Çfarë nuk dini për Parisin dhe Francën?

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

- I gjithë qyteti i Parisit ka vetëm…një tabelë STOP dhe, sipas disa të dhënave, nuk ekziston më as ajo.

- Në kafenenë Petite Syrah, nëse nuk thoni “faleminderit” kafeja do t’ju kushtojë më shtrenjtë.

- Ura më e vjetër e Parisit quhet Pont Neuf- “Ura e Re”

- Për afro 200 vjet, deri në vitin 2012, ishte në fuqi një ligj që ua ndalonte grave pariziane të vishnin pantallona. Ato gra që i vishnin ato para vitit 2012, e bënin në kundërshtim me ligjin, megjithëse ato nuk dënoheshin për këtë.

- Shoferët e taksisë në Paris paguajnë afro 200 mijë euro për lejen e ushtrimit të profesionit të tyre.

- Shampanja prodhohet vetëm në krahinën Shampanjë të Francës. Nëse prodhohet gjetkë konsiderohet thjesht si verë më gaz.

- Francezët flenë mesatarisht 9 orë në ditë, diçka që ua kanë zili shumë vende të zhvilluara.

- Franca është një nga vendet më turistike të botës, me 80 milionë vizitorë në vit

- Një në pesë francezë kanë rënë në depresion, diçka që e bën këtë vend një nga ata me popullsinë më depresive në botë.

- Gjatë L2B, kur Hitleri vizitoi Parisin, francezët prenë kabllot e ashensorit të kullës Eifel në mënyrë që ai të kishte vështirësi të hipte në majë.

- Nga viti 1748-1772, patatet ishin… të jashtëligjshme në vend.

- Më shumë njerëz flasin frëngjisht në Afrikë sesa në Europë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.