Të martohem, apo jo?...

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Jam M nga jugu. Familja ime nuk është shumë e emancipuar pasi ne jetojmë në fshat. Unë vet kam mbaruar gjimnazin pasi nuk kishim mundësi ekonomike për të ndjekur të lartën. Nuk është se jam vajzë shumë e fjetur pasi gjatë gjithë kohës lexoj shumë. Gjithnjë kam pasur endërr që të studioja e të bëhesha dikush në jetë e pavarur nga dikush. Famija ime ka dhënë fjalën te një djalë i cili është emigrant në Itali. Unë kam pranuar pasi ishte e disata herë që më thonin për fejesë. Në familje filluan dyshimet ndaj dhe unë nuk kisha çfarë të bëja. Në të vërtetë unë nuk kam si t’iu them atyre të shtëpisë që djali nuk më pëlqente. Djali ishte njeri i mirë por shumë i pakulturuar pasi edhe në Itali ishte marë me punë të rëndomta. Mendoj se njeriu nuk lidhet në jetë me dikë vetëm se është njeri i mirë. Ai mund të jetë edhe më me kulturë se unë që kam jetuar në katund, por, për shkak se nuk më pëlqen, më duket komplet pa lidhje. Ai nuk është ai që unë kam menduar për jetën time. Nuk di çfarë të bëj. Më jepni një mendim.

Ela Elion : Mos prano, do jetosh ti me të jo familja. Thuaju prindërve arsyet që nuk do të fejohesh me djalin. Nuk ke pse pranon dikë që nuk të pëlqen se do jesh e palumtur. Mund të njohësh dhe vetë dikë me kalimin e kohës. Por mos e idealizo shumë njeriun me të cilin do doje të kaloje jetën se mund të marrësh një zhgënjim të madh.

Sonila Malaj: Unë keto femra nuk i duroj dot. Fejohen pastaj martohen pastaj vijnë në itali, e çfarë bëjnë? Nga kultura e shumtë nga librat kanë të drejtë të tallen me një person, të bëjnë një femijë dhe burrit të shkretë t’i hapet kurizi në punë. Ndërsa ato në Itali bëjnë shkojnë me të tjerë. Këto histori i kam parë shumë herë. Të shkretat vijnë nga katundi të emacipuarara në maksimum nga televizori. Mos rri aty të të çiret b... në fshat e në qoftë se e do të birin e botës, mos u tall për interesin tënd apo për ti berë qejfin prindërve se pastaj do besh gabime të tjera. Shpresoj mos të degjojë me të tilla gjëra se na hapen barkun fshataret e martuara me lajmesi këtu në Itali. Na degjeneruan për zotin .’

Geron Stepa: Pa një pavarsi ekonomike do të ishte teper e veshtirë të drejtoje e vetme jetën tende por dhe shpresat mos i humb.. I duruari i fituari..

David Bisha: Nuk të duhet memdim por kurajo që të bësh gjënë e duhur. Ti e di shumë mirë se cila është gjëja e duhur.

Tomi Dani: Nga je? Po deshe të njihemi më shkruaj. Unë jam nga Berati dhe të premtoj studimet.

Mariela Alla: Ça do të thotë “me punë të rendomta”? Që punon në ndërtim?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.