Kam puçrra në gjuhë

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

Përshëndetje! Të lutem doktor më ndihmo. Jam një 30 vjeçar dhe më kanë dalë dy puçrra në gjuhë. Njëra në anën e majtë dhe tjetra në të djadhtën. Janë në mesin e gjuhës dhe doja një këshillë prej teje nëse kë mundësi. Faleminderit për mirëkuptim.

Petrit Stafa, ORL, Poliklinika Qendrore Tirane, Tel.06921253598:

- Përshëndetje. Ka disa shkaqe që mund të shkaktojë problemin tuaj. Një nga shkaqet kryesore mund të jetë Kandida por kjo nuk është e sigurtë nëse ju nuk bëni një analizë si fillim. Unë ju rekomandoj që esëll pa larë gojën të bëni një analizë për Kandidën nëse problemi vjen nga ajo ose jo. Nëse me Kandidan i cili është myk jeni në rregull atëherë problemi juaj mund të ketë lidhje me problemet e mëlçisë ose aciditeti i stomaut. Pra pa bërë një mbjellje të kulturës së gojës nuk mund të kuptoni as ju as unë se çfarë keni. Si ju thashë edhe më lartë kultura meret në një klinike e cila është e specializuar për këtë shërbime dhe duhet të jeni esëll në mëngjes pa larë gojën dhe pa ngrënë gjë në mënyrë që të kuptoni nëse është vëtet myk ose keni ndonjë tjetër problem.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.