Ç’kuptimka ëndrra ime?

Intervista - - PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

Dr. Jashar Demiri, psikolog klinicist: E nderuar vajzë. Jam vërtet i habitur se sa shumë homofobikë ka në Shqipëri, pasi mjaft djem dhe vajza më vijnë të shqetësuar për orientimin seksual dhe nuk dijnë si ta dallojnë atë. Disa ngatërrohen keq fare nga pornot dhe interneti . Ndodh shpesh që nga frika e deri te neveria për homosekualitetin, të fillojnë të “verifikojnë” tek vetja dhe të gjejnë shenjat sikur janë homoseksualë pa qenë fare të tillë sepse nuk mund të jenë të tillë edhe sikur të duan.

Disa, siç thashë lexojnë shumë në internet. Në kushtet kur dikush është i trembur, ndodh që inteneti t’i trembë dhe më keq, pasi aty nuk jepen të qarta testet seksologjike. Ndodh shumë shpesh që në internet ka disinformacione pasi aty shkruajnë njerëz jo seksologë e psikologë, dhe gjithësecili sipas mendjes së vet.

Shumë njerëz te ne janë rritur me ndjenjën e urrejtjes apo edhe të neverisë ndaj homove, pasi brezat tanë janë nga një sistem ku edukata seksuale ishte një tabu. Injoranca mbi seksualitetin ishte aq e madhe pasi edhe shkenca e kishte ate si “zonë të ndaluar”.

Homosekualiteti mesa mbaj mend deri në vitin 1990 ndëshkohej me burg, dhe konkretisht “pasivi” dënohej deri në 13 vite burg ndërsa “aktivi” deri në 11 vite burg.

E rëndë dhe e tmerrshme aq sa edhe në burg ata përbuzeshin më keq se vjedhësit apo përdhunuesit ose quheshin “legena” burgu. Me këtë lloj armiqësie ndaj homoseksualitetit dhe me neverinë që kanë shumë njerëz ndaj këtij fenomeni, tashmë të pranuar si normal, lidhen edhe homofobitë që ndodhin në Shqipëri.

Unë kam trajtuar djem e vajza të cilët duke dyshuar për orientimin seksual nga frika ose të trembur edhe nga dyseksualiteti i cili është normal e i pranueshëm tek çdo njeri, nuk donin as jetën madje një pjesë e tyre kanë menduar edhe vetëvrasjen.

Kam folur shpesh nëpër faqet e kësaj gazete prestigjoze edhe për ndjesitë, apo dhimbjet fallco të cilat në shkencë quhen pseudondjesi apo pseudodhimbje. Njësoj kam folur edhe për pseudoimpotencën për të cilën mjeshtri i këtyre punëve Dr. Evi Dani e rekomandon vizitën te psikologu. Këto pseudondjesi vijnë më shumë si rezultat i frikës apo shfrytëzimit për diçka, e thënë ndryshe quhen psikosomatike.

Sipas librit “Sekreti” ajo që t’i i trembesh shumë, nuk të lë rehat, pra, fillon të kesh punë me të pa pa- tur punë. Edhe pse u them shumë homofobikëve se e vetmja lidhje që ata kanë me homoseksualitetin është frika që kanë ndaj tij, janë shumë racistë në lidhje me këtë fenomen.

E, pra, sipas librit që lartpërmenda, ajo që kemi më shumë frikë dhë i kushtojmë vemendje merr fuqi e rëndësi duke u bërë pjesë tragjike e tmerrit edhe pse nuk është i vertetë, por pseudo.

Për ta kuptuar më bukur këtë, po pasqyroj një copëz të një shpjegimi të çuditshëm që kam lexuar te një libër fetar me titull “Bisedë me shejtanin”. Diku flitet se si një shejtan i “mirë” ka treguar disa sekrete se si trembnin njërzit.

«Ne, për t’ia paraqitur si të këndëshëm homoseksualitetin apo lesbizmin dikujt e ngacmojmë tek klitori femrën ose në zorrën e trashë mashkullin. Më pas i “pëshpëritim”: ti je homo, pranoje se je edhe ti si ata » , - shprehet në libër shejtani.

Loja e psikosomatikës në këto raste siç thashë zhvillohet me anë të imitimeve si dhe duke shfrytëzuar për keq “dyseksualitetin” pasi çdo njeri i njërës gjini e ka sadopak edhe një pjesë të vogël të gjinisë tjetër si përshembull, gjendrat e gjoksit tek meshkujt.

Besoj se është e qartë se si vepron mashtrimi i psikosomatikës, njerëzmin e lodh, i’a dobëson edhe arsyen duke e bërë që hap pas hapi dhe dalëngadalë të besojë atë që nuk e ka. Kjo ndodh pasi ndjenjat apo dhimbjet akute tentojnë t’i bëhen dikujt si konike pasi shqetësohet .

Vetëvrasja tani nuk është vetëm mendim, por edhe një frikë obsesive ku mendja të rri vetëm aty dhe çdo gjë tjetër të duket e kotë dhe krejt e pavlerë. Në përgjigje të pyetjes tënde, e nderuar vajzë, unë që në seancën e parë e vërtetoj me sigurinë maksimale se çfarë identiteti seksual ka një person.

Unë nuk i marr për bazë provat që ka bërë klienti me përvojat e mëparshme ndoshta edhe frikërat e krijuara ndaj homofobikëve për shak të pornove që ka parë. As nuk i marr për bazë nëse ai gjatë fëmijërisë apo gjatë adolishencës ka kryer “homoprovëza” . Unë marr për bazë përgjigjet që me jep klienti ndaj 3 pyetjeve bazë që i bëj, edhe ato sipas shkencës.

1. Gjatë përvojave seksuale ndjeje tërheqje për gjininë tjetër? Po . Jo

2. Gjatë pjekurisë seksule e bëje masturbimin me objekte të gjinisë tjetër? Po . Jo

3.Shumicën e ëndrrave erotike i ke parë me gjininë tjetër? Po . Jo

Në qoftë se kemi 3 po, nuk e luan as topi që ti nuk je homo apo lezbike dhe në qoftë se kemi 3 jo, mos u lodh kot se nuk ndryshon dot. Pra, nuk “ribëhesh” por pranoje këtë si pjesë të një rruge të jetës tënde. Gjej një partner homo që të përshtatet, kënaqe veten kënaq edhe atë.

Në të dyja rastet mua si psikolog më duhet punë për të bindur atë që nuk është dhe nuk mund të jetë homo edhe sikur të donte të ishte. Dhe gjithashtu me duhet punë për të bindur atë që më rezulton homo që ai të jetojë e të gëzojë jetën ashtu si mundet dhe jo ashtu si nuk mundet.

Por nëse është e rrezikshme situata duhet bashkëpunuar e sqaruar edhe me familjarët që ta ndihmojnë për rastin e vet. Për ata që nuk janë homo, por janë bezdisur duke u tmerruar sikur janë të tillë duhen shumë seanca.

Duhet ditur se dyseksualitetin e ka çdo njeri por këta se fiksojnë se dyseksualiteti është homoseksualitet.

Ndaj shtrohet edhe pyetja e tretë se më kë kanë parë shumicën e ëndrrave. Njerzit shohin në ëndërr sikur bëjnë seks edhe me kafshë por kjo nuk do të thotë që pëlqejnë zoofilinë. Endrrat ne i shikojmë më shumë nga dëshirat.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.