Të gjithë u gëzuan kur dëgjuan se Meta do shkojë në burg!

Intervista - - SPORT -

(Vijon nga faqja 3)

janë të korruptuar dhe kanë bashkëpunuar me të korruptuarit shqiptarë. Por mendoj se kësaj here Meta dhë të gjithë ata që janë në listat e të korruptuarve të këtyre 25 vjetëve do të ndëshkohen ashpër dhe s’do të gjejnë strehë në asnjë zyrë ndërkombëtare... Deklarata e Metës, se nuk ka njeri që të më kërcënojë, as nga vendi, as ndërkombëtarët, është shumë e rënde për një lider politik.

- Mendoni se po të ikë Meta gjithshka do të shkojë mbarë në politikën shqiptare?

- Nuk është vetëm Meta. Duhet të provojmë një Shqipëri pa këtë klasë të korruptuar politike. Me largimin e Metës dhe të tjerëve si ai, ky vend do te marrë rrugën e duhur të demokracisë, duke i dhënë fund tranzicionit të turpshëm 25 vjeçar. Meta. Si mund të besosh këtë prokurori kur prokurori duke thyer ligjin dhe kushtetuten takohet çdo ditë me Kryetarin e Parlamentit e mer urdhëra nga ai...?!

- Një pyetje edhe për pasurinë e Metës. Në faqen tuaj të Facebook, e keni quajtur atë sheik, thoni se ka pasuri në Londër etj etj. Si mendoni se është bërë i pasur ai?

- Sipas deklaratës së tij për pasurinë, ai është i varfër, s’ka as makinë, por, ngado që shkon, thonë, kjo është e Metës, ajo atje është e Metës, këtu është ortak Iliri, këtë e ka me përqindje Monika etj etj. Pra, ai është shumë i pasur. Dhe kuptohet se nuk është bërë më punë të ndershme, se nuk ka pasur asnjë firmë apo aktivitet privat, siç kam unë, për shembull. Por kjo punë i përket Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Prokurorisë. Por edhe popullit, që duhet te marrë masa nëpërmjet votës së lirë dhe demokratike. Kjo klasë politike e pangopur dhe e babëzitur nuk duhet votuar më!

- Ju e pranoni se Meta është njeri i fuqishëm ekonomikisht, por edhe politikisht. Ku mendoni se e merr fuqinë Ilir Meta, pse është aq i fuqishëm ai, është i aftë e i zgjuar, është njeri i makinacioneve, apo..?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.