Mesazhe dhe përshëndetje

Intervista - - POSTA -

Nardi Haxhiaj. Një njeri shumë punëtor i rrespektuar e me shumë personalitet, i thjeshtë e me kulturë shumë njerëzore dhe me një komunikim të pashoq me vartësit e tij e tij, që janë me fat, që punojnë me një pronar të tillë që i trajton si shokë.

Nardi është i vetmi pronar që lejon qytetarët të bëjnë plazh me çadrat e tyre para hotelit dhe pse nuk banojnë atje.

Një çift pensionistësh nga Tirana ai i trajtoi si prindërit e tij duke i lejuar për 20 ditë në shezllonet e tij pa ju marre asnjë lek dhe pse nuk banonin në hotel. Janë të rrallë sot ata që mund të bëjnë një gjë të tille . Shumë bujar e njerëzor e me shumë rrespekt për këtë njeri me cilësi të rralla në karakterin e tij .

I urojmë shëndet e shume sukses në punën e tij. Njeri fisnik ,bujar e me zemër të madhe .Jetë të gjatë e gezuar ne familje. Me respekt : Drita e Viktor Llazo.

***

Mirënjohje për Gazetën “Intervista “Jemi dy pensionista mbi 75 vjeç ,që kemi mbi 10 vjet që lexojmë gazetën tonë të preferuar “Intervista” . Duam t’ju falenderojmë për punën tuaj të palodhur në rritjen e vazhdueshme të cilësisë së gazetës . Ju falenderojmë për emocionet që na jep kjo gazetë me punën që bën me stafin e saj te mrekullueshem.

Lexojmë për sëmundjet dhe gjejmë këshilla të dobishme .Letrat e psikologut të të madhit Dr.Demiri. Humoret ,këshillat e ndryshme ,sqarimet përr ligjet e shumë e shumë materiale të tjera që janë të dobishme për këdo.Falenderojme shumë njeriun më masovik të Shqipërisë për urimet që bënë për njerëz të shtresave të ndryshme të shoqërisë .Sa do kishim dëshirë të njihnim e të pinim një kafe me të . Me shumë respekt për Flamur Berdellimës .

Ju urojmë gjithë stafit shëndet –shëndet ,gëzuar në familjet tuaja e suksese në punën e papërtueshme që bëni . Me respekt Drita Viktor Llazo

*** Përshëndes zemrën time Nardin që e dua shumë dhe e kam shumë xhan. Nga Dora.

*** Përshendes Olsin që dua shumë dhe mezi pres ta shikoj. I uroj punë të mbarë këto ditë të lodhshme sepse kam dëgjuar se ka që ka qenë duke mbjellë domatet. E pres ta shoh te lokali i G. Demit njërën nga këto ditë.

*** Vajzës që pashë te dielën te pishinat te Kodra e Diellit me rroba banjo të kuqe. Me rrahu zemra me forcë sapo të pashë. Dua të njihem me ty. Më lër përgjigje ne gazete. Unë jam ai cuni me syze te cardra prapa teje

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.