Zvicra, apo Gjermania

Intervista - - SPORT -

Gjithmonë kur një shqiptar bën një transfertë në një klub tjetër, padyshim sytë e të gjithëve janë drejt tij dhe merr një vëmendje të merituar. Merkatoja e verës na solli ndryshime në skuadër për disa legjionarë, mes të cilëve ishte edhe Naser Alij, mbrojtësi i majtë i kombëtares që bëri një tjetër hap pozitiv në karrierë, pasi u transferua nga skuadra e Bazelit drejt ekipit të Kaiserslauternit. Një ekip që është pjesë e kategorisë së dytë, por aty shqiptari mund të gjejë veten dhe të rritet edhe profesionalisht, pasi i luan të gjitha ndeshjet ndryshe nga sa ndodhte te Bazeli. Në një intervistë për gazetën tonë, 22 vjeçari ka treguar arsyet e kësaj lëvizjeje, përshtatjen në skuadrën e re, por edhe ka folur për ndeshjet eleminatore të botërorit të 2018. Nuk mungojnë në këtë intervistë edhe pyetjet me “spec”.

Eraldo Harlicaj: Guten tag (Mirëdita gjermanisht)

NaserAliji: Mirëdita, më bukur në shqip.

-Çfarë po bën Naser?

-Për momentin po përgatitem për të shkuar në stërvitje.

- Se mos e nxjerr si justifikim për të na shmangur …

-

( Qesh) Jo, jo, pa merak. Jam i gatshëm për ju. - Si po ecën stërvitja me ekipin e ri?

Mendoj se në aspektin personal ka shkuar mjaft mirë, pasi po bëj maksimumin dhe po paraqitem mirë. Në aspektin e ekipit nuk na shkoi shumë mirë ndeshja e parë që zhvilluam për kampionat.

- Pësuat ndonjë humbjë të rëndë?

- Po me Hanoverin. Një ekip shumë i fortë dhe me traditë, por humbën në shtëpinë tonë me rezultatin 04 në ndeshjen hapëse dhe na uli pak moralin.

- Ishit titullar në këtë takim?

- Po kam luajtur për 90minuta të plota në krahun e majtë të mbrojtjes.

- Si u vlerësua përformanca juaj?

- Nuk e kam menduar aspak këtë gjë, pasi ne humbëm me rezultat të thellë dhe normalisht edhe nota e lojës nuk ka qenë e tillë. Ne bëmë një paraqitje të dobët si ekip, pasi kur fitojmë jemi të gjithë bashkë dhe kur humbin mbesim grup. Kjo është një ndër pikat e forta që kam gjetur këtu. Kemi një frymë të mirë bashkëpunimi dhe trajnerët dhe drejtuesit mundohen gjithmonë që ta fusin këtë gjë në skuadër. Në futboll është një ndër çelësat kryesor të triumfit.

- Çfarë ju bindi të transferoheshit në Gjermani te Kaiserslautern?

- Mendoj se kishte ardhur momenti për të provuar një sfidë tjetër, pasi kisha kaluar shumë vite te Bazeli dhe në Zvicër. E dija se duhet të ndërroja mjedis dhe oferta e klubit tim më bindi më shumë.

- A ndikoi fakti se nuk kishit zënë një vend në formacionin e Bazelit?

- Është edhe kjo, pasi jam i ri dhe dua që të luaj sa më shumë. Kam shumë për të mësuar, por edhe për të dhënë dhe mendoj se kam gjetur klubin e duhur.

- Si jeni pritur nga drejtuesit?

- Në mënyrën më të mirë të mundshme. Më kanë mirëpirtur dhe më kanë ndihmuar për gjithçka që kam pasur nevojë. Kam gjetur shpejt rehatinë timë këtu dhe jam ambientuar shumë mirë. Më vjen mirë për lëvizjen që kam bërë.

- Do e bëje sërisht?

- Patjetër.

- Mendoni se ka ndikuar Kombëtarja në këtë transfertë?

