11 gjëra që duhet të fshini nga Facebook-u për të mbrojtur privatësinë tuaj

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Me 1.49 miliardë përdorues, Facebook- u është shumë i fuqishëm, gjë që e bën atë të ketë pushtet edhe në jetën tuaj private. Nëse Facebook-u përdor të dhënat tuaja dhe mënyrën se si veproni në të, është mirë të rishihni informacionet që ndani me të tjerët. Nuk ka nevojë vetëm të rregulloni profilin tuaj, por duhet të bëni edhe gjëra të tjera për të mbrojtur privatësinë tuaj.

1. Numrin e telefonit

Mos vini numrin tuaj të telefonit në faqen tuaj të Facebook-ut, edhe nëse ju nxisin ta bëni këtë. Nëse ju e vini dhe e mbani të fshehur, përsëri mund ta përdorin. Për më tepër mund edhe t’ju bezdisin (stalkers).

2. Ditëlindjen

Ditëlindja është pjesë e pazëllit që mashtruesit mund ta përdorin për t’u futur në të dhënat tuaja personale dhe llogarinë tuaj bankare. Mos e vini atë në Facebook, ose do të rrezikoni të humbisni paratë pasi ata të kenë gjetur emrin (shumë e thjeshtë) dhe adresën tuaj.

3. Mbani vetëm miq realë

Robin Danbar, një profesor psikologjie në Oksford, ka thënë se njerëzit mund të kenë vetëm 150 marëdhënie të qëndrueshme njëkohësisht. Ai studioi 3375 përdorues të Facebook-ut dhe gjeti se nga miqtë e tyre. 4.1 shiheshin si të besueshëm dhe 13.6 tregonin simpati gjatë një “krize emocionale”. Kijeni parasysh këtë, spastrojeni faqen tuaj nga miqtë e rremë dhe mbani njerëzit që njihni dhe tek të cilët keni besim.

i

4. Statusi marëdhënieve personale

Një herë e një kohë asnjë lidhje nuk ishte reale derisa konfirmohej në Facebook, por në ditët tona është mirë t’i mbash ndjenjat dashurore për vete. Njerëzit e kanë vënë re tashmë se si shfaqen shpesh reklamat që promovojnë fustanet e dasmave si edhe evenimentet dhe festat e ndryshme në mediat shoqërore. Ruajini këto informacione vetëm për miqtë tuaj.

5. Detaje të kartave të kreditit

Nuk ka nevojë të shpjegojnë pse kjo nuk është kurrë një ide e mirë.

6. Shefin

Kjo duhet të jetë pak a shumë e qartë, por të kesh mik në Facebook shefin ose drejtorin ka disa të këqija. Kështu ai do të mund të shohë kur dilni me shoqërinë, ose çdo ndërveprim, apo status të sikletshëm që postoni. Është mirë të relaksoheni dhe zbaviteni, por kur të gjithë kolegët e punës janë miqtë tuaj në faqe, atëherë është mirë të thoni sa më pak gjëra për të evituar ndjerjen në siklet. Ka shumë raste kur intervistat për punë kanë shkuar keq pasi një intervistues ose drejtor ka hedhur një sy në profilin e kandidatit të mundshëm. Përveç kësaj, evitoni ankesat për punën!

7. Mjaft i bëtë tag vendndodhjes suaj

Kur i bëni tag vetes, ju i jepni të tjerëve shumë informacione, si të vendit ku jetoni, çfarë bëni, etj. Me mirë evitojeni këtë.

8. Kur dhe ku po shkoni me pushime

Mos flisni për vendin ku do shkoni me pushime, ose mos shkruani “me pushime” derisa të ktheheni në shtëpi. Në këtë mënyrë ju po dërgoni të dhëna se sa kohë do të qëndroni larg shtëpisë.

9. Fotografi të fëmijëve ose familjarëve të vegjël

Ka shumë arësye për këtë, por më të dukshmet janë a) ata nuk kanë rënë dakort për këtë dhe b) fotot tuaja mund të shihen nga miqtë tuaj dhe më pas miqtë e miqve...Pa mendoni pak se cilët njerëz do të donit të shihnin fotot tuaja.

10. Ku shkojnë fëmijët tuaj në shkollë

Kështu u tregoni të tjerëve se çfarë po bëjnë fëmijë tuaj, ku janë ata dhe kur. Mbajini këto informacionet private dhe mos i postoni në Facebook.

11. Fikni aplikacionin e vendndodhjes në celular

Kjo është për përdoruesit e Androidit dhe iPhone, fikni aplikacionin që tregon ku jeni. Shumica prej nesh futen në Facebook nëpërmjet celularit, gjë që do të thotë se po u tregoni të gjithëve vendndodhjen tuaj. Më mirë thoni sa më pak informacione për veten.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.