mjaftueshëm të fle gjumë...

- Çfarë temperamenti të karakterizon?

- Në realitet jam tip i qetë, por jam profesioniste e përpiktë dhe e saktë.

- Me kalimin e viteve, çfarë ndodh me Mihrijen?

- Nuk e di, por shpresoj dhe besoj që veç une do ta kem fatin ne çfarëdo faze të moshës do të jem shpresoj të jem shembull për femrat.

- Duhet të ketë kënaqësi në finalizimin e çdo pune, tjetër ku e gjen kënaqësinë?

- Po kur kthehem në folenë time, në shtratin tim.

- Ndjenjat që të sjellin bezdi, shqetësim?

- Në fakt nuk është ndjenjë, por më shumë veprim dhe ajo që më bezdis dhe më iriton, është fishkëllima.

- Tani, pasi e ke shijuar suksesin, ku është maksimumi?

- Maksimumin e kam arrit. Kjo është e vërtetë dhe jam e vetëdijshme, por hapin nuk do e ndaloj sepse jeta dhe dashuria e madhe ndaj artit po më tërheqin vetë drejt suksesit të njëpasnjëshëm.

- Përpjekja jotë më e lodhshme?

- Nuk bëj diçka që se dua ose që se pëlqej, domethënë nuk punoj kundër vullnetit dhe dëshirave të mija.

- Minutat më të bukura gjatë një interpretimi?

- Të kënduarit live.

- Si mund të mbijetosh në tregun muzikor sot?

- Vetëm duhet të mundesh dhe të dish të këndosh.(Buzëqesh).

- Tingulli që të pëlqen më shumë?

- Instrumentet frymorë, më japin kënaqsi kur i dëgjoj tingujt e tyre.

- Ai që urren?

- Nuk ka tingull që urrej, përveç ai i shkaktuar nga njerëzit që i mbajnë çelsat në dorë e krijojnë me ta tingujt irritues.

- Emocioni apo arsyeja, kush zë më shumë vend tek ti?

- Arsyeja, më shumë se emocioni.

- Të komunikosh me tinguj, është më e lehtë se të komunikosh me fjalë?

- Të dyja paralel, varet se ku je. Me këngë thuhet shumë, por edhe në intervista e arrin me fjalë/ Njëra pa tjetrën nuk bën.

- Pikat e forta?

- Intelegjenca dhe sinqeriteti.

- Dobësitë e tua?

- Mund të them, hatërmbetja nga njerëzit që i respektoj shumë.

- Pjesa më e bukur e 24-orëshit?

- Kur drekojmë, bashkë me Naimin e Platorin.

- Mendimet që pushtojnë mendjen tënde kur je vetëm me

veten?

- Pushim dhe vetëm pushim, ndërkohë mund të shikoj filma.

- Një gjë që të ka lënë shije të mirë?

- Sukseset e Platorit me shkollën.

- Për çfarë ke patur luftë me veten?

- Vetëm mundohem mos të përsëritem, të jem e njejtë,luftë që mos të më ndalet ora.(Buzëqesh)

- Kur je e lumtur, çfarë pëlqen të bësh?

- Nuk lumturohem deri në pafundësi, e marr gjithmonë normale.

- Ëndrra adoleshencës? jote e

- Kjo qe jam tani e sa vite e famshme...

- Diçka që të prek, të mallëngjen?

- Mungesa e babait tim të ndjerë

- Çfarë konsideron humbje?

- Një njeri që i ka dhuruar zoti aftësi, por që nuk dinë të shprehen.

- Gjëja më e veçantë që të ndodhi këtë verë?

- Takimet me shoqërinë, që na vizitojnë nga e gjithë bota.

- Çfarë do bësh pas intervistës?

- Po pres momentin, të dal në skenë për performancë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.