- Besoj se pjesëmarrja në “Euro 2016” më ka ngritur edhe në treg, por kombëtarja ka ndikuar më shumë në mbushjen time shpirtërore.

- Ma shpjegon dot?

- Me Shqipërinë kam luajtur në një ndër turnetë më të mëdhenj dhe të rëndësishëm në botë. Jam i kënaqur se kam marrë emocione shumë të mëdha dhe të pakrahasueshme. Di të them se kemi shkruajtur një histori të bukur dhe më bëhet qejfi që jam pjesë e historisë moderne të futbollit shqiptar.

- Eliminatoret e tjera janë në prag, çfarë synoni në to?

- Nuk mund të flasim për diçka kaq madhore, pasi e thatë vetë se në çfarë grupi jemi. Mos të harrojmë se del vetëm vendi i parë direkt nga grupi, ndërsa vendi i dytë shkon në “play- off”. Ne do të përpiqemi për të ja bërë jetën ferr çdo kundërshtari dhe të dhurojmë emocione të bukura për shqiptarët.

- Ju keni një ndeshje emocionale me Maqedoninë në shtator…

-

E vërtetë, pasi jam shqiptar i Maqedonisë nga Kumanova. Do të kem emocione të përziera si në rastin e ndeshjeve me Zvicrën, por pa dyshim që dua ta fitoj takimin dhe ky është qëllimi i vetëm.

- Mendoni se mund të shkojë kjo ndeshje si me Serbinë?

- Jo, me Serbinë nuk ka qenë ndeshje, por “luftë”. Do të jetë një ndeshje e fortë, por vetëm në kufinjtë e fushës dhe këtë i kërkoj dhe tifozëve. Të ruajmë qetësinë dhe të shijojmë spektaklin e bukur të futbollit.

-Më e bukur Zvicra apo Gjermania?

- Të dyja me të veçantat e tyre.

- Me strikt zvicerianët apo gjermanët?

- Gjermanët.

- Më të ftohtë?

- Gjermanët.

- Femrat më të bukura?

- (Qesh) Passs, pyetje tjetër.

- Fansat më të zjarrtë?

- E vështirë. Nuk e di akoma mirë.

- Ju e keni akuzuar se Meta vodhi floririn e Krrabës dhe futi në burg një fshatar me gomar, se ai me Fullanin e kanë vjedhur bankën, se donte të vriste Tom Doshin, se Meta vodhi ÇEZ- in me DIAN , etj etj. A jeni te bindur se këto nuk janë thashetheme? Keni fakte për këto?

- Këto nuk janë thjeshtë akuzat e mia. Këto janë akuza të dala nga PS dhe PD dhe mediat. Kuptohet nga ato media që ai si Al Kapone, nuk ka arritur t’i blejë. Këto janë akuza të përsëritura. Unë thjeshtë po bëj rikujtesën e tyre...

- Pse nuk depozitoni në Prokurori një padi për tërë këto akuza? Apo keni frikë se mos dënoheni si Doshi për dëshmi të rreme?

- Nuk shkoj në Prokurori pa u pastruar kjo nga koka deri tek këmbët. Prokuroria është një institucion i akuzuar shpesh për padrejtësi të mëdha, siç ishte rasti i Tom Doshit, që u gjend i pambrojtur përballë drejtësise së kapur nga

- Dëgjo, në demokracinë tonë politikanët quhen të fuqishëm kur kanë para të zeza, kur të vrasin e eleminojnë fuizikisht. Këta quhen politikanë të fuqishëm në Shqipëri. Forca qëndron në anën e errët të tyre. Ndërkohë që fuqia e një politikani duhet të matet me punën që ai bën për Shqipërinë, apo komunitetin. Forca e një politikani, apo zgjuarsia e tij duhet të matet me faktin sesa e përdor këtë në dobi të popullit e jo për ta zhvatur apo vrarë atë, siç kamë bërë babëzisht në këta 25 vjet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.