A hiqen vrimat e akneve?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

Jam një djalë që në moshen e adoleshencës kam pasë shumë puçra dhe në fakt i kam ngacmuar shumë. Dhe tani që jam 32 vjeç më kanë ngelë shumë vrima në lëkurë, saqë më kanë bërë me komplekse. A hiqen këto vrima që kanë ngelë nga aknet, si i bëhet, çfarë kremi të përdor, sepse ka raste që më bëhen sërisht me qelb ndonjë tek tuk vrimat.

Dr. Albana Lufi, mjeke – dermatologe, Klinika Dermatologjike dhe Estetike DermoVita, Rr. Hoxha Tahsim pall. 60.1 kati II, 200 m. mbi sheshin Avni Rustemi. Tel. 0694061001, 0672075982.

Lëkurat e yndyrshme janë të predispozuara për të shfaqur akne. Zhvillimi i gjendrave të yndyrës dhe niveli i prodhimit të yndyrës kontrollohet nga hormonet mashkullore. Në pubertet nën influencen e hormoneve mashkullore, gjendrat e yndyrës rriten në madhësi dhe rrisin pro- dhimin e yndyrës. Format klinike të akneve variojnë nga forma me pak komedone (pika të bardha ose të zeza ) në aknen komedonike (me shumë komedone ) deri në ndryshime serioze me shumë elemente papulo pustuloze, abcese, ulcerime. Në format e shprehura të aknes pra në aknen e grades së dytë dhe të tretë dhe në rastet kur aknet zgjatin me vite shpesh here ngelen shenja ne lekure. Sa me e yndyrshme te jete lekura aq më të zgjeruara do jenë poret e lëkurës. Në ngeljen e shenjave ose cikatricieve në lëkurën e pacienteve me akne ndikon dhe ngacmimi me dore nga vete pacientet . Trajtimi I duhur shkurton kohen e qëndrimit të aknes , zvogëlon ashpërsinë e saj dhe eviton mbetjen e shenjave. Trajtimi i shenjave të akneve bëhet me : piling kimik, dermapen, lazerin e fraksionuar, terapi me plazme dhe me dermapen . Dermapeni është një sistem terapie me mikrogjilpera që shpon lëkurën në mënyrë vertikale duke shkaktuar stimulimin natural të kolagjenit dhe elastines, me dëmtime minimale në lëkure. Pas një periudhe të shkurter kohe 24 ose 48 ore paci-

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